Robert Levandovski nuk e nisi sfidën si titullar ndaj Majorkës, dhe për këtë ka pasur shumë pyetje se përse është marrë ky vendim nga trajneri Çavi. Media spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi polak ia kishte kërkuar vetë teknikut katalanas që të pushonte. Ai e mori këtë vendim për të qenë më i cclodhur në dy ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, atë kundër Sevijas në kampionat dhe kundër Portos në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kësaj, Leva u aktivizua në minutën e 58′ pasi Majorka ishte në avantazh. Në fund ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.
Author: Politiko
Mbrëmjen e së mërkurës, Manchester City përjetoi një eliminim tronditës nga Newcastle United në raundin e tretë të Kupës së Ligës e njohur si Carabao Cup, duke e lënë pa shanse për të fituar të katër trofetë këtë sezon. Në ndeshjen e zhvilluar në St. James Park, City u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Newcastle, me golin e vetëm të shënuar nga Alexander Isak në minutën e 53-të të takimit. Pas ndeshjes, trajneri i klubit nga Etihad, Pep Guardiola, ka tentuar të gjejë alibi për eliminimin e hershem të ekipit të tij nga kjo garë. “Ju mendoni se qëllimi…
Rreth 7.5 milionë euro që Barcelona i pagoi Hoze Maria Enrike Negreira, ish-zv. presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve për 17 vjet, përbën një krim. Kështu beson Hoakin Aguirre, kreu i Gjykatës Hetimore numër një të Barcelonës, i cili ka akuzuar klubin spanjoll për ryfshet. Siç raporton “El Debate”. Bartomeu, Sandro Rosell, Negreira dhe djali i tij janë të akuzuarit në këtë çështje. “Kushdo që me dispozitë të menjëhershme të ligjit, me zgjedhje ose me emërim të një organi kompetent, merr pjesë në ushtrimin e funksioneve publike, do të konsiderohet zyrtar publik”, thuhet nga Gjykata e Lartë. Siç shpjegohet në…
Inter Miami nuk mund t’ia dalë dot pa Lionel Messin. Ekipi nga Florida u mposht në finale të US Open nga Huston Dynamo me rezultat 1:2. Pa dyshim, vendimtare ishte mungesa e të lënduarit Messi, angazhimi i së cilit mbeti në dyshim deri në momentet e fundit. Për ta konfirmuar këtë, klubi nuk e ka publikuar listën e të ftuarve dhe trajneri Gerardo Martino nuk ka mbajtur konferencë për shtyp para lojës.Në fund, Messit iu desh ta ngriste flamurin e bardhë, njëjtë si shoku i tij i skuadrës tek Barcelona, Jordi Alba.
La Liga ka një kryesues të ri. Janë katalanas, por nuk quhen Barcelona. Janë modestët e Xhironës, të cilët pas shtatë javëve të para kryesojnë kampionatin spanjoll të La Ligës me 19 pikë, 1 më shumë sesa Reali i Madridit dhe +2 nga Barcelona. Viktima e radhës e skuadrës që për herë të parë në historinë e saj kryeson La Ligën dhe që ka vetëm katër sezone në elitë, u bë Vijareali. “Nëndetëset e verdha” u fundosën 2-1 në shtëpinë e tyre pavarësisht se kaluan në avantazh me Parehon në fillim të pjesës së dytë. Por Dovbik dhe Garsia përmbysën…
Max Verstappen është shumë pranë fitimit të titullit të tretë kampion bote në Formula 1. Pilotit holandez të Red Bull i mjaftojnë edhe 3 pikë për ta siguruar matematikisht atë titull, pikë që mund të vijnë që ditën e shtunë në garën sprint që do të zhvillohet në Katar. “Titulli i këtij viti ishte më i lehtë për t’u fituar, pasi dominuam gjatë gjithë kohës. closevolume_off Makina këtë sezon dominoi thuajse në çdo garë. Më përjashtim të garës në Singapor, kudo kemi patur një makinë fituese, ndaj e meritojmë të fitojmë sërish”, u shpreh Verstappen. “Ky mbetet një sezon i…
Vizioni ynë për Maqedoni të Veriut prosperuese dhe evropiane, me infrastrukturë moderne dhe cilësore është i pamundur pa bashkëpunim dhe mbështetje nga komuniteti profeisonal dhe akademik, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski para pjesëmarrësve në Simpoziumin e 20-t të Shoqatës së konstruktorëve ndërtimorë të Maqedonisë të titulluar “Konstruksione rezistuese”, që po mbahet prej sot në Shkup. “Të jesh pjesë e këtij komuniteti profesionist, potencoi ministri, është nder. Nga aspekti profesional, është fushë për garë të ideve. Nga aspekti ekonomik, ndërtimtaria mbështetë 25 degë të tjera të ekonomisë. Dhe prandaj qëllimet tona programore janë të krijojmë kushte të vazhdimësisë…
Presidenti Stevo Pendarovskim me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u ka dërguar urim pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë etnike boshnjake t’ju uroj 28 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe sinqerisht të uroj që ditën e sotme ta kalojnë në disponim të mirë, të mbushur me gëzim, lumturi dhe prosperitet. Komuniteti boshnjak është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multikulturore, multifetare dhe multietnike dhe së bashku me komunitetet e tjera,…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit për mentorimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Drejtorisë për NATO-n dhe Çështjet Politike dhe të Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njoftojnë nga MPJ. “Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit, në mënyrë shtesë forcojmë aleancën tonë në NATO dhe e pasurojmë kornizën kontraktuale ndërmjet dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar, si aleati dhe miku ynë i rëndësishëm, kontribuon në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të realizimit…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë qytetarët e komunitetit boshnjak me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre. Grubi në urimin e tij në Facebook shkruan se të gjitha sfidat shtetërore u tejkaluan së bashku me të gjitha bashkësitë që jetojnë në vend, ndaj me mbështetje do të finalizohet dhe misioni për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Statusi i plotë: Themelet e shëndosha të paqes, zhvillimit dhe perspektivës sonë progresive qëndrojnë mbi respektin ndaj vlerave identitare të njëri – tjetrit, andaj sot uroj të gjithë bashkëqytetarët tanë të komunitetit boshnjak me rastin e ditës ndërkombëtare të popullit…