Pas debatit të ashpër që patën në ‘Prime’ Xhoana dhe Sofiela janë sqaruar dhe me sa duket mes tyre nuk ka më hatërmbetje. Në një bisedë miqësore ato pranojnë se sado që grinden me njëra-tjetrën, përsëri flasin. Xhoana është shprehur: “Zihemi 20 herë në javë dhe përsëri flasim.” Nga ana tjetër edhe Sofiela duket se ndan të njëjtin mendim me të dhe ka shtuar: “Unë e kam xhan këtë budallaqen.” Kujtojmë se vajzat kanë pasur një përballje të ashpër në ‘Prime’, më shumë detaje për lajmin lexoni këtu. Love Island Albania transmetohet çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan./…
Author: Politiko
Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat pasi është përflur për bashkëpunimin e saj me reperin, Mozzik. Pak orë më vonë, ajo ka surprizuar përsëri, kësaj radhe duke postuar një video me të dashurin e saj. Dafina ka vendosur këmbët njëra mbi tjetrën dhe fokusin e ka lënë të dora e tij që po e ledhaton. Duket se çifti i ri po shijojnë në maksimum ditët e para të lidhjes.
Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur ata e konfirmuan në ditëlindjen e pestë të Ajkës, duke zbuluar edhe gjininë. Çifti do bëhet me djalë dhe Ajka me një vëlla. Së fundmi Xhensila ka treguar për herë të parë barkun e rrumbullakosur teksa shfaqet në një super joshëse.Me veshje të tejdukshme dhe pa riçipeta, Xhensila po dilet super joshëse në javët e fundit të shtatzënisë. /ORAinfo/
Këngetarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili është shumë e dashur për publikun shqiptarë. Ajo konsiderohet si DIVA e këngës shqiptare. Për vite të tëra, Adelina ka argëtuar publikun me këngë të cilat çdo herë janë bërë hite, përcjell ORAinfo.Kohëve të fundit ajo është kaluar pak nga muzika, duke u marrë me një emision relaksues si dhe duke i kushtuar shumë kohë familjes. Adelina se fundmi ka publikuar një fotografi kur ajo ishte me e re. ‘Memories’, ka qenë përshkrimi qe Adelina i ka bërë kësaj fotografie. Kaq bukur dukej ajo në këtë imazh. /ORAinfo/aade-mp4
Adelina Tahiri është një artiste që prej kohësh ka marrë një pauzë mjaft të gjatë nga muzika dhe ekrani. Mirëpo, edhe pse larg botës së artit, ajo ka qenë në qendër të portaleve. E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”, Adelina ka folur më shumë mbi lajmet që janë shkruar kohët e fundit për të… Para pak kohësh doli lajmi që shtëpia jote në Selanik ishte grabitur, si e ke përjetuar këtë gjë? “Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni.…
Kida mahnit me pamjen e re. Kida është njëra ndër artistet që ka ndryshuar më së shumti pamjen. Edhe kësaj radhe, artistja vendosi të bënte një ndryshim, dhe rezultati është i mahnitshëm.Ajo ka shkurtuar flokët dhe vendosi një ngjyrë që përshtatet tamam me stinë e vjeshtës. Ndryshe, Kida ka paralajmëruar shumë këngë të reja pas një sezone goxha të ngarkuar verore.
Këngëtarja dhe aktorja njohur Nicole Scherzinger është shfaqur e mbuluar me gjak gjatë performancës së saj në West End, Sunset Boulevard. E emocionuar dhe me lotë në sy, 45-vjeçarja u ngjit në skenën e “The Savoy Theatre”, të hënën, ndërsa kishte veshur një fustan të zi dhe gjaku i rremë që i rridhte përpara. Roli i ri i Nicole shënon rikthimin e saj në skenë, tetë vjet pasi ajo u nominua për çmimin “Olivier” për portretizimin e Grizabella në Cats. Sipas The Sun, shefat e teatrit kanë punësuar fituesen e shumë çmimeve, Ingrid Mackinnon për të ndihmuar Nicole që të…
Profesori i Sigurisë, pranë Universitetit të Tetovës, Bashkim Sulejmani, në një prononcim për indeks.mk ka folur për Ligjin për Amnisti të propozuar nga Ministria e Drejtësisë e që Qeveria do ta miratojë brenda javës ose javën e ardhshme. Ai thotë se kjo nismë është e mirëseardhur duke parë gjendjen reale brenda burgjeve. Sipas tij kjo do të lehtësojë punën e autoriteteve brenda shtëpive ndëshkuese-përmirësuese. Foli edhe për faktin se pse VMRO-DPMNE-ja opozitare e kundërshton një propozim të tillë. “Kur bëhet fjalë për VMRO-në mund të vlerësojmë se ajo vetë është shkaktare e burgimeve të improvizuara, ajo i mbushi burgjet me…
Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të bruto prodhimit vendor (BPV) prej 2 për qind, ndërsa në vitin 2024 prej 3 për qind, parashikon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit për gjendjen e ekonomive në rajonin që i mbulon. “Rritja e BPV -së me siguri do të mbetet modeste në vitin 2023 prej rreth 2 për qind, para se të rritet deri në 3 për qind në vitin 2024, për shkak të rimëkëmbjes së pritshme ekonomike globale. Edhe krahas rritjes së mëtejshme të pagave minimale nga prilli i vitit 2023, rritja e…
Reshjet e dendura nga stuhia Elias kanë goditur pjesë të Evias veriore, ishullit të dytë më të madh të Greqisë që ndodhet në lindje të Athinës. Mbi 40 shtëpi, bodrume hotelesh, biznese, si dhe makina janë përmbytur ndërsa disa përrenj dhe lumenj në Evian veriore po mbahen nën monitorim pasi janë në pikën kritike. Ekipet e shpëtimit po punojnë në mënyrë aktive për të evakuuar njerëzit që janë bllokuar në këto zona të përmbytura. Autoritetet në Evia e kanë cilësuar situatën si të rrezikshme dhe u kërkuan banorëve të kufizojnë udhëtimet. Shumë pemë janë rrëzuar për shkak të erërave të…