Deputetët në Parlamentin e Bullgarisë në lexim të parë miratuan ndryshimet në Ligjin për shtetësi bullgare, me të cilat do të bëhet publik regjistri i personave që kanë pasaportë bullgare. Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, që njihet për qëndrimet anti-maqedonase, në profilin e tij në Facebook e ka përshëndetur këtë vendim të deputetëve bullgarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ceremonia për objektet e shtetësisë bullgare do të jetë solemne dhe publike. Regjistri i përfituesve të shtetësisë bullgare bëhet publik. Me ndryshimin e fundit do të bëhen të njohur publikisht të gjithë qytetarët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë…
Author: Politiko
Bayer Leverkuseni ka startuar me fitore të thellë në Grupin H të Europa League në futboll. Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar lojë shumë të mirë. Xhaka ka asistuar në golin e dytë në minutën e 16-të kur ka realizuar për 2:0 Amine Adli. Xhaka është vlerësuar me notë 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. Lojtar i ndeshjes është Amine Adli i Bayer Leverkusenit, me notën 9.6.
Ylli i Inter Miami, Lionel Messi e ka pranuar se nuk e ka menduar për pensionim, por do t’i pëlqente në të ardhmen të punonte si drejtor sportiv. Legjenda e Barcelonës është në sezonin e tij të parë me Inter Miamin, pas transferimit si lojtar i lirë në verë. Messi po shkëlqen në MLS dhe është pyetur tashmë për të ardhmen apo pensionimit, të cilin as nuk e ka menduar fare. “Nuk e kam menduar dhe as nuk dua ta mendoj. Dua të vazhdoj të shijoj atë që bëj. Kam bërë një hap të rëndësishëm duke lënë pas Evropën”, ka…
Aventura e Lionel Messi te PSG filloi ashtu si duhet, por nuk përfundoi si historië e kampionëve, kjo për vetë faktin se parisienët nuk e trajtuan si të tillë kur u largua. Në një intervistë të dhënë, argjentinasi që aktualisht aktivizohet te Inter Miami zbuloi se ai e kuptonte armiqësinë e tifozëvë në Paris pas fitores së trofeut nga Kombëtarja e tij në finalen e Kupës së Botës, e cila erdhi kundër vendit ku ai jetonte (Francës) dhe kontribuonte. Për ta theksuar këtë pikë edhe më tej, shtatë herë fituesi i Topit të Artë pretendon se ai ishte i vetmi…
Ernest Muçi ishte padyshim heroi i Legias së Varshavës në sfidën e Conference League ndaj anglezëve të Aston Villës, pasi shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri, në suksesin 3-2 të polakëve. Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të dhe u shoqërua me ovacione nga tifozeria polake, që thirri në kor emrin Ernest Muçi për shumë sekonda. Muçi ishte njeriu i ndeshjes, teksa sajti sportiv SofaScore e vlerësoi me notën e lartë 8.5. Si më i miri i ndeshjes, sulmuesi shqiptar u vlerësua edhe nga mediat polake që vlerësonin performancën dhe guximin e sulmuesit shqiptar.
Roma e ka nisur mirë fushatën në Europa League. Skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur portugez Jose Mourinho ka fituar si mysafir kundër moldavëve të Sheriff Tiraspol. Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2. Ka qenë koha shtesë e pjesës së parë kur italianët e kanë gjetur avantazhin përmes Paredes. Me të filluar pjesa e dytë moldavët kanë barazuar me golin e Tovar (57′). Roma nuk ka lejuar që ndeshja të mbyllet me barazim dhe ka qenë Lukaku (65′) ai që i ka dhë fitoren skuadrës italiane. Në ndeshjen tjetër të grupit Servette është mposhtur nga Slavia Prague.
Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht 1-0 në transfertën e Viktoria Plzen, nga një gol aksidental që u realizua nga Kalvach. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura me ekipin e trajnerit Ilir Daja që në këtë fraksion tregoi një formë të mirë. Sfida u zhbllokua nga një gol aksidental i Kalvach në minutën e 73’, me këtë të fundit që u dha avantazhin dhe fitoren 1-0 vendasve. Pas raundit të parë, Ballkani renditet në vend të tretë të Grupit C me zero…
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të jetë e përforcuar dhe nga drejtimi perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 27 deri në 33 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij…
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Mitrovicë të Veriut në Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes para mesnatës. Sipas autoriteteve kosovare, shpërthimi ndodhi në “Lagjen e Boshnjakëve”. Nuk ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shënuar dëme të vogla materiale. Deri tani dyshohet që shpërthimi të jetë bërë me një granatë dore. Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast. /tvklan.al
Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t’i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit. Në një konferencë shtypi të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve. “Kur lexova titujt lajmeve këtë mëngjes, sigurisht që isha i shqetësuar dhe kisha pyetje lidhur me këtë. Por më pas zëdhënësi i qeverisë polake sqaroi se në fakt Polonia do të vazhdonte ta ndihmonte Ukrainën me pajisje të prodhimit polak, përfshirë municion për artilerinë e rëndë Howitzer”, tha zoti Sullivan. I…