Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»FIZHT dhe Akceleratori UKIM nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të mbështetur arsimin, inovacionin dhe krijimin e bizneseve të reja në kuadër të programeve të EIT
    MAQEDONI

    FIZHT dhe Akceleratori UKIM nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të mbështetur arsimin, inovacionin dhe krijimin e bizneseve të reja në kuadër të programeve të EIT

    21/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Akceleratori UKIM si Sekretar Kombëtar i IET, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të përforcimit të arsimit, inovacionit dhe krijimit të bizneseve të reja, si shtytës kyç për rritje të qëndrueshme dhe konkurrencë të ekonomisë maqedonase.

    Përmes bashkëpunimit të përbashkët, ndërmarrjet maqedonase do të inkurajohen që të marrin pjesë aktive në mundësitë e hapura për financimin e projekteve përmes instrumenteve financiare në dispozicion të FIZHT, si dhe në thirrjet e hapura të EIT për: ndryshimet klimatike, digjitalizim, energji, shëndetësi, lëndë të para, ushqim, prodhim, lëvizjen urbane dhe kulturën dhe krijimtarinë.

    “Bashkëpunimi ndërmjet FIZHT dhe Akceleratori UKIM është një konfirmim i angazhimit të përbashkët për të inkurajuar inovacionin, hulumtimin dhe sipërmarrjen në vendin tonë. Jam veçanërisht i kënaqur që me këtë bashkëpunim gjatë periudhës së ardhshme do të punojmë intensivisht në zhvillimin e tre komponentëve që janë prioritet për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut: përmirësimi i konkurrencës dhe produktivitetit të ndërmarrjeve vendore, krijimi i mundësive atraktive për punësim dhe tërheqja e të rinjve për të zhvilluar zgjidhje inovative në treg” tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

    Me këto aktivitete është paraparë mbështetje edhe për gjeneratën e re të hulumtuesve, inxhinierëve, sipërmarrësve dhe inovatorëve në fushat në të cilat IET ka aktivitet, si dhe të rrisë nivelin e pjesëmarrjes së sektorit privat nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mundësitë e ofruara nga FIZHT dhe EIT.

    “Si Sekretariat Kombëtar i EIT i cili menaxhohet nga Akceleratori UKIM, do të ofrohet një burim i centralizuar informacioni për të gjitha shërbimet dhe mundësitë e ofruara për inovatorët nga i gjithë komuniteti i EIT, i cili numëron më shumë se 3,200 partnerë nga organizatat më të mira të biznesit, hulumtimit dhe arsimit dhe me mbi 70 qendra inovacioni në të gjithë Evropën dhe një buxhet total vjetor prej mbi gjysmë miliardë eurosh”, theksoi Aleksandar Stamboliev, Sekretar Kombëtar i EIT në Maqedoni.

    Në kuadër të Memorandumit është paraparë edhe organizimi i eventeve që shfrytëzuesit e interesuar të informohen për mundësitë dhe programet që ofrojnë mbështetje për zhvillimin dhe promovimin e produkteve dhe/ose shërbimeve të tyre, shërbime për aspekte të ndryshme të veprimtarisë së biznesit, duke i lidhur me mentorë të shquar që do t’i ndihmojnë të zhvillojnë idenë e tyre dhe të përgatisin projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë maqedonase.

    Previous Article​Edicioni i ri në basketboll, parashikohet garë e fortë mes “Top 4”
    Next Article Ndryshimet kushtetuese/ Ademi: Ka deputetë pro-europian në opozitë, po dalin në pah ndasitë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.