Një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në kampin e refugjatëve Jabalya në Gazën veriore ka vrarë të paktën 50 persona dhe ka plagosur më shumë se 200, sipas burimeve lokale. Sulmi, i cili synonte një zonë banimi, u krye nga një avion luftarak F-16 që lëshoi disa raketa pa paralajmërim, thanë dëshmitarët okularë. Sulmi la kratere të mëdhenj në tokë dhe shkaktoi shkatërrim të gjerë në ndërtesa dhe infrastrukturë. Shumë nga viktimat ishin civilë, duke përfshirë fëmijë, të cilët prisnin në radhë për të blerë bukë ose për t’u strehuar në shtëpitë e tyre. Spitali indonezian, objekti më i afërt mjekësor…
Author: Politiko
Maqedonia e Veriut pa hamendje mbështet shtetin kosovar në aspiratat për t’u bërë anëtare e organizatave evropiane dhe ndërkombëtare, siguron kryetari i Komisionit për Eurointegrime, Arbër Ademi. “Takimet tona janë të vazhdueshme, të rregullta, që kanë të bëjnë me shkëmbim të përvojave mes dy vendeve në realizimin e aspiratave tona të përbashkëta, që është anëtarësimi në BE dhe progresi që duhet ta shënojmë gjatë rrugës për ta arritur këtë qëllim final. Ritheksuam edhe njëherë qëndrimin tonë se Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën edhe RMV-në, dhe se jemi të hapur për bashkëpunim në…
Bashkëpunimi parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me theks të veçantë bashkëpunimi në fushën e eurointegrimeve, ishte tema kryesore mes delegacionit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kosovës dhe komisionit amë në Kuvendin tonë. Është konstatuar mbështetja që vendet duhet t’ia japin njëri – tjetrit në proceset eurointegruese, gjë të cilën e pret edhe Kosova, e cila synon anëtarësimin në organizatat pan evropiane dhe ato euroatlantike. “Besoj që është shumë e rëndësishme që në veçanti shtetet e Ballkanit Perëndimor, shtetet tona fqinje të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë, sepse kur ne përkrahim njëra-tjetrën, rruga jonë drejt BE-së do…
Tash e një kohë këngëtarja, Dafina Zeiqiri është duke u përfolur për lidhjen e re me Kreshnik Gjergjin. Në media rozë madje është raportuar edhe për një martesë të mundshme mes dyshes. Se dyshja po kalojë kohë të bukur bashkë, po e dëshmon edhe vet këngëtarja e cila ka publikuar një sërë imazhesh nga një aheng mbrëmë me rrethin e saj shoqëror e ku nuk ka munguar as biznesmeni, Kreshnik Gjergji. Vet ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me këngëtaren duke u puthur, teksa kjo e fundit e ka ri-postuar.
Me zëra të ngritur debatuan mes vete Meti dhe Santianës. Edhe më herët Santiana kishte kritikuar atë për qasjen ndaj vajzave. Ndërsa Meti sot iu drejtua Santianës duke i thënë se “shihemi në ‘Prime’ se ti që tre ‘Prime’ nuk je në lojë”. Ajo iu përgjigj duke i thënë se “ti je super arrogant”. Në një moment ai i tha “o shpirti jem” ku Santiana iu kthye duke i thënë “shpirti jot nuk jam unë”.
Dy nga skuadrat favorite dhe pretendente për të fituar në NBA, Milwaukee Bucks në Lindje dhe Los Angeles Lakers humbën sfidat e radhës. Skuadra e Milwaukee u mund 127-110 në fushën e saj nga Atlanta, që mori fitoren e parë sezonale. Tetë lojtarë të Atlanta-s realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Antetokounmpo. Miqtë bënë një pjesë të parë shumë mirë, duke kaluar deri në 21 pikë avantazh dhe në pjesën e dytë thjesht menaxhuan epërsinë, duke e mbyllur me 17 pikë diferencë ndaj vendasve. Pas kohës shtesë humbet ekipi i Lakers, që u mund…
Botërori mund të zhvillohet sërish në dimër. Pas Botërorit të fundit që u zhvillua vjet në Katar në muajt nëntor-dhjetor, gjasat janë që ky ritual të përsëritet edhe në vitin 2034. Tabloidi anglez “the sun” ka raportuar sot se Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës në vitin 2034 pasi Australia u tërhoq nga konkurrimi. Afati i fundit për të paraqitur ofertat për të organizuar turneun pas një dekade është sot. ARABIA SAUDI me shumë mundësi do të jetë pritëse e Kupës së Botës në vitin 2034. Kjo pasi ofertuesit rivalë, Australia, u tërhoqën nga gara në ditën e…
Vitamina D është një lloj vitamine që ndihmon në shëndetin e kockave, dhëmbëve, muskujve dhe sistemit imunitar. Gjithashtu ka një rol në parandalimin e inflamacionit, i cili mund të shkaktojë sëmundje të tilla si reumatizma dhe artriti. Por si mund ta merrni vitaminën D në mënyrë natyrale dhe sa keni nevojë? Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, vitamina D luan një rol të fortë kundër inflamacionit, i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh autoimune, duke përfshirë reumatizmin dhe artritin. Kjo vitaminë ndikon në nivelin e serotoninës. Një nivel i ulur i serotoninës mund të shkaktojë depresion,…
Qeveria e Kosovës ka pranuar që të diskutojë propozimin e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk ka të njëjtën qasje për kushtetutshmërinë e këtij propozimi. Vetëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur se propozimi është në përputhje me Kushtetutën, ndërsa kryeministri Albin Kurti, kryetarja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kanë thënë se do ta lënë Gjykatën Kushtetuese të bëjë vlerësimin. Propozimi ndërkombëtar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është një dokument i përgatitur nga pesë diplomatë të huaj që vizituan Prishtinën dhe Beogradin në fillim të tetorit. Ky dokument parasheh aneksimin…
Më shumë se 200 pjesëmarrës – gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të kompanive të IT-së, autoriteteve dhe institucioneve shtetërore, me praninë e të ftuarve nga 32 vende të Evropës dhe më gjerë, po marrin pjesë në punimet e Samitit të dytë global për digjitalizimin e Gjyqësorit që këto tri ditë do të mbahet në Ohër. Siç u theksua në hapje të Samitit, transformimi digjital integron teknologjitë në drejtimin si një proces për të përfituar nga mundësitë që sjell epoka e re. E gjithë kjo ka ndikim në gjyqësor dhe mundëson forcimin e tij, i cili në mënyrë imanente lidhet me pritjet…