Panorama 2 po ndodh në rrjetet sociale pasi mbrëmjen e djeshme Hristijan Mickoski sulmoi hapur ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në një intervistë për FAC gjermane informon Tetovasot. Gruevski u përgjigj menjëherë, i cili u pasua me një debat të ashpër në rrjetet sociale për lëvizjen katastrofike të Mickoskit. Pjesa më e madhe e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dolën hapur me përkrahjen e tyre për Nikolla Gruevskin, pas së cilës, siç mësojmë, Mickoski ka kërkuar që anëtarët e partisë t’i japin mbështetje publike, sepse ishte i tronditur nga mbështetja që mori Gruevski transmeton Tetovasot. Por si duket një numër i madh i anëtarëve…
Author: Politiko
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në një intervistë për Alsat, ka “paralajmëruar“se në zgjedhjet e ardhshme partitë shqiptare do të ndahen në dy blloqe, njëri opozitar, ndërsa tjetri, që do të bashkojë LSDM-në, BDI-në, ASH-në dhe partitë e sapokrijuara. Në këtë ndarje, ai tha se fronti opozitar ka fuqi ta rrëzojë BDI-në dhe të gjitha partitë në Qeveri. Kasami gjithashtu akuzoi Ziadin Selën për të qenë opozitar i rrejshëm. Mirëpo, kështu nuk mendojnë analistët politikë, të cilët vlerësojnë se për të tejkaluar dallimet e thella të interesave personale, partiake dhe ideologjike, duhet të ketë një zhvillim dramatik që të…
Presidenti i organizatës Paneuropa për Gjermani, Bernd Posselt në një intervistë për Radio Kosovën, ka bërë fajtor presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ngecjen e dialogut Kosovë – Serbi. “Vuçiq, është një partner që nuk mund t’i besohet. Ai është i biri politik i Sllobodan Millosheviqit, shumë i lidhur me zotin Putin dhe këtë evropianët duhet ta shohin me realizëm”, ka theksuar Posselt. “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së për sa kohë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, thekson tutje Berd Posslet, i cili 20 vite ka qenë deputet i Parlamentit Evropian dhe një kohë Raportues për Kosovën.…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot në profilin e tij në Facebook se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10% në periudhën e ardhshme. “Ulje e çmimeve e pijeve joalkoolike dhe alkoolike! Sot pranova disa porosi nga prodhuesit tanë vendor të ujit mineral, lëngjeve, birrës…, të cilët bëhen pjesë vullnetarisht në fushatën “ÇMIMI I GARANTUAR” për uljen e çmimeve për të paktën 10%! Faleminderit për mbështetjen” ka shkruar ministry Bekteshi në profilin e tij në Facebook. https://www.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/posts/858527215639416?ref=embed_post
Ne ofrojmë administratë publike moderne, efikase dhe të digjitalizuar sipas praktikave dhe rregulloreve evropiane. Sot para nesh dhe qytetarëve është një dokument i gatshëm për reformën e administratës publike deri në vitin 2030 me udhëzime të sakta për përpjekjet reformuese, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski theksoi në video fjalimin e tij në promovimin e Strategjisë, është që qytetarët e Maqedonisë të kenë cilësi të jetesës sipas standardeve evropiane në shtëpi. “Strategjia për refromat në administratën publike ka një qëllim të thjesht dhe të qartë. Ofrimi i më shumë shërbimeve publike cilësore për të gjithë qytetarët dhe sektorin privat. Secili që…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, padyshim është një fenomen “interesant” i skenës politike, ndër më ambiciozët i cili mendon se mund të prishë qeveri e të vijë vetë në pushtet, njeri që don të krijojë unitete politike kombëtare, dhe siç është vërejtur edhe më parë, që nuk nguron të kalojë nga një partner politik në tjetër dhe që s’ka peris të akuzojë të tjerët që hyjnë në koalicion ku ka qenë ai vetë më parë! Ky është Bilall Kasami, lideri i Lëvizjes Besa, njeriut që thirret në unitetin opozitar, i cili i pari ishte që përçau jo vetëm opozitën…
Komuna e Prishtinës njofton se ka përgatitur udhëzuesin mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili ndihmon me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve. Komuna po ashtu paralajmëron se nëse qytetarët nuk aplikojnë për legalizim të ndërtimit do të përfshihen në listën e rrënimit. “Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompensim.”, apelon Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi./21Media694738492688906
Para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka paralajmëruar nga zgjidhje vetëm në dukje në lidhje me luftën në Ukrainë. Scholz kërkoi edhe reformimin e Këshillit të Sigurimit. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për paqe në Ukrainë. “Në të njëtën kohë duhet të kemi kujdes nga zgjidhje vetëm në dukje, që ‘paqen’ e mbajnë vetëm në emër”, tha Scholz. Sepse “paqja pa liri do të thotë nënshtrim”. “Paqja pa drejtësi do të thotë diktat. Këtë më në…
Një femër është arrestuar të martën për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku ajo dyshohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj.Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Mbështetja amerikane për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, realizoi takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në qendër të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe nevoja për përshpejtimin e procesit integrues evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që paraqet çështje të rëndësishme të sigurisë. Në këtë kontekst, Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pahamendshme amerikane…