Nëpërmjet një kumtese nga VMRO-ja thonë se Mickoski është një kopje e zbehtë e Gruevskit, rënia e DPMNE-së është për shkak të kotësisë dhe pakënaqësisë së madhe të brendshme, ndërsa, problemet e brendshme, me një fjalë, shpërbërja e DPMNE-së nuk është për shkak të vlerave, por për shkak të kotësisë dhe pakënaqësisë së madhe të brendshme. Nga LSDM-ja thonë se seria e sherreve, akuzave dhe lojërave gjyqësore në Shtëpinë e Bardhë tregojnë se sa të thella janë problemet e brendshme partiake në DPMNE. Ndërsa fakti është se Hristijan Mickoski është një kopje e zbehtë e Nikolla Gruevskit. Dhe politika e…
Author: Politiko
Partnerët tanë strategjik veprojnë për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe presin ta plotësojmë agjendën evropiane, për ruajtjen e dinamikës dhe aktivitetit të negociatave inkuadruese me BE-në, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në Nju-Jork ku qëndron si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Mesazhet ishin të qarta dhe të padyshimta, të gjithë së bashku duhet të tregohemi se duam dhe kemi kapacitet për ta plotësuar qëllimin tonë strategjik, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë mbështetës i zëshëm i integirmit tonë në BE. Për ndryshimet kushtetuese dhe gjithë procesin e…
Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve. Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se me ardhjen e pranverës, moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht. Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë. Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik. Ushqyerja e mirë është tepër e rëndësishme për të pasur një fillim të mbarë në mëngjes jo vetëm gjatë dimrit por edhe tranzicionit të stinëve. Tek ky artikull do të gjeni disa këshilla të vyera që do…
A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse? Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën? Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal të nofullës, e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë. Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë pse ne në të vërtetë na hapet goja… Disa mendojnë se kjo…
Studimet e fundit kanë zbuluar se gratë ndjejnë më të ftohtë se burrat. Studiuesit besojnë se kjo gjendje e grave i ndalon përplasjet e çifteve, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ata zbuluan se e njëjta tipar është e pranishme në shumë lloje zogjsh dhe gjitarësh femra të cilat preferojnë një strofull më të ngrohtë dhe komode. “Burrat dhe gratë e ndiejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim në ndjesinë termike. Studimi ynë ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit, por edhe në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt dhe…
Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit të Al-Nasr janë shfaqur në një video, duke mbajtur veshje tradicionale saudite dhe shpata ceremoniale. Ylli portugez u transferua në Arabinë Saudite në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por tashmë është përshtatur pa shumë probleme me futbollin në Lindjen e Mesme.Sulmuesi ka realizuar shtatë gola në pesë takimet e para në Ligën Profesioniste Saudite, ndërsa ka fituar “Këpucën e Artë” teksa skuadra e tij fitoi Kupën e Kampioneve për Klubet Arabe. Por 38 vjeçari nuk ka probleme edhe me jetën jashtë fushe në mbretërinë saudite, e këtë ai e tregoi në…
David Bekcham sapo ka ‘gdhendur’ në trupin e tij një tatuazh të ri për bashkëshorten e tij Victoria. 48-vjeçari ka shkruar ‘Posh’ në pjesën e poshtme të gishtit të mesit, si një shenjë dashurie për të kaluarën e yllit të popit e cila emërtohej si “Posh” i grupit “Spice Girls”. David mund të jetë frymëzuar nga djali i tij Cruz, i cili bëri tatuazhin “Posh” në krahun e tij.Veç këtij tatuazhi, David ka të shkruar në trup emrat e 4 fëmijëve: Brooklyn 24 vjeç, Romeo 21 vjeç Cruz 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç. Emri i Brooklyn ndodhet në pjesën…
Këto janë momentet e frikshme kur një dasmë kthehet në një tragjedi. Një prej dasmorëve po festonte duke shtënë me armë, por aksidentalisht qëlloi dhëndrin. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Jordani. Viktima Hamzeh Al Fanatseh ishte polic. Siç duket nga pamjet, të afërmit e tij ishin mbledhur për të festuar dasmën e tij. Ata qëllojnë me armë në ajër. Por njëri prej tyre e ka goditur me plumb në gjoks. Për pasojë dhëndri humbi jetën menjëherë. Me mijëra persona u mblodh në Ma’an të Jordanisë për funeralin e policit. Shumë prej…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me përfaqësues të tjerë shtetëror nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë shoqëruar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në vizitën homazh në Drenas, në përkujtim të 25 vjetorit të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Faceboo, shkruan se heronjë si Fehmiu e Xheva jetojnë ndër shqiptarët me atdhedashurinë dhe heroizmin e tyre. Statusi i plotë: Në Drenas, aty ku prehen të qetë shpirtërat e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti kujtuam sot madhështinë e…
Rrugëtimi i Olta Gixharit në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një marrëdhënie dashuri-urrejtje të ndjekësve. E vendosur si kundërshtarja kryesore e Luiz Ejllit, protagonisti kryesor dhe personazhi më i komentuar dhe pëlqyer, Olta u pa nga shumë shikues si “antagonistja” e reality show-t. Në Instagram, dikush e pyeti për ndjesinë kur mori vesh që “gjysma e shqiptarëve e urrente”. Me “gjysma e shqiptarëve” nënkuptohet një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që shihnin “Big Brother VIP”. “U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta…