Author: Politiko

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto. Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve. “Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t`i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në takim,…

Read More

Presidenti i Bajram Begaj ka pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, që po mbahet në Nju Jork, takim i cili i paraprin nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit u shpreh se zhvillimi i qëndrueshëm “është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti”. “Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është…

Read More

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, gjatë një vizite zyrtare në Madrid, ka kërkuar që Spanja ta njohë Kosovën, kurse prej Bashkimit Evropian, heqjen e “sanksioneve”. “Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet! Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, kam marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid”, ka shkruar ajo në Facebook. Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj janë në linjë të drejtë me…

Read More

Ditë më parë këngëtarja e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca u arrestua nga policia e Tiranës. Këngëtarja u arrestua për kultivim të bimëve narkotike. Policia zbuloi kanabisin e kultivuar në verandën e banesës. Megjithatë, dy ditë më pas Enca u lirua dhe u caktua ndaj saj masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.Edhe pse u lirua, këngëtarja përgjatë kësaj kohe qëndroi në heshtje deri ditën e sotme ku ‘u bë e gjallë’ në Instagram. Ajo postoi një emoji zemër në InstaStory, që me siguri ia ka drejtuar të gjithë atyre që e mbështeten gjatë këtyre ditëve.

Read More

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të marrë vendim me të cilin do të ulen çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore me të paktën 10 për qind. Çmimi referencë për uljen e çmimeve për 10 për qind është 1 gushti, ndërsa vendimi do të jetë në fuqi deri në fund të nëntorit të këtij viti. Produktet që përfshihen me vendimin në markete do të shënohen me çmim të garantuar. “Ka shumë më shumë se 50 produkte, por rreth 25 janë kategori të produkteve, që do të thotë se ka pemë – ka një lepezë të llojeve të pemëve, ka perime…

Read More

Të gjithë e kemi atë shok/shoqe (ose ndoshta jemi vet ne ai person) që gjithmonë vonohet në çdo ngjarje, takim, etj. Ndonëse është diçka frustuese për personin që pret, faktikisht ndoshta duhet t’ua falim papërgjegjësinë personave të tillë. Kjo pasi që studimet e fundit shkencore kanë zbuluar se trajtat që kanë tendenca t’i nxisin personat të vonohen, janë po të njëjtat trajta që u ndihmojnë të bëjnë një jetë të gjatë dhe produktive. Hulumtimet kanë dëshmuar se stresi është jashtëzakonisht i keq për shëndetin e përgjithshëm. Personat që vonohen janë zakonisht më pak të stresuar, më pak të brengosur për…

Read More

Shkup, 19 shtatir – Për shkak të intervenimeve teknike në elektrorrjetin distributiv, sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Butel dhe Sopishtë, kumtoi QRMK – Shkup. Në periudhën prej orës 9:00 deri ora 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit në rrugët 4, Sonje Koshtan, fshati Sonje e Epërme në Komunën Sopishtë. Në periudhën prej orës 9:00 deri ora 11 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga Orizarë e Epërme, Komuna e Butelit.

Read More

“Me Kanun shtëpia është e mikut dhe Zotit”. Kështu e komentoi paraqitjen e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit në TV21 Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët. U shpreh i gatshëm të hapë shtëpinë e tij për të qëndruar sa më afër publikut, ndërkaq i gatshëm u tregua edhe për realizimin e idesë së Ahmetit për bashkimin e spektrit politik shqiptar. Refuzon përfshirjen e partive maqedonase, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. “Është legjitime të shpreh mendimet e veta dhe siç është legjitime të shpreh mendimin edhe unë si eksponent i ASH, i cili është më konzervativ edhe në këto…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin 360 shkallë deklaroi se Korridori 8 është ndihmesë për ekonominë vendore, ndaj si projekt ndihmon gjithë bizneset në Maqedoninë e Veriut. “Unë nuk dua të jem mes marrëdhënieve të partive politike dhe klasës së biznisit, gjithësesi unë mendoj se si partive politike që i nevoitet një zhvillimmë i madh në fushën politike, dhe klasës së biznesit u duhet një bazë e fuqishme pa izolime, sepse ekonomia duhet të jetë e hapur dhe të zhvillohet tregu me fqinjët e tjerë, prandaj margjinalizimi i njërës pale do të shkaktojë dëm…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “360 gradë” në TVM1, ndër të tjera është pyetur se “pse ka lejuar që një nga fëmijët e tij politik, Izet Mexhiti të largohet nga BDI”. Ahmeti përgjigjet se nëse BDI është parti e kriminalizuar, siç akuzon Mexhiti, është dashur të fliste më hapur me kryetarin Ahmeti kundër krimit, padrejtësisë apo gjërave të këqija që po ndodhin në BDI. “Nëse pështyj lart, pështyma do të më bjerë në fytyrë. Nëse Izet Mexhiti flet keq për shtëpinë e tij, është njësoj sikur të ka pështyrë në fytyrë. Nëse është dënuar nga BDI, ka qenë…

Read More