Author: Politiko

Nga Klinika e Kardiokirurgjisë thonë se me sukses kanë vendosur stendë në harkun e aortës te një pacient me aneurizëm të harkut të aortës. Mjekët thonë se pacienti tash e 4 ditë është lëshuar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore “Bëhet fjalë për një metodë specifike, për herë të parë në Maqedoni, por edhe më gjerë. Kemi vendosur stendë në harkun e aortës tek sëmundja që quhet aneurizëm në harkun e aortës. Bëhet fjalë për sëmundje shumë serioze, me shumë rrezik për vdekje nëse nuk trajtohet. Në Klinikën tonë në rutinë punohet në mënyrë të hapur kirurgjike…

Read More

Studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencionimin e racionit të studentëve, për të cilin kanë marrë vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për realizimin e të drejtës, si hap i radhës, kanë obligime të detyrueshme të regjistrohen në platformën aktive online të Sparkasse Banka dhe t’i azhurnojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal. “Studentët, do të marrin informacion me SMS për kohën e saktë (24 më herët nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe vendi për nënshkrimin e marrëveshjes të hapjes së…

Read More

Panairi për prezantimin dhe shitjen e mjaltit do të mbahet sot dhe nesër në sheshin e qytetit në Tetovë. Manifestimi titullohet “Ditët e Ëmbla të Tetovës”, ndërsa e organizojnë shoqatat “Mjalti i Pollogut” dhe “Qyteti i Bletëve”. “Ky manifestim, “Ditët e Ëmbla të Tetovës”, është i pesti me radhë. Dhjetëra bletarë anëtarë të shoqatave “Mjalti i Pollogut”” dhe “Qyteti i Bletëve” do t’i prezantojnë me produktet e tyre në shesh, informon Vladimir Petrovski nga “Mjalti i Pollogut”. Në vitet e kaluara dy shoqatat organizuan edhe garë për cilësinë e mjaltit “Tetovo Honey Awards”, por këtë vit nuk do të mbahet.

Read More

Burimet e Bashkimit Evropian i kanë hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel, vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, duke theksuar se BE-ja ka paraqitur para palëve një plan të saj për implementimin e sekuencuar. Të enjten u mbajt raundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve. Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e organizuar nga “Grupi për Ballkanin” tha se është i shqetësuar me mungesën e komunikimit me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online. Ai tha se si parti opozitare nuk po mund që të kontribuojnë në procesin e dialogut, përderisa në kohën e ish-presidentët Ibrahim Rugova e Thaçi, ishte krejt ndryshe. “Mund t’i përmend disa mësime që i kam mësuar vetë, por gjatë kohëve të vështira, kur ka qenë presidenti Rugova ose Thaçi ka pasur një mënyrë komunikimi, dhe tani jemi të shqetësuar që nuk po mund të komunikojmë ose kontribuojmë në dialog. Ky…

Read More

Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar konkurs publik për pranimin e 150 ushtarëve profesionalist në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Konkursi është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes u bënë thirrje të gjithë të rinjve që duan të bëhen pjesë e Ushtrisë të shikojnë kushtet dhe paraqiten në konkurs./Telegrafi/

Read More

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Asociacioni i futbollit të Armenisë zyretarisht kanë konfirmuar zhvillimin e ndeshjes miqësore mes këtyre dy reprezetaconeve “A” dhe ate më 17 tetor me fillim në orën 15:00 në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë. Deri më tani në ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy reprezentacioneve Maqedonia e Veriut ka 5 (pesë) fitore, 3 (tri) barazime dhe tre disfata. Ndeshja e fundit mes Maqedonmisë Veriut dhe Armenisë është zhvilluara në Jerevan më 11 nëntor 2021 pë eliminatoret e Botërorit Katar 2022 dhe përfundoi me fitoren e reprezentacionit tonë 5-0. Para kësaj ndeshje miqësore Maqedonia…

Read More

Në anën rumune të Deltës së Danubit, banorët nuk duan të frikësohen nga lufta në anën ukrainase. As nga dronët rusë dhe as nga gabimet e qeverisë në Bukuresht. Me çdo gungë në rrugë, dridhet fouristrada e Ceraselës si një kazan bosh që rrokulliset mbi beton. Dritaret nuk mund të hapen më, për shkak të vibrimeve dhe pluhurit që ngrihet vazhdimisht kur kalojnë makinat, kur lopët kthehen nga kullotat ose kur fryn era. Xhami i pasëm është thyer prej kohësh, në vend të tij është një copë kartoni. Cerasela mori një vendim të ndërgjegjshëm për të blerë një makinë të…

Read More

Një krizë globale e urisë ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse mund të ushqehen sërish, ka thënë shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain. Ajo ka thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”. “Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit…

Read More

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) duke u bazuar në një raport thotë se Vasiliy Popov, komandanti i Regjimentit Sulmues Ajror të Gardës Ruse 247, është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Kjo e bëri atë komandantin e dytë të Regjimentit 247 që u vra në aksion që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi Konstantin Zhizevski u vra në muajin shkurt të vitit të kaluar. Studimi amerikan thekson se Vasilij Popov vetëm pak kohë më parë zëvendësoi Piotr Popovin si komandant i regjimentit 247. Supozohet se anëtarët e regjimentit në fjalë veprojnë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhia. ISW kishte përcaktuar…

Read More