Nëse jeni duke kërkuar për një ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm që ju ndihmon të humbni peshë, kungulli mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Ky ushqim i kësaj stine, përveçse është i pasur me lëndë ushqyese, ndikon pozitivisht edhe në organizmin tuaj, pasi përmban shumë ujë dhe fibra dhe ka një përmbajtje të ulët sheqeri. Sipas AgroWeb.org, vetëm 1/2 filxhan fara kungulli përmban: 40 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 5 mg natrium, 10 g karbohidrate, 3 g fibra, 4 g sheqerna, 0 g sheqerna të shtuara, 1 g, të proteinave. Këto fakte janë një fillim…
Author: Politiko
Një numër njerëzish u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të enjten pas një sulmi ajror izraelit që synoi “lagjen Al-Amal” në zonën Khan Younis të Rripit të Gazës, sipas zyrës së mediave të Ministrisë së Brendshme në Gaza që kontrollohet nga Hamasi. Ministria nuk dha një numër të saktë të viktimave, por tha se ekipet e shpëtimit po punonin për të nxjerrë trupat dhe të mbijetuarit nga rrënojat e ndërtesave që u goditën. Gjithashtu greva shkaktoi dëme të rënda në infrastrukturën dhe rrjetin elektrik në zonë. Ministria e dënoi sulmin si një “krim lufte” dhe një “masakër” kundër…
Presidenti i SHBA Joe Biden planifikon të kërkojë rreth 100 miliardë dollarë në një paketë shtesë të sigurisë kombëtare këtë javë, duke përfshirë 40 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, Tajvanin dhe për kufirin jugor të SHBA-së, dhe rreth 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN. . Paketa pritet të dorëzohet në Kongres të enjten, sipas zyrtarit. Zyrtari tha se paketa është krijuar për të adresuar kërcënimet “urgjente dhe në zhvillim” me të cilat përballen SHBA dhe aleatët e saj, si konflikti i vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hamasit, agresioni rus kundër Ukrainës, presioni…
Numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 3785, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Ai përfshin 1,524 fëmijë, 1,000 gra dhe 120 të moshuar, tha ministria e shëndetësisë. Përveç kësaj, 12,493 njerëz ishin plagosur, duke përfshirë 3,983 fëmijë dhe 3,300 gra, sipas zëdhënësit të ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra. Al-Qidra në një konferencë për shtyp theksoi më tej tensionin në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke thënë se 44 punonjës mjekësorë kishin vdekur, 70 të tjerë ishin plagosur dhe 23 ambulanca ishin shkatërruar si rezultat i “shkeljeve izraelite”. Dhuna e fundit ka shkaktuar më shumë se…
Petrit Saraçini, nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) në një prononcim për portalin “Politiko.makdomen.net” thotë se është e mundur që një pjesë e deputetëve të opozitares VMRO-DPMNE ti votojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugëtimin e saj pa pengesa drejt Bashkimit Evropian (BE). “Është e mundur, siç edhe spekulohet në opinion, për ndryshimet kushtetuese të votojë një pjesë e deputetëve të VMRO-së njësoj sikur për ndryshimet kushtetuese pas Marrëveshjes së Prespës, spekulime që u bënë edhe më të besueshme pas ndarjeve dhe zënkave brenda-partiake mes Hristijan Mickoskit dhe përkrahësve të tij dhe atyre që…
Në Maqedoninë e Veriut, brenda një muaji, ka nga 800 raste të regjistruara me COVID-19, kurse është rritur edhe numri i testimeve – ka deklaruar Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq. Sipas tij, siç përcjell Klan M, nuk bëhet fjalë për shifra serioze që mund të cënojnë kapacietet shëndetësore. Komisioni për Sëmundje Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, si preventivë kundër përhapjes së koronavirusit, ka rekomanduar që maskat mbrojtëse detyrimisht të shfrytëzohen vetëm nëpër institucionet shëndetësore, por jo edhe në barnatoret dhe azilet e pleqve. Këto komente u bënë gjatë brifingut të rregullt të Ministrisë së Shëndetësisë me temën…
Masa antikrizë shtesë mund të priten nga nëntori, ndërsa nga fundi i këtij muaji duhet të definohen, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç informoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Globus”, po punohet intensivisht në krijimin e masave. Ai është i njoftuar, tha, me disa nga propozimet, së bashku me odat ekonomike dhe me të gjitha palët tjera të prekura. Bekteshi i shpehu mirënjohje afarizmit, në mënyrë të veçantë prodhuesve “të cilët vullnetarisht në momente të caktuara i ulin çmimet”. Sipas ministrit, të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me…
Ne në këtë moment nuk flasim për përputhjen e datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtjen e zgjedhjeve në terminin e rregullt, për çka më në fund të gjitha partitë politike u pajtuan se do të jenë në terminin e rregullt, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për datë të pranueshme për zgjedhje, gjatë vizitës së sotme në fabrikën për produkte të mishit, “Mis Globus” në Shkup. Ai shtoi se gjatë parashtrimit të ekspozesë si mandatar, tha se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, në fillim presidenciale, e pastaj edhe zgjedhjet parlamentare.…
Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion. Gjatë këtyre ditëve delegacioni i RMV-së përpara ekspertëve të Komisionit Evropian realizoi mbi 40 prezantime sa i përket kornizës ekzistuese ligjore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, intervenimeve në tregun bujqësor, sistemeve për kontroll të cilësisë të produkteve bujqësore, mekanizmave tregtar, implementimi i masave anti krizë si dhe shumë aspekte të tjera që rregullojnë plasmanin e produkteve bujqësore në vendin tonë. Delegacioni i RMV-së u kryesua nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe…
Ambasadori holandez Dirk Jan Kop thotë se në vened nuk ekziston një vullnet i vërtetë poitik për ndryshim jo vetëm në politikë, por edhe në bashkësitë fetare, të cilat, siç tha sot, e bllokojnë ndryshimin dhe e bllokojnë Konventën e Stambollit. “Megjithatë të gjitha vendet tjera në periudhën nga 10 deri në 15 vjet kanë arritur t’i bëjnë reforma e nevojshme dhe të bëhenë anëtare të BE-së. Çka keni bërë ju, përveç se keni grumbulluar pretekste për plotësimin e kërkesave për anëtarësim. Pse nuk i keni kryer ju reformat tuaja para 15 vjetëve si dhe këto vende tjera? Dëgjoj se…