Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Në konferencën e rregullt për media, ai është pyetur edhe për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës.Mirëpo Miller nuk foli specifikisht për këtë çështje, duke thënë vetëm se palët duhet t’i kthehen dialogut. “Ajo që ne mendojmë se është e rëndësishme është që të gjitha palët duhet të punojnë menjëherë me partnerët ndërkombëtarë për de-eskalim të situatës dhe të garantojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Miller.
Author: Politiko
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori sot pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s. Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhje në Limasol të Qipros, aty ku me votë unanime Duka u zgjodh zëvendës-president. Duka u bë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian. I pari i FSHF-së do të përfitojë 250 mijë euro në vit si zëvendës-president i UEFA-s. Shifra totale do të arrijë në një milionë euro deri në fund të mandatit të tij. Armand Duka do të jetë zëvendës-president i UEFA-s deri në vitin 2027. /Gazeta Express/
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit era hera-herës fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 10 deri 26°C, në zonat e ulëta 15 deri 28°C, në zonat bregdetare 17 deri 30 °C. Top Channel
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në Uashington u takua me Dejvid de Falko, zëvendës ndihmës sekretar për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Tregtisë së SHBA-së. Në takim, siç njftoi pres-shërbimi qeveritar, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe De Falko diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e energjetikës, TIK-ut, bujqësisë, transportit dhe industrisë së mbrojtjes. Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe De Falko diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e…
Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore dhe paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh është caktuar për personin i cili është i dyshuar se ka kryer veprën penale “vrasje”, njofton Prokuroria Publike. I dyshuari më 25 shtator në mënyrë mizore e privoi nga jeta një grua duke e goditur disa herë me thikë. Ai nga shtëpia mori një thikë kuzhine dhe duke ditur rrugën që kalon viktima kur shkon në punë e ka pritur dhe i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në pjesën e gjoksit, barkut, qafës dhe krahëve. Nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vendin…
Me rastin e incidentit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku një grup terroristësh serbë i armatosur deri në dhëmbë kreu sulm mbi Policinë e Kosovës. Nga ky sulm mbeti i vrarë një polic i Policisë së Kosovës dhe tre terroristë. Natyrisht, për këtë Qeveria e Serbisë e shpalli të mërkurën, 27 shtatorin, ditë zie. Qeveria përmes një komunikate ka thënë se po kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt për terroristët e vrarë…
Dasma është kthyer në tragjedi në Irak. Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ka shpërthyer zjarri gjatë një ceremonie martesore. Sipas BBC, mes viktimave ishin dhe çifti i sapomartuar. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, por sipas asaj që raportohet shpërtheu pasi u ndezën fishekzjarret. Djegiet dhe asfiksia ose mungesa e oksigjenit çuan në vdekjen e më shumë se 100 njerëzve në sallën e dasmave, thotë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të Irakut, Saif Al-Badr. Al-Badr thotë se zjarri shkaktoi gjithashtu shtypje të turmës. Ekipet e shpëtimit janë ende…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në ngjarjen “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair. Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se masoviteti i sontëm është dëshmia më e mirë për mbështetjen gjithëpopullore ndal politikave vizionarë dhe progresive të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, teksa ka shprehur mirënjohje për të gjitha gratë shqiptarë që ndër vite japin kontributin e tyre në BDI. Statusi i plotë: “Ballë për ballë për mundësi të barabarta” ishte tema e tubimit…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte sonte pjesëmarrës në manifestimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për mundësi të barabarta pranë degës së BDI-së në Çair. Ahmeti në Facebook shkruan se në këtë organizim u reflektua mbi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të BDI-së si dhe rolin e veçantë të gruas shqiptare në vendimmarrje dhe politikbërie. Ahmeti ndër të tjera shkruan se BDI vazhdimisht punon në avancimin dhe përkrahjen e grave për mundësi të barabarta. Statusi i plotë: Ishte kënaqësi që të isha sot në mesin e anëtareve të Sekretariatit për mundësi…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar oponionin me vendimet e mirutuata sot në seancën qeveritare. Grubi shkruan se janë miratuar disa vendime për investime të reja nëpër disa shkolla të vendit, e poashtu janë ndërmarrë dhe masa për uljen e çmimeve për produktet ushqimore, përfshirë frutat, pijet alkoolike dhe joalkoolike. Statusi i plotë: Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe mbrojten e standardit jetësor të qytetarëve, si në vijim: hapjen e procedurës për furnizim publik për ndërtimin e shkollës së…