Festivali Ndërkombëtar Teatrorë (FNT) Skupifestival nga data 05.10.2023 deri me 10.10.2023 do ta realizojë edicionin e 17-të. Hapja solemne e Festivalit do të bëhet me shfaqen “Martesa” nga Teatri i qytetit të Durrësit me datë 5 tetor (e enjte) në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar – Shkup. Ky edicion do të ketë shfaqje teatrore nga disa shtete, Kosova, Turqia, Franca, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, etj. Më shumë detaje mund të gjeni në linkun në vazhdim www.skupifestival.mk
Author: Politiko
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia kujton presidentin serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”. Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënë presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”. E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk…
Zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles ka konfirmuar sot nga konferenca e shtypit të mesditës të Komisionit Europian, se do të ketë pasoja për ngjarjet në Banjskë, por pritet përfundimi i hetimit, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj. Peter Stano është pyetur mbi qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit, në bazë të marrëveshjes së Brukselit, polici i Kosovës që u vra në Veri të Kosovë nuk duhet të ndodhej aty , si dhe narrativës së krijuar në Serbi për të legjitimuar të ashtuquajturit“ luftëtarët e lirisë” në Serbi, që janë cilësuar…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj deklaratës të së “Majtës” në lidhje me refuzimin e Ligjit për evidencë amë, nga ku thonë se ky ligj nuk ka hyrë fare në procedurë të kushtetutshmërisë për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur votat e nevojshme. “I nderuar profesor Apasiev, mësoji fëmijët e sektorit juridik në partinë “E Majta” të shkruajnë të vërtetën dhe me objektivitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Iniciativa e “Levicës” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë, nuk ka hyrë fare në procedurë pasi që nuk i ka pasur votat e nevojshme në seancë…
Mbrëmë, Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) gjobiti dhe mbylli pesë markete të tjera në të gjithë vendin që nuk respektuan vendimin për kufizimin e çmimeve të disa prej produkteve ushqimore që qeveria vendosi të shiten me “çmim të garantuar” deri në 30 nëntor. Për këtë në profilin e tij në Facebook mbrëmë ka bërë të ditur kreu i ISHT-së, Goran Trajkovski. “Pesë markete në Kavadar, Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë janë gjobitur dhe mbyllur. Në disa raste kam përmendur se të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe masat e Qeverisë. Gjithashtu, nuk do të lejoj askënd që të manipulojë dhe mashtrojë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në seancën e sotme plenare ka folur për sulmin terrorist nga grupi i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali. Kurti tha se e diela ishte ditë e rëndë për vendin dhe mbarë kombin pasi u vra rreshteri në detyrë, Afrim Bunjaku, i cili shtoi se ai do t’i mungojë të gjithë vendit. “Ishte ditë e rëndë për vendin dhe kombin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar, ashtu siç do t’i mungojë…
Mediat serbe kanë raportuar se dy persona nga Kosova janë sulmuar në një pikë kufitare mes Kroacisë e Serbisë më 26 shtator. Njëri prej tyre ka vdekur nga plagët që ka marrë. Gazeta Express mëson nga burimet e saj se viktima është 19 vjeçar nga Kosova me inicialet Sh.M. Siç ka raportuar më herët mediumi serb “Blic”, policia “është duke u kërkuar intensivisht” për autorët e krimit. “Pashë një burrë dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk…
Shkup, 28 shtator – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka takuar të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, z. Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori z. Matthew Lawson. Grubi dhe Vikers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, Asociacioni britanik i biznesit dhe mbështetja për stabilitet dhe siguri rajonale si dhe projektet që janë duke u realizuar përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare. Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme përfshirë këtu edhe…
Maqedonia e Veriut e gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-së për politikat e saj strategjike për anëtarësimin e plotë të vendit në BE, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, si sublimat i qëndrimit të tij në SHBA, ku u takua me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Financave të SHBA-së, si dhe me përfaqësues të Bankës Botërore dhe FMN-së. Bytyqi theksoi se bashkarisht u vlerësua se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e një…
Pjesëtarët e policisë së Tetovës të mërkurën rreth orës 18:50, në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë, kanë arrestuar 37-vjeçarin G.S. nga Tetova për shkak të dyshimit se rreth orës 14:00 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë ka kryer një vjedhje në veturën “Fiat Dablo”. Tek ai është gjetur dhe marrë një mjet personal, i cili më pas i është kthyer pronarit Sh.A.(45) nga Tetova. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do t’i përgatitet kallëzim përkatës.