“NË SERBI KA DY LLOJE POLITIKANËSH – ATA QË PUNOJNË PËR RUSINË DHE ATA QË I FRIKËSOHEN RUSISË” Është një aksion i gjerë për t`i treguar botës se cfarë në të vërtetë po ndodh në Ukrainë – tha politikani opozitar serb, Nenad Çanak, në UT ku u organizua Tribuna me temë “Rrëfime nga Ukraina”. Agresioni rus në Ukrainë, sipas Nenad Çanakut, paraqet përballjen e dy koncepteve – imperializmit që promovohet nga Kremlini dhe tentativat për demokraci dhe vlera perëndimore që promovohen nga Kievi. Padyshim, sipas Nenad Çanakut, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, nuk duhet të jetë indiferent ndaj përballjes së…
Author: Politiko
Ministri për Punë të Brendshme i Republikën së Kosovës, Xhelal Sveçla, dje ne mediat kosovare njoftoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të hapin pikat e përbashkëta të kalimit kufitar. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe në rritjen e miqësisë mes dy vendeve. “Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta…
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski pati një takim të shkurtër me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të manifestimit për 50 vjetorin e anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, që u mbajt në selinë e Organizatës në New York. Kovaçevski e uroi kancelarin Scholz për anëtarësimin jubilar të Gjermanisë në OKB dhe kontributin e madh të Republikës Federale të Gjermanisë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, Evropës dhe botës. Kryeministri falënderoi kancelarin për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të OKB-së, por edhe në baza dypalëshe në 30 vitet e fundit, gjë që evidenton Gjermaninë si një nga…
Melinda Ademi ka publikuar një set fotografish, në të cilët ka vënë në plan të parë figurën e mrekullueshme trupore. Në këtë fotosesion, këngëtarja paraqitet me kostum të bardhë në formë të brendshmesh. E njohur për linjat e admiruara të fizikut të saj, autorja e shumë hiteve ka ngacmuar imagjinatën. “Larg syve, por në mendjen tënde”, është Vetëm disa minuta pas publikimit, fotografitë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqimet në profilin e saj në Instagram, i cili ndiqet nga më shumë se 1.2 milion fansa.
Beniada Nishani ka folur për herë të parë për ndarjen e saj. Modelja e njohur pas daljes nga BBV u përfol për një lidhje dashurie me Blerti Hajdari, e cila nuk u konfirmua zyrtarisht nga asnjëra palë asnjëherë. Beniada fliste për lidhjen pa e zbuluar identitetin e partnerit, të cilin mediat dhe publiku e dinin tashmë. Lidhja e tyre përfundoi disa muaj më parë, ndërsa Beniada foli më në fund për të. “Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet…
Openionisti nga Kosova, Valon Syla është mysafir në emisionin e pasdites në TV21, “Pastel”. Ai ka folur për deklaratën e fundit të tij për rrugën Tetovë – Prizren, ku duke folur për tetovarët, përmendi fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”. Syla tha se nuk ka pasur për qëllim t’i ofendojë tetovarët, por qëllimi ka qenë të kritikojë veprimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili erdhi në Tetovë dhe me pompozitet promovoi rrugën Tetovë – Prizren. Por Syla sërish iu kërkoi falje tetovarëve. “Kush është ndjerë i fyer, ju kërkoj falje të gjithë tetovarëve”, tha ai./TV21
Një fëmijë i moshës tre vjeçare është rrahur nga edukatorja në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Një familjar i trevjeçarit ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike. Fatos Geci që besohet të jetë daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit. Fotografitë e të njëjtave janë publikuar nga vet Geci.
Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona…
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të bllokut u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbushin detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, dhe u shprehën të shqetësuar me mungesën e përparimit të takimin e javës së kaluar mes palëve në Bruksel. Zoti Borrell informoi të hënën në mbrëmje ministrat e Jashtëm të BE-së për takimin e 14 shtatorit në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim. “Ministrat shprehën shqetësimin me mospërmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Dyja palët janë pajtuar…
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të njëjtin qëndrim për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe janë në një vijë për të ardhmen përpara. Lajçaku ka dhënë këtë koment pas takimit që ka pasur me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. “Darkë mes miqsh në New York me këshilltarin e DASH-it, Derek Chollet, dhe emisarin Escobar. Gjithmonë e dobishme të rikonfirmojmë se ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në një…