Author: Politiko

SERBËT E KOSOVËS TË ÇLIROHEN NGA TUTELA E SERBISË Armatimit me vlerë mbi 5 milionë euro është konfiskuar që nga e diela në Banjskë të Zvecanit që kur u sulmua policia e Kosovës nga një grup terroristësh e që mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre nga sulmuesit. Ky sulm sipas kryeministrit Albin Kurti ka dëshmuar për rrezikun, qëllimin dhe potencialin e grupeve kriminale e terroriste serbe në veri. Ai tha se të dielën u cenua sovraniteti i shtetit, integriteti dhe siguria kombëtare. “Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në…

Read More

Fillimi i sezonit nuk ka qenë shumë i mirë për Vedat Muriqin. Ai e ka nisur me dy penallti të humbura. Por Në takimet e fundit, të gjithë kanë nisur të shohin Muriqin më të mirë, atë në sezonit të kaluar. Pas golit në fundjavë (me penallti), ai ka qenë protagonist absolut në barazimin 2-2 të Majorkës kundër Barcelonës të martën në mbrëmje. Kosovari ka shënuar një gol dhe ka dhënë asistin për golin e Prats, duke qenë kështu lojtari më i mirë i ndeshjes. “Ne vinim nga një humbje e shëmtuar dhe duhej t’i rregullonim gjërat, duhej të reagonim.…

Read More

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Matthew Miller në një konferencë për media ka folur rreth situatës së fundit në Kosovë. Miller tha se për ta qetësuar situatën në veri është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. I pyetur lidhur me propozimin që NATO-ja përmes KFOR-it të marrë kontrollin e plotë mbi veriun e Kosovës për ta parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm tha se palët duhet të punojnë me ndërkombëtarët për të qetësuar situatën. closevolume_off “…Mendojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën,…

Read More

Çmimi i garantuar, përveç produkteve ushqimore, prej sot do të vlejë edhe për pijet joalkoolike, ujin e gazuar dhe jo të gazuar dhe birrën. Krahas këtij vendimi, dje Qeveria në seancë ka marrë vendim për uljen e marzheve për pemët dhe perimet. Me këtë pritet që ulja e çmimit të jetë nga 10 deri në 30 për qind, transmeton Portalb.mk. Vendimi për uljen e çmimeve, siç njoftoi dje pasdite kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media, do të publikohet sot në “Gazetën Zyrtare” dhe do të hyjë në fuqi nga nesër. Kovaçevski beson se ka kohë të mjaftueshme për…

Read More

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bashkim Selmani profesor universitar, situatën në Kosovë e vlerson në tri aspekte. Për Televizionin Shenja, ai ka thënë se bota ia fali të gjitha krimet Serbisë dhe i dha legjitimitet në forma të ndryshme dhe kjo sipas tij, jo vetëm që bën shtytje dhe nxitje për krime të vazhdueshme, por kjo është krim i organizuar me pamje shteti. “Destabilizim historik, nacional i gjendjes faktike dhe të gjitha vështirësitë që po krijohen qytetarëve në Ballkan, pikërisht është Serbia, ajo e cila në vazhdimësi çdo qindarkë ose çdo moment, çdo hapësirë e shfrytëzon në interesin e saj.…

Read More

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka dhënë vlerësime maksimale për Policinë e Kosovës, gjatë emisionit të së martës. Derisa po diskutohej në studio për sulmin terrorist në veri, gazetari Artan Hoxha po fliste për aksionin shumë të mirë që e realizoi Policia e Kosovës në veri. Ndërkaq gazetari Blendi Fevziu tha se përveç që janë të trajnuar edhe policët e thjeshtë kur të ndalojnë në rrugë, duken si amerikanë. “Edhe policët që të ndalojnë në rrugë janë si amerikanët, s’kanë lidhje me Ballkanin fare”, tha Fevziu. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri aksioni i…

Read More

Pelegrinët që ishin brenda Manastirit të Banjskës kur kishte shkëmbime zjarri mes policisë së Kosovës dhe sulmuesve të armatosur kanë rrëfyer momentet, që siç i kanë përshkruar ata, të tmerrshme. Madje, ata tregojnë se kur sulmuesit e armatosur hynë në Manastir, ata grabitën gjësende të ndryshme nga pelegrinët. Në një bisedë me Danasin, një nga pelegrinët ka thënë se të gjithë ishin të shqetësuar kur filloi konflikti. Një pelegrin nga Novi Sadi ka treguar se kulmi i tensionit ishte kur sulmuesit e armatosur hynë dhe u vendosën për qëndrim në ambientet e Manastirit. “Njerëzit tanë u trembën. Ata ishin duke…

Read More

Juventusi u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtu Leçen e Ylber Ramadanit me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit. Për skuadrën e shqiptarit kjo ishte disfata eNdërkohë bardhezinjtë iu falën golit të polakut Milik, mbrëmjen e sotme. Sulmuesi arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 57-të të sfidës. parë në këtë sezon, teksa në 5 javët e para kishte grumbulluar 11 pikë. Për Juventusin, kjo ishte fitorja e katërt, teksa renditen përkohësisht në vendin e dytë me 13 pikë. Sfidën e radhës “Zonja e Vjetër” do e luajë në transfertë…

Read More

Barcelona raportohet se është pajtuar me Manchester Cityn për çmimin e mbrojtësit portugez Joao Cancelo, sipas raportimeve të fundit në Spanjë. 29-vjeçari iu bashkua Barcelonës në formë huazimi nga Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, pasi u bë lojtar ‘nongrata’ në “Etihad”, me Pep Guardiolan që kërkoi largimin e tij nga ekipi. Sidoqoftë, pas një starti të furishëm me fanellën e Barcelonës, ku Cancelo ka regjistruar dy gola dhe një asistim në tri ndeshjet e para si startues, tifozët e Barcelonës janë duke kërkuar qëndrimin e tij edhe sezonin e ardhshëm.Gazetari spanjoll Jose Alvarez, ka zbuluar…

Read More

Gjithçka ka shkuar në mënyrë fantastike për “gjigandët” evropianë në përballjet e kupave, me “Djajtë e Kuq” të Mançester Junajtedit dhe “bavarezët” e Bajern Munihut, që kanë arritur të mundin lehtësisht kundërshtarët e tyre në përballjet e kupave. “Djajtë” e Ten Hag kanë arritur të mundin skuadrën e Kristal Pallasit, teksa në “Old Trafford” kanë mundur të fitojnë me rezultatin e thellë, 3-0. Sipari i golave u çel nga talenti argjentinas, Alejandro Garnaço në minutën e 21’-të të sfidës dhe vetëm 6 minuta më vonë rezultati dyfishohet nga braziliani Kasemiro. Për të “vulosur” rezultatin 3-0 mendoi “bomberi” francez, Entoni Martial,…

Read More