Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Kamberi i drejtohet Vuçiqit: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën
    RAJON

    Kamberi i drejtohet Vuçiqit: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën

    28/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia kujton presidentin serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”.

    Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënë presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”. E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk dëshiron t’i vras serbët.

    “Mjaft me patetizmin tuaj z. president. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës”, shkruan Kamberi.

    Ambiciet e presidentit serb, sipas tij, janë “njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit)”.

    “Ato tashmë po shkaktojnë humbje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive. Fundja, “do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptar. Autorësia e saj ju përket juve”, ka shkruar Kamberi duke iu referuar presidentit serb.

    Ndryshe, gjatë viteve ’90, president serb që atëbotë ishte në strukturat e larta të Partisë Radikale Serbe, kishte thënë në Parlamentin e Serbisë, se nëse boshnjakët e vrasin një serb, serbët do t’i vrasin 100 boshnjakë. Kujtojmë se vetëm në Srebrenicë ndodhë gjenocidi më i madh ndaj popullsisë civile ku u vranë më shumë se 8 mijë civilë bonjakë nga ushtria serbe.

    E një ditë më parë, deputeti shqiptar në Parlantin e Serbisë foli edhe për Listen Serbe. Ai thotë se është koha që qytetarët serbë të Kosovës të lirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve të dëshmuar tanimë të Listës Srpska./Gazeta Lajm

    Previous ArticleBE: Do të ketë pasoja për ngjarjet në Banjskë. Ishte një sulm terrorist!
    Next Article Fillon edicioni i 17-të i Skupifestival

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.