Author: Politiko

Dje gjatë ditës së djeshme janë raportuar se në muret e disa shtëpive në Zveçan janë bërë disa mbi shkrime me motive nxittes së urrejtje. Për këtë rast kanë filluar hetimet. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime.

Read More

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.…

Read More

Kompania e derivateve të naftës Mak-Petrol ka nisur së fundmi një fushatë vetëdijësuese kundër dhunës, diskriminimit dhe bullizmit ndaj fëmijëve, nën moton “Ngrije zërin – Stop bullizmit”. Mirëpo në këtë fushatë shoqërore ajo që është vërejtur nga shumë persona në rrjetet sociale është anashkalimi total i gjuhës shqipe, pra të gjitha posterat, mesazhet dhe videot e publikuara janë në gjuhën maqedonase. Kompania mesa duket nuk e ka parë të arsyeshme që mesazhet e njejta sensibilizuese të ju drejtohet dhe klientëve dhe qytetarëve shqiptarë, duke shfaqur kështu përsëri diskriminim në një fushatë që flet kundër diskriminimit. Nga kompania pavarësisht kritikave ende…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me ligjvënësit amerikanë në Capitol Hill dhe presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë sot për të apeluar për më shumë ndihmë nga ShBA-ja. Takimet vijnë vetëm disa orë pasi Ukraina u përball me një raund të ri sulmesh ruse ndaj objekteve të energjisë në të gjithë vendin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Shtëpia e Bardhë planifikon të sigurojë një paketë të re ndihme për Ukrainën, sipas një zyrtari amerikan, dhe Biden pritet të bisedojë me Zelensky për nevojat e fushëbetejës. Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit më shumë fonde për Ukrainën, mes…

Read More

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se në opozitë ka deputetë të cilët pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese. Ademi thotë se kjo po shihet edhe në zhvillimet e fundit në VMRO-DPMNE. “Ne jo një herë, por më tepër herë kemi thënë se ka deputetë në radhët e opozitës të cilët kanë një orientim pro-perëndimore, pro-europian. Po i shihni zhvillimet të cilët po ndodhin, dita ditës po dalin në pah edhe ndasitë sa i përket kësaj çështje të rëndësishme strategjike”, theksoi Ademi.

Read More

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Akceleratori UKIM si Sekretar Kombëtar i IET, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të përforcimit të arsimit, inovacionit dhe krijimit të bizneseve të reja, si shtytës kyç për rritje të qëndrueshme dhe konkurrencë të ekonomisë maqedonase. Përmes bashkëpunimit të përbashkët, ndërmarrjet maqedonase do të inkurajohen që të marrin pjesë aktive në mundësitë e hapura për financimin e projekteve përmes instrumenteve financiare në dispozicion të FIZHT, si dhe në thirrjet e hapura të EIT për: ndryshimet klimatike, digjitalizim, energji, shëndetësi, lëndë të para, ushqim, prodhim, lëvizjen urbane dhe kulturën dhe krijimtarinë. “Bashkëpunimi ndërmjet FIZHT…

Read More

Të premten do të nisë edicioni i ri garues i Superligës së Kosovës në basketboll, me tetë skuadrat pjesëmarrëse që veçse testuan kapacitetet e tyre në finalet e Superkupës së Kosovës, e cila në fund i takoi Trepçës. Njohësit e basketbollit vendorë konsiderojnë se pjesa e epërme e tabelës do të ketë pamjen e njëjtë më atë të sezonit të kaluar, me Trepçën, Pejën, Prishtinën dhe Golden Eagle Yllin si skuadrat që synojnë titullin e kampionit. Trajneri dhe analisti Ismet Ferati thotë për KosovaPress se Trepça është skuadra më e përgatitur në prag të sezonit të ri, derisa vlerëson se…

Read More

Supertalenti anglez Jude Bellingham është duke treguar formë të përkryer në Real Madrid. Ish-ylli i Borussia Dortmundit sërish ishte vendimtar në fitoren e “Los Blancos” kundër Union Berlin, ndeshje kjo e zhvilluar mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Anglezi në një intervistë për “Movistar”, tha se skuadra e tij, tregojë mentalitet të fortë në duel me skuadrën gjermane. Bellingham, i cili deri tani ka shënuar gjashtë gola në fanellën e Real Madridit, thotë se gola nuk janë objektiv kryesor i tij, por misioni i tij është suksesi i skuadrës madrilene. “E dënim se do të…

Read More

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka lënduar muskulin e këmbës së majtë në fitoren ndaj Brages. Rrahmani zhvilloi vetëm 13 minuta në ndeshjen e djeshme ndaj Bragas, ku pastaj u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi. Napoli përmes një komunikate zyrtare njoftoi se kosovari ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë. “Amir Rrahmani, që ishte titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Gragas, ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë”, shkruhet në komunikatë. Në ditët e ardhshme, Rrahmani do të vazhdojë me ekzaminimet e tjera dhe do të fillojë…

Read More

“Nuk ishte goli im më i bukur, por i falënderoj të gjithë, më kanë pritur shumë mirë te Reali. Unë jam një djalë i turpshëm, por buzëqeshja nuk më mungon kurrë. Jam përshtatur më shpejt nga sa mendoja”, theksoi Jude Bellingham pas golit dhe fitores 1-0 kundër Union Berlin në Champions League. Mesfushori anglez është tema e momentit te Reali i Madridi. 20-vjeçari, për të cilin “Los Blancos” paguan 103 mln euro te Borussia Dortmund, po shkëlqen me skuadrën e Carlo Ancelottit. Duket sikur Bellingham aktivizohet prej vitesh me Realin, edhe pse ka vetëm një muaj që po luan e…

Read More