Gjatë ditës së mërkure ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, e ka tronditur opinionin me deklaratën për futbollistin e njohur Karim Benzema. Darmanin tha se Benzema se ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”. E disa orë më pas ka reaguar edhe senatorja nga Partia Republikane, Valerie Boyer. Ajo kërkoi që ndaj Benzemas të merren masa. Boyer tha se atij duhet t’i merret shtetësia dhe “Topi i artë”, i fituar vitin e kaluar. “Është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë”, tha ajo. Reagimi i dy politikanëve francez vjen pasi fituesi i “Topit të artë”, kishte…
Author: Politiko
Parlamenti Evropian do të votojë sot për një rezolutë që kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kritikon Serbinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe u plagosën pesë të tjerë. Rezoluta, e titulluar “Normalizimi Kosovë-Serbi”, është hartuar nga eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili ka shpalosur detaje lidhur me përmbajtjen e saj në një postim në X, ish-Twitter. Ai tha se paragrafi i 26-t i rezolutës rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së…
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, e cila po përballet me mungesë të pajisjeve, uniformave dhe mjetetve të tjera të nevojshme për punën e tyre. Në seancë po mungojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, e cila ende nuk ka formuar qeverinë. Vetëvendosja ka kundërshtuar rezolutën, duke e quajtur atë një përpjekje për të penguar procesin e formimit të institucioneve të reja. Prezantimin e rezolutës po e bën iniciuesi i saj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj. Ai ka thënë…
Ndërsa ushtria izraelite vazhdon bombardimet e saj të pamëshirshme të Rripit të Gazës, qindra mijëra palestinezë kanë kërkuar strehim në kampin Rafah, i vendosur në pikën kufitare jugore midis enklavës së përleshur dhe Egjiptit. Kampi, i cili ishte tashmë shtëpia e shumë refugjatëve që ikën nga konfliktet e mëparshme, ka parë dyfishimin e popullsisë së tij në ditët e fundit, sipas një banori vendas dhe punonjës bamirësie. Abusakar, 30 vjeç, sapo ishte kthyer nga Egjipti pasi kishte mbaruar MBA, kur shpërtheu raundi i fundit i dhunës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit militant që sundon Gazën. Tani ai drejton një shoqatë…
Ish drejtori organizativ, (ekonomik) i Klinikës për Kirurgji Torakale, Erhan Zuberi nga Alternativa tashmë i shkarkuar nga kjo pozitë dhe i larguar nga partia për shkak të mendimit ndryshe, ka lëshuar një koment shumë të rëndë dhe me plotë akuza për sekretarin e përgjithshëm të Alternativës, Zeqirja Ibrahimi. Sipas Zuberit, Ibrahimi apo siç ai ka preferuar ta quaj me shkurtesë, “Zeqa” ka vajtur për lesh. Thotë se pikërisht Ibrahimi është ai që e morri në qafë organizatën duke i’u referuar, Alternativës. “ Zeqa ka vajtur per lesh, e mori nqaf gjithë organizatën veç pse ka qejf të mbetet ashtu siç…
Rreth 45 deputetë të opozitës në Shqipëri kanë reaguar sot në seancë plenare duke u përplasur me mazhorancën socialiste. Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Gjithashtu prej 2 muajsh edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha. Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit është kosideruar si provokim nga ana e deputetëve…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Qeveria ka shfrytëzuar 98 përqind të fondeve IPARD. Sipas LSDM-së, Maqedonia e Veriut është lidere në rajon në shfrytëzimin e fondeve IPARD. “Jemi vendi i parë që kemi filluar me programin IPARD 3, me çka hapen disa fusha për mbështetje, por edhe për pagesë avans për biznis ide. Bujqit i kanë parë përfitimet, me mbështetjen për të modernizuar prodhimet e tyre, të japin prodhime që konkurrojnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë”. “Vitet e kaluara me ndihmën e BE-së janë krijuar kushte për modernizimin e prodhimit bujqësor,…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak mbërriti në Izrael të enjten përpara takimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog. Vizita e Sunak vjen në një kohë zie dhe tensioni në rajon, pas një serie sulmesh terroriste nga Hamasi që vranë dhjetëra izraelitë dhe plagosën qindra të tjerë. Sunak shprehu solidaritetin e tij me Izraelin dhe dënoi terrorizmin që ka pllakosur vendin. “Unë jam në Izrael, një komb në pikëllim. Unë e ndjej këtë pikëllim bashkë me ju dhe qëndroj me ju kundër të keqes që është terrorizmi. Sot, dhe gjithmonë”, tha Sunak në një postim në…
Juristi, ish-kryetari i Komunës së Zhelinës dhe njohës i mirë i çështjeve politike në vend, Qenan Aliu për “Poltiko.mk” thotë se deklaratat e opozitarit Hristijan Mickoski nuk duhet të merren si serioze sa i përket aktualitetit politik në vend, ndërsa ndryshimet kushtetuese, sipas tij, do të ndodhin në nëntor, ose pak më vonë. “Mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta realisht është edhe racionale mbi të gjitha në aspektin financiar. Madje pragu i lartë për zgjedhjen e Presidentit shton edhe dilemën tjetër për përsëritje të zgjedhjeve nëse nuk arrihet pragu i përcaktuar me Kushtetutë. Ndërsa sa i përket deklaratave të Mickoskit nëse…
Opozitarja VMRO-DPMNE e cila kushtëzon ndryshimet kushtetuese për futjen e komunitetit bullgarë në Preambulë, me sa duket për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ndryshojë qëndrim dhe do ti jap mbështetje ndryshimit të Kushtetutës. Oferta e liderit opozitar Hristijan Mickoski që bashkë me zgjedhjet presidenciale në maj të vitit të ardhshëm të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare lë të kuptohet se ai po shqyrton mundësinë që të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Ky konstatim del nga oferta e shumicës parlamentare për opozitën, e cila ka deklaruar se nëse votohen ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare mund të mbahen kur të dëshiron opozita, shkruan…