Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha që qytetarët dhe deputetët nuk duhet të presin ndryshim të situatës nga vetë shkaktarët e kësaj situate, duke iu referuar qeverisë kurti. “Nëse ne në parlament e shohim qeverinë tonë që udhëheq vendin në drejtim të gabuar edhe i sjell goditje vendit, humbje të njëpasnjëshme, si të veprojmë ju lutem? “Nëse dikush prej nesh ende shpreson që qeveria Kurti do ta nxjerrë Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të dalë gabim. Pra, nuk besoj që ne duhet të presim që…
Author: Politiko
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dialogut teknik është ndryshe ndaj asaj të rrugës së integrimit. Këtë, Osmani e tha kur u pyet nga Politico, mbi durimin e palës kosovare ndaj qasjes së Bashkimit Europian, transmeton klankosova.tv. ”Është e vështirë të mos jesh i padurueshëm, veçanërisht kur të kërkohet të kryesh detyra shumë konkrete dhe ti bën gjithçka që të kërkohet dhe më pas asgjë nuk ndodh”. ”Thjesht shihni procesin e liberalizimit të vizave, i cili të folurit teknik është i ndarë nga rruga e integrimit”. ”Por është pjesë e asaj ndjenje që ju jeni pjesë…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është liruar nga kjo detyrë nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj. Ai është vetëm njëri prej 15 ambasadorëve të liruar nga kjo detyrë. Minxhozi kishte qëndruar në këtë detyrë nga marsi i vitit 2014.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka emëruar aktorin Petrit Malajn në pozitë të ambasadorit në Kosovë. Deri më tani këtë pozitë e mbante Qemajl Minxhozi, i cili qëndroi në këtë detyrë nga marsi i vitit 2014. Minxhozi u lirua nga kjo pozitë nga ana e Begajt, teksa në pozitën e tij, do të pasojë Malaj. Ndërkohë, ai është vetëm njëri prej 15 ambasadorëve të liruar nga kjo detyrë. Përndryshe, propozimi për aktorin Petrit Malaj është bërë nga kryeministri Edi Rama. /Klankosova.tv.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka thënë se ka adresuar shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe ka kërkuar ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili sipas tij, shkel drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore, raporton Klan Kosova. “Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”,…
Një basketbollist është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëlojtarin e tij në stërvitje, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të mërkures. “Atë që mund t’ju konfirmoj është se dje në rrugën “Tirana” është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, mbi dyshimin se rreth orës 17:30 ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu mashkull kosovar derisa kishin qenë duke u stërvitur, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, u shpreh Elezaj. Ai potencoi se viktimës i…
Mesfushori francez mund të dënohet edhe me vetëm 1 sezon pezullim, pasi rezultoi pozitiv me doping Pol Pogba ka kërkuar që të ribëhen analizat e kampionit në të cilin u gjetën gjurmë të testosteronit në testin antidoping në takimin Udinese-Juventus më 20 gusht. Përfaqësuesit e futbollistit presin përgjigjen e testit të dytë, ndërsa më pas do të nisë hetimi për mesfushorin francez raporton Sportmediaset. Në rast se vendimi përfundimtar është shkelja nga ana e francezit, ai do të dënohet me 4 vite skualifikim. Ndërsa nëse vendoset që përdorimi i substancave ka qenë i pavullneshëm, ai do të dënohet me vetëm…
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa ”paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”. Klinaku në një postim në Facebook, ka njoftuar se Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me…
Në Bruskel është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në pamjet që ka publikuar Bashkimi Evropian, shihen Kurti dhe Vuçiqi në një moment që s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit, raporton Klan Kosova. Në tavolinën e bisedimeve janë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Dy diplomatët evropianë fillimisht i kanë takuar ndaras përfaqësuesit e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ky tani është takimi trepalësh ku do të diskutohet për implementimin e…
Një sjellje tepër e pazakontë brenda Parlamentit Evropian është regjistruar nga kamerat, pikërisht në momentin kur kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen po mbante një fjalim. Zakonisht pritet që të gjithë përfaqësuesit e organizmit evropian ta ndjekin me interes atë që von der Leyen deklaron. Mirëpo gjërat rrodhën disi ndryshe dhe diferencën e bëri komisionerja Ylva Johansson e cila brenda pak minutash arriti t’i vjedhë vëmendjen presidentes së Komisionit dhe të bëhet virale. Ndërkohë që kryetarja e Komisionit dhe drejtuesja e debatit në Parlamentin Europian po fliste, komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, është “kapur” nga…