Barcelona ende nuk ka humbur në La Liga këtë sezon, por seria e tyre prej gjashtë ndeshjesh fituese përfundoi të martën në mbrëmje, pasi barazuan 2-2 me Majorkën. Nikoqirët kryesuan dy herë përmes Vedat Muriqit dhe Abdon Prats, por Barcelona barazoi në të dyja rastet me anë të Rafinjas dhe Fermin Lopez, i cili shënoi golin e tij të parë konkurrues për ekipin e parë. Ishte një mbrëmje frustruese për Barcelonën dhe trajneri Çavi Hernandez. Ky i fundit theksoi se ishte një ndeshje që skuadra e tij duhet ta kishte fituar. Ai ndjeu se skuadra e tij bëri shumë gabime…
Author: Politiko
Skuadrat elitare të vendit tonë, rikthehet këtë mesjave me ndeshjet e javës së shtatë. Kjo xhiro nis sot pasdite me dy duelet Fushë Kosova-Ballkani, Gjilani-Liria dhe Malisheva-Llapi, ndeshje këto që parashikohet të sjellin sfida interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme nga këto përballje. Ndërkohë, të enjten do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë, ku do të ballafaqohen Prishtina-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Drita. Superliga /Java e shtatë Sot takohen: Fushë-Kosova-Ballkani Gjilani-Liria Malisheva-Llapi Nesër takohen: Prishtina-Dukagjini Feronikeli ’74-Drita
Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm për Kosovën, meqë rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga disa terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit. Pas kësaj ngjarjeje tragjike në ditën e varrimit të tij u mbajt një mbledhje komomerative, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli hero, Afrim Bunjakun. Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit. Deri tani aty…
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka qëndruare për ngushëllime dje tek familja e rreshterit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku. Ai ka kërkuar që autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dalin para drejtësisë. AmbSwedenKosovoWesterlund ka mirëpritur reagimet e Policisë së Kosovës në këtë rast. “Sot vizitova shtëpinë e rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për humbjen e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Përshëndes Policinë e Kosovës për performancën e saj të guximshme”, ka thënë ai.
Sulmi që ndodhi dy ditë më parë në Banjskë të Zvecanit, po vlerësohet të jetë më I madhi I përgatitur ndaj Republikës së Kosovës. Është eksperti I sigurisë, Arben Dashevci, që thotë se ky sulm ishte terrorist. “Sipas asaj që kemi mësuar në kriminalistikë dhe shkencat e sigurisë, sulmi plotëson kriteret e sulmit terrorist. Ka qenë sulm frontal, qëllim ka qenë vrasja e policit, të në dëmtojnë si shtet dhe kushtetutshmërinë”, është shprehur Dashevci për Klan Kosova. Aksioni i policisë për të shpërndanë pako ushqimore për banorët lokalë, sipas tij nuk është I pari në raste të tillë dhe se…
Prishtinë – Analisti i njohur, Daniel Servwr në ‘Lajmet e fundit” në RTK, ka theksuar se objektivi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është shumë i qartë. Sipas tij, Vuçiç mundohet që ta ndaj veriun, defakto apo dejuro nga pjesa tjetër e Kosovës. Duke komentar sulmin e armatosur të grupit terrorist serb ndaj Policisë e Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Serwer ka theksuar se ka qenë sulm terrorist ndaj Kosovës, por cila ka qenë prejardhja e këtij sulmi sigurisht që mund të ketë pasur prejardhje nga Beogradi. “Është pak e pamundshme që llojet e këtyre armëve…
Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, tha se sot paradite do të vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë. Ndryshe të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar, raporton rtkGjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha. Gjithashtu ka Arrestuar të dyshuar për sulmin terrorist…
Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një ngjarje që sposton kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbi nga dialogu i lehtësuar nga bashkësia ndërkombëtare për normalizim mes dy vendeve në çështje urgjente të sigurisë, por edhe që i jep fund mendimeve në Serbi se me forcë mund të arrihet ndonjë rezultat në Kosovë. Analistë në Beograd vlerësojnë se sulmi i grupit të armatosur serb në Kosovë, nuk ishte i papritur, por një ngjarje e paralajmëruar, që pritet të ndryshojë parametrat e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një realitet krejtsisht të ri mes dy vendeve. “Do të jetë shumë…
Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e një veture në Leposaviq e cila kishte targa të Serbisë. Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 24:00. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë”, njofton policia. closevolume_off Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Një i mitur dyshohet se ka kërcënuar më mjetë të mprehtë (thikë) bashkmoshatarin e tij duke i kërkuar para. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Vushtrri. “Në orët e mbrëmjes se datës 26 shtator 2023, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “detyrim“. Arrestimi i të dyshuarit i moshës së mitur është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara se rreth orës 18:30, në parkun e qytetit në Vushtrri, i dyshuari nën kërcënimin e mjetit të ftoftë (thikë) ka kërkuar para nga viktima i moshës…