Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Serbia dhe Kina diskutojnë për bashkëpunim ushtarak dhe teknik në takimin bilateral në Pekin
    RAJON

    Serbia dhe Kina diskutojnë për bashkëpunim ushtarak dhe teknik në takimin bilateral në Pekin

    18/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”.

    Vuçiq ka thënë se në këta takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai.

    Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze.

    “Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Vuçiq.

    “Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai.

    Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për investimet në infrastrukturë dhe për rritjen e investimeve kineze në Serbi.

    Presidenti serb tha se marrëveshja për tregti të lirë mes Serbisë e Kinës, e cila u nënshkrua në Pekin, mund të hyjë në fuqi në qershor të vitit të ardhshëm.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjithashtu gjendet në Pekin, i ka cilësuar “historike” marrëveshjet e nënshkruara me Kinën. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të presë mbështetjen e Bashkimit Evropian.

    “Bashkimi Evropian na thotë se ‘kur të hyjmë në BE, këto marrëveshje nuk do të jenë të vlefshme, por prisni’. Ne duhet të punojmë dhe të jetojmë derisa kjo të ndodhë”, ka thënë Daçiq.

    Por, ministri i jashtëm serb ka vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Kinës lidhur me çështjen e Kosovës.

    “Është e rëndësishme që Kina të jetë fuqishëm me Serbinë në rrethanat e vështira ndërkombëtare. Tani na pret seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën e Metohinë, prandaj mbështetja e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit është jetike për ne”, ka theksuar Daçiq.(politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleNjë shqiptar në mesin e kroatëve kur paralajmëruan shkatërrimin e ish Jugosllavisë
    Next Article Panairi i punës nga “Bechtel & Enka” edhe në Shkup, Artan Grubi: 2.000 vende të reja pune!

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.