Sophie Turner dhe Joe Jonas vendosën të divorcohen, por duket se po hasin probleme në lidhje me faktin se kush do t’i mbajë fëmijët. Ylli i “Game of Thrones” paraqiti një peticion në New York City të enjten duke kërkuar që Jonas t’i kthente fëmijët e tyre në shtëpinë në Angli, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga CNN. Jonas ishte kujdesur për dy vajzat e tyre gjatë turneut me grupin e tij The Jonas Brothers, një marrëveshje e rënë dakord ndërsa Turner ishte në produksion të një serie të re, sipas peticionit të saj. Turner kishte planifikuar të kthehej në…
Author: Politiko
Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tri orëve të transmetimit, na shoqëron edhe muzika më e mirë, e huaj dhe shqiptare. Prezantues: Blendi Salaj Enxhi Nasufi…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që së shpejti ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe t’i japin vendit tonë njohjen që meriton. Begaj tha se rindërtimi i besimit dhe rindezja e solidaritetit global është më shumë se kurrë një domosdoshmëri për pajtim, mirëkuptim dhe më shumë bashkëpunim, pasi është e vetmja mënyrë se si mund të përballemi me sfidat e sotme të përbashkëta dhe globale, që nuk po prekin…
Reperja e njohur shqiptare, Tayna ishte ndër artistet më të angazhuara me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë verës që e lamë pas. Dhe pas një sezoni tejet të ngarkuar, rap-artistja nga Prizreni zgjodhi Miamin për të pushuar dhe relaksuar për disa ditë. Nga atje, autorja e “Teket” soli imazhe nga më të ndryshme, e që në fokus kishin linjat e saj të mrekullueshme të trupit. Ndërkohë, edhe së fundmi reperja është shfaqur tejet atraktive duke pozuar për një imazh para pasqyrës.
Piano e Tefta Tashko Koços, një instrument i papërdorur prej vitesh, ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, ku disa vite më parë u bënë punime për restaurimin e saj. Studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati që ka publikuar dhe foto thotë se është një objekt i një rëndësie të veçantë. Sipas tij u punua shumë për restaurimin, por ka ende punë për t’u bërë.“Piano e Tefta Tashko Koços disa vjet më parë u kalua në Muzeun Historik Kombëtar. Më parë ka qenë në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Në të ishin bërë ndërhyrje si për shkollat, por jo si për në muze. As…
Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”. Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore,që mund të përfaqësojë sot retorikën“Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me…
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Escobar tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. “Shikoni, në këtë moment nuk ka alternativë përveç dialogut. Pra, e rëndësishmja për të dyja palët është që të vazhdojnë t’i përmbahen dialogut. Tani, jam i sigurt që e keni parë deklaratën e z. Borrell [Josep]. Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë…
Gazetarja Ola Bruko ditët e fundit ka qenë si asnjëherë, kryefjalë e mediave rozë. Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie me Endri Priftin, këngëtarin korçar i cili bashkë me të vëllain janë prej kohësh pjesë e emisionit të saj televiziv. Ndonëse nuk ka patur një reagim të drejtpërdrejtë nga asnjëri prej tyre, moderatorja ka bërë se fundmi disa postime të pazakonta për profilin e saj në Instagram. Fillimisht ajo ka ndarë disa vargje nga “Floriri” i Dritëro Agollit: “I bardhë si bora të jesh, i ndritur, i larë me flori. Prapë do të shajnë, patjetër, pa sharë…
Beniada Nishani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te publiku shqiptar prej se ishte pjesë e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’. Modelja ndiqet nga më shumë… Beniada Nishani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes te publiku shqiptar prej se ishte pjesë e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’. Modelja ndiqet nga më shumë se 403 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe nga jeta personale dhe profesionale.
Tre gola me ekipin kombëtar, njëri prej tyre në fitoren 2-1 me Armeninë në 2015-ën, ku Shqipëria shtroi rrugën për në Europianin e Francës. Si mbrojtës, Mërgim Mavraj ka dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqezi, që në kohën kur debutoi gjatë një miqësoreje me Katarin në kohën e De Biazit, paraqitjet në “EURO 2016”, deri te ndeshja e fundit ndaj Francës në 2019-ën nën drejtimin e Edi Rejës, ku mbante edhe shiritin e kapitenit në krah. Mavraj rikthehet të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, në lidhje me situatën aktuale në Kombëtare. Ndryshimet që ka bërë Silvinjo, mbrojtjen solide…