Author: Politiko

Kanë nisur punimet e ndërtimit të projektit më të madh të infrastrukturës në vend që nga pavarësia, ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Me realizimin e investimit prej 1.3 miliardë eurosh, Maqedonia e Veriut bëhet udhëkryqi kryesor i Ballkanit, ne jemi të lidhur me perëndim dhe lindje, me portet e Durrësit dhe Burgasit. Përveç rritjes së sigurisë dhe lidhjes më të mirë, ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d sjell përfitime ekonomike për kompanitë vendore”, thonë nga LSDM. Nga atje shtojnë se institucionet janë të përkushtuara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore të sigurt dhe…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për media tha se nga e marta do të bëhet ulja e çmimeve të disa produkteve në vend pas takimit me supermarketet ku janë marrë vesh për ulje të 50 produkteve nga minimum 10%. ”Kemi pasur takim me disa nga marketet me 8 prej tyre dhe pas shumë debateve e diskutimeve jemi pajtuar bashkarisht se ka hapësirë që të kemi ulje të disa çmimeve prej 10% të produkteve. Që do të thotë që vendimi i Ministrisë së Ekonomisë do të zbatohet nga e marta” – tha ministri Bekteshi. /KlanMacedonia/

Read More

Kiara Tito është njëra nder vajzat me të komentuara të kohës. Pjesëmarrja e saj në shtepinë e famshme Big Brother Albania, jo vetëm që e bëri me famë më të madhe, ajo i dha edhe ‘burrë’, duke u lidhur me fituesin Luiz Ejlli, shkruan InfoKosova. Së fundi Kiara ka publikuar një fotografi të re e cila shihet në ambientin e njëjtë ku pikërisht ish i dashuri i saj Butrint Imeri kishte realizuar klipin e këngës “Ma cherie”. Kujtojmë se Kiara dhe Butrinti kanë qenë në lidhje dashurie për disa kohë.

Read More

Gazmend Demolli ka fituar në garën e disiplinës malore “Molika 2023”. Shtegun me gjatësi prej 3.9 kilometra, Demolli i Prishtina RT me Radicall LM SR8 e kaloi për kohën 01:46.351 minuta, duke vendosur rekord të shtegut. Koha e tij e përgjithshme, përfshirë dy vozitjet ishte 03:34.385 minuta. Rekordi paraprak po ashtu ishte i Demollit, i arritur në vitin e kaluar me kohë 01:49.428. Në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit anëtari tjetër i Prishtina RT, Përparim Dushi me Opel Astra me kohë 03:53.265 minuta (01:56.925 dhe 01:56.340), ndërsa sa i përket Kampionatit të Kosovës, pozita e tretë…

Read More

Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin sociale “Instagram” për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”. Kapiteni Rrahmani ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata. “Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti kosovar i Napolit në Instagram.

Read More

Nga Shqipëria te Shqipëria. Karriera e Fernardo Santos ka një lidhje të fortë me kuqezinjtë, ironi fati apo jo, fakt është që ishte Shqipëria që e uli në stolin e Portugalisë, aty ku mori fame, është sërish Shqipëria që praktikisht e nxjerr në pension. Në 2016, ai gol historik i Bekim Balaj bëri që Portugalia të shkarkonte trajnerin Paulo Benato, në stol u ul pikërisht Santos, pjesa tjetër më pas është histori teksa arriti të fitojë Evropianin, suksesi i tij më i madh në karrierë. Shtatë vite më pas, këtë herë Shqipëria bëhet shkas për keq pasi humbja përballë kuqezinjve…

Read More

Sipas mediumit Calciomercato.com, Paolo Dibala ka informuar drejtorin e Romës, Tiago Pinto, se ai synon të qëndrojë për një kohë të gjatë në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën e Italisë. Ai ariti si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi kontrata me Juventusin u lejua të mbaronte. Marrëveshja aktuale përfshinte një klauzolë lirimi që mund të aktivizohej në 20 milionë euro për klubet brenda Serie A dhe 12 milionë euro për ato jashtë Italisë, por kjo nuk ndodhi kurrë. Tani që afati kalimtar i transferimeve është mbyllur, Dibala po shikon nga e ardhmja dhe e sheh atë duke vazhduar të jetë…

Read More

Dy persona të maskuar i kanë grabitur para një personi në Prishtinë. Sipas raportimit që viktima ka bërë në Polici, personat e maskuar i kishin plaçkitur paratë nën kërcënimin e armës. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Isa Kastrati”, në kryeqytet. Bëhet e ditur se të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. “Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport. /21Media

Read More

Zyrtarë të EULEX-it kanë konfiskuar telefonin e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Avokati i Mustafës, Betim Shala, ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë se konfiskimi është bërë rreth orës 16:00. Sipas tij, zyrtarët e EULEX-it kanë kryer këtë veprim në zbatim të vendimit të një gjyqtari të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë. “Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”,…

Read More

Të mërkurën rreth orës 13:50 në fshatin Busi, dy persona kanë njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari ku është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, dhe gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, raporton Klan Kosova. “I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Read More