Author: Politiko

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi takime të veçanta me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë takimeve, ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për operacionet e sotme ushtarake në rajon, si dhe për rrezikun dhe ndikimin në popullatën e prekur civile. Duke bërë thirrje për deeskalim urgjent, ai shprehu sërish shqetësimin për pasojat serioze për njerëzit, veçanërisht grupet e prekura. “Duhet të…

Read More

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se do ta arrestojnë presidentin serb nëse futet pa leje në Kosovë. “Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë”, ka deklaruar Sveçla në emisionin DPT te Fidani në ATV. “Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të”. “Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës.” “Cilat janë pasojat? Pasoja…

Read More

Prej sot buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë 450 gram – e plotë dhe e prerë në copa, orizi i bardhë, mielli i grurit, produktet e qumështit, vezët, brumërat si makaronat dhe shpagetat, mishi dhe produktet e mishit, pemët dhe perimet do të shiten me çmime më të ulëta. Të njëjtat do të shiten me çmimin që e kanë pasur më 1 gusht dhe me 10% ulje nga ai çmim, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencën e djeshme për media dhe theksoi se të gjitha supermarketet produktet me çmim të ulët do t’i kenë me mbishkrimin “çmim…

Read More

Suedia po i rikthehet metodave tradicionale të edukimit me theks në librat e printuar, praktikën e leximit dhe shkrimit, duke reduktuar përdorimin e tabletave dhe mjeteve dixhitale. Lëvizja erdhi pasi politikanët dhe ekspertët shprehën shqetësimin se digjitalizimi i tepërt, duke përfshirë futjen e tabletave në parashkollorët, ka çuar në një rënie të aftësive bazë të nxënësve, raportoi AP. Ministrja suedeze e Arsimit Lotta Edholm, e cila mori detyrën në qeverinë e qendrës së djathtë 11 muaj më parë, tha se studentët kanë nevojë për më shumë tekste shkollore dhe se librat e shtypur janë të rëndësishëm për arsimimin e tyre.…

Read More

Numrat e konfirmuar të infeksioneve me coronavirus po rriten sërish në Gjermani para vjeshtës dhe dimrit kur pritej një valë e re. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius anuluan takimet e tyre këtë javë pasi ishin infektuar me COVID-19, shkruan dpa. Presidenti në detyrë i Institutit Robert Koch (RKI), Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë coronavirusin. Për herë të parë që nga pandemia e coronavirusit, nuk ka rregulla mbrojtëse si izolimi, mbajtja e distancës apo mbajtja e detyrueshme e maskave. Ministri i Shëndetësisë,…

Read More

Sot në moshën 66 vjeçare ndërroi jetë veprimtari i njohur dhe profesori universitar, prof.dr.Nazmi Maliqi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq, ndërsa varrimi do bëhet sot pasdite në varrezat e qytetit të Kumanovës. Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Kumanovë. Më pas studimet e larta i filloi më 1976/1977 në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe i ka mbaruar në vitin 1980,…

Read More

Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, i cili do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, do të ketë në fokus temat e sigurisë, paqes dhe luftës në Ukrainë. Debatin e hapur, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan, Xho Bajden (o. Joe Biden). Po ashtu, gjatë kësaj të mërkure,kreu i qeverisë shqiptare do të takohet dhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski (Zelensky), me të cilin do të nënshkruajë dhe një…

Read More

Pasi ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski mohuan deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se të tre kanë negociuar fshehurazi ndryshimet në Kodin Penal, sot në një deklaratë më pak befasuese për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se Gruevski ishte në komunikim të fshehtë me Qeverinë. “Gruevski është në komunikim të fshehtë me qeverinë. Qeveria beson se mund të përçajë partinë tonë. Por kjo nuk do të funksionojë”, tha Mickoski. “Fokus” ka kërkuar koment shtesë nga VMRO-DPMNE lidhur me këtë deklaratë, çfarë do të thotë për partinë që ish-lideri i saj ka…

Read More

“Reformat në arsimit fillor do të vazhdojnë sipas dinamikës së parashikuar, sepse jep efektet e pritshme. Sfidat ekzistojnë dhe ato kapërcehen me një qasje të përbashkët, ndërkohë që çdo sugjerim me qëllim të mirë që mund të lehtësojë zbatimin dhe të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e tij është i mirëpritur”. Kjo është konstatuar në takimin e sotëm ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), si dhe përfaqësues të SASHK-ut që janë pjesë e stafit mësimdhënës, në fushën e gjeografisë dhe të prekur në këtë…

Read More

Në kuadër të Kryesimit Spanjoll me Bashkimin Evropian, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane të Vendeve Anëtare të BE-së – KOSAK, që mbahet në Madrid, Mbretëria e Spanjës më 17 dhe 18 shtator 2023. Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse nga Kryetari i Senatit, Pedro Roland Oheda, i cili duke iu referuar prioriteteve spanjolle theksoi se Spanja e mori kryesimin në gjysmën e dytë të vitit 2023, në periudhën e sfidave të mëdha për vendet anëtare dhe për…

Read More