Author: Politiko

Sot, (25.09.2023) Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, ku ka vizituar departamentin konsullor në ambasadë me qëllim të inspektimit të procesit të fotografimit dhe lëshimit të dokumenteve të udhëtimit, si dhe shpërndarjes së pasaportave për bashkatdhetarët. Me këtë rast, ministri Spasovski informoi për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit në Lubjanë, si dhe në lidhje me projektin për stacionet bazë me paraqitjen e kërkesave për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit përmes zyrave diplomatike-konsullore, i cili ka…

Read More

Shkup, 26 shtator – 28 shtatori – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve, sot në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është shënuar përmes një Punëtorie në të cilën morën pjesë nxënës të shkollave fillore nga komuniteti boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahas Zëvendës ministrit z. Xhabir Doko, të pranishëm në këtë Punëtori ishin dhe Eran Kurtish – Drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive si dhe Admir Ujkanoviq – Drejtor i Drejtorisë për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Pjesëtareve të Bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Jam veçanërisht i lumtur që me…

Read More

Masat për ngrirjen e çmimeve të LSDM-së dhanë rezultat, thonë nga kjo parti. “Janë ulur çmimet e qindra produkteve ushqimore bazë me “çmime të garantuara”, që është 10% e çmimit me të cilin janë shitur më 1 gusht të këtij viti. Për një pjesë të produkteve, të cilat u rritën jashtzakonisht nga gushti e deri më tani, çmimi është ulur deri më 40%. Tash qytetarët me çmim më të ulët bejnë bukën, qumështin, produktet e qumështit, mishit, mjellit, vezëve, orizit dhe shumë artikuj ushqimorë, e cila ka një efekt të favorshëm në buxhetet familjare”, thuhet në njoftimin e tyre. Ata…

Read More

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi i ka quajtur spekulime dhe shpifje, pohimet e kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski se ai ka marrë USB, nga ish kryeministri Gruevski. Ka thënë se këto tema, Mickoski i shpik për të fshehur problemet dhe përçarjet brenda partiake. Këtë prononcim, Xhaferi e bëri në brifingun e rregulltë me gazetarët, të parin pas pushimeve që pati Kuvendi.

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjate takimit me gazetarët deklaroi se institucionet e Kosovës, Serbisë dhe ato ndërkombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjet në veri, ndërsa Maqedonia e Veriut si vend anëtar në NATO do të ishtë e gatshme të organizonte takim mes kryeministrave të dy shteteve. “Nuk ka pengesa për organizim te takimi mes kryeministrave të dy vendevez Kosovës dhe Serbisë, nese shprehet interes, kemi kapacitet dhe per te qen nikoqir, këtë edhe e kemi deshmuar. Nuk ka kurfar rezerve si vend anetare e natos. Institucionet e Serbisë, Kosovës, dhe institucionet ndërkombëtare duhet të…

Read More

Nesër është shpallur ditë zie në Serbi. Kjo për shkak të ngjarjeve të së dieles në Banjskë të veriut të Republikës së Kosovës ku mbetën të vrarë të paktën katër terroristë serbë që kishin sulmuar Policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net. Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë. Ndërkohë, sot kanë dalë para gjykatës edhe personat që janë arrestuar në aksionin e policisë kundër terroristëve serbë që sulmuan dhe vranë pjesëtarin e policisë, Afrim Bunjaku. Prokuroria Speciale ndaj tyre ka kërkuar paraburgim. /Lajmi.net/

Read More

Pothuajse 150 milionë euro është mbështetja buxhetore për kompanitë vendase dhe të huaja këtë vit, ose pesë herë më e lartë krahasuar me pesë vite më parë. Fitimet e riinvestuara gjithashtu përjashtohen për dy arsye. Gjatë krizës së Covid, kompanitë u mbështetën nga një sërë masash nga shteti. Sipas parimit të solidaritetit, ato kompani që kanë realizuar fitime shtesë, si rezultat i zhvillimeve të vitit të kaluar në treg, dhe një pjesë e madhe e të cilave kanë përdorur masat e mëparshme të qeverisë, duhet të kontribuojnë nëpërmjet pagesës së taksës së solidaritetit, mjete që do të të përdoren ekskluzivisht…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Dushan Maksimoviqit dhe Blagoje Spasojeviqit, të dyshuar për sulmin terroristë të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Dejan Vasiq, avokati i Dushan Maksimoviqit, tha para mediave se do të ankohen për këtë vendim, njofton Klankosova.tv “Ne ndaj kësaj do të parashtrojmë ankesë, i kemi treguar gjykatës për disa fakte për të cilët konsiderojmë që janë irelevante dhe që tregojnë se bëhet fjalë për diçka që është më shumë keqkuptim se që do të mund të kishte lidhje me veprën penale”, deklaroi Vasiq. Ai tutje shtoi se Maksimoviqi…

Read More

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje ku thotë se është nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq i pranishëm te grupi kriminal në Banjskë. Sveçla potencoi se krimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, njofton Klankosova.tv. “Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Sveçla. “Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një…

Read More

Motra e njërit prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit sot ka qëndruar para pallatit të Drejtësisë për ta pritur vëllain e saj Dushan Maksimovic, shkruan Gazeta Express. Kur Policia e ka nxjerrë Maksimovicin nga objekti i Gjykatës për ta futur në makinë, ajo është dëgjuar teksa ka bërtitur se “Jam këtu, veç je ti mirë”, shkruan Gazeta Express Më pas ajo edhe ka vrapuar paksa pasi makina ka filluar të largohet, dhe e ka përshëndetur atë më dorë. Dushan Maksimovicit i është caktuar një muaj paraburgim. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i…

Read More