Pas 17 vitesh pritje, filluam negociatat për anëtarësim në BE, me identitet të mbrojtur maqedonas dhe gjuhë të njohur maqedonase, thonë sot nga LSDM. “Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është për vazhdimin e rrugës evropiane dhe do të sigurojë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve të tij. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE vetëm bllokon dhe e vendos veten si pengesë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Të gjitha gënjeshtrat dhe shkatërrimet e VMRO-DPMNE-së janë zhytur për bullgarizim dhe asimilim, për humbje të gjuhës dhe identitetit, për diktim bullgar. Duke penguar ecurinë e rrugës evropiane, VMRO-DPMNE po pengojnë paga më të larta,…
Author: Politiko
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se në momentin kur po miratohej Ligji për Prokurorinë Publike, i cili ishte një nga kushtet në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare dhe në shpjegim, Qeveria si propozuese mori përsipër të hapet çështja e Kodit Penal për rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe ripërcaktimin e krimeve sipas shembullit të legjislacionit gjerman. Mariçiq për “TV24” tha se ky ligj ka për qëllim ripërcaktimin e disa krimeve, normalizimin e dënimeve, shkallën e dënimeve në nivel evropian dhe forcimin e mundësive për konfiskim të zgjeruar. “Ne duam që kjo të bëhet në mënyrën e duhur. Ne…
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Në orët e pasdites do të kushte për reshje lokale të shiut. Ndërsa në Shkup moti sot sipas HMRC do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura e mëngjesit do të jetë 11 gradë, ndërsa gjatë ditës do të rritet deri në 33 gradë Celsius. Sipas parashikimeve të HMRC-së, nesër në të gjithë vendin do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga…
Skena e MTV Video Music Awards ‘u dogj’ gjatë performancës së Shakirës, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video e reagimit të Taylor Swift. Këngëtarja kolumbiane u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saja më të mëdha me koreografi të pabesueshme. Të pranishmit këndonin dhe vallëzonin bashkë me Shakirën duke përfshirë edhe disa nga artistët që ishin në ceremoninë e çmimeve. Taylor u xhirua duke parë me entuziazëm këngëtaren dhe kërceu nga fillimi deri në fund të performancës.Shakira ka publikuar në Instagram një fragment nga kërcimi i Swift. https://twitter.com/taylorswiftco_?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1701767617487249818%7Ctwgr%5Ef41f8492190b633a88266bdb686a4426dd46baa0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fjete-stil%2F622808%2Freagimi-i-taylor-swift-gjate-performances-se-shakires-behet-viral-cfare-tha-artistja-kolumbiane%2FPas performancës, Shakira mori çmimin Video Vanguard dhe…
Një gjykatës amerikan të mërkurën vendosi kundër një programi që ofron lehtësim deportimi dhe leje pune për emigrantët e sjellë ilegalisht në vend si fëmijët, të njohur si “Ëndërrimtarët”, pavarësisht një përpjekjeje të administratës së Presidentit Joe Biden për të forcuar qëndrimin e programit me një rregullore të re. Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut të SHBA me qendër në Teksas, Andrew Hanen, paraqet një pengesë të re për programin, të quajtur Veprimi i Shtyrë për Ardhjet e Fëmijërisë (DACA), dhe 579,000 të regjistruarit dhe emigrantët e tjerë që mund të kishin shpresuar të miratoheshin. Hanen, një gjykatës i…
Kurti: Në Bruksel nuk pati propozime të tjera, pos timit Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot në takimin e Brukselit nuk ka pasë ndonjë propozim tjetër pos të palës kosovare. Ai, në një konferencë për media, e tha të kundërtën e deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili deklaroi se Kurti nuk e ka pranuar propozimin evropian dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar. “Ata edhe si ndërmjetës edhe pala tjetër e kanë tashmë propozimin tonë do të duhej ta japin qëndrimin për këtë. Sot nuk ka pasur asnjë propozim përpos…
Shkarkimi i Fernando Santos nga Kombëtarja Polake mund të konsiderohet një tjetër bonus për Kombëtaren Shqiptare. Ambjentimi i trajnerit të ri me skuadrën pritet të vonojë, për shkak se do ketë shumë pak kohë në dispozicion për ta stërvitur për tre duelet e fundit vendimtare drejt Euro2024. Në takimet e radhës, Polonia sfidon të tre ekipet e tjera të grupit, duke nisur nga ai i radhës me Ishujt Faroe. Përveçse me Shqipërinë në duelin e parë, Polonia ka marrë 3 pikëshin përballë kësaj përfaqësuese, për tu konsideruar ndoshta edhe si ai i duhuri për të vijuar të shpresojë për në…
Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton për një zjarr që ka rënë pasditen e sotme përgjatë hekurudhës në afërsi të vendit të quajtur Oreshë, Komuna e Çashkës. Zjarri, siç përcjell KlanM, edhe përkundër përpjekjeve për shuarjen e tij, është ende kritik dhe mjaft aktiv dhe për shkak të erës së fortë po shtrihet drejt pjesëve më të larta në drejtim të Komunës së Dollnenit. “Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe pamundësisë për ta vënë nën kontroll nga forcat që kanë ndërhyrë, në orën 14:36 janë ngritur në ajër tre “traktorët ajror” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim…
Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi, D. M. (53), ka spërkatur benzinë mbi vete dhe i ka vënë flakën vetes para komisariatit mbrëmë vonë. Ai u ndihmua shpejt dhe mbijetoi, megjithatë, në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie të rrezikshme për jetën, transmeton Telegrafi. Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal dhe në orët e vona të mbrëmjes, ky këshilltar ka dalë para stacionit policor ku i ka vënë flakën vetes. Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt. Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot ishin pjesëmarrës në ngjarjen me rastin e aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, pjesë e Korridorit 10D. Kovaçevski përmes disa fotografive të shpërndara nga vendpunimi i Korridorit 10d, shkruan se po realizohen projekte kapitale që e vendosin Maqedoninë e Veriut në hartën globale të trafikut dhe investimeve dhe se kjo qeveri po realizon premtimet e veta. Statusi i plotë: Po intensifikohet dinamika për ndërtimin e seksionit Prilep-Manastir, i cili është pjesë e Korridorit…