“Vetingu që po përflitet aq shumë, do të duhej të ishte një proces i vendosur në binarë të sigurt që të arrijë efektet e veta, ta çlirojë gjyqësinë dhe politikën nga profiterët shumëvjeçarë, por dhe të vendosë parime dhe të krijojë parakushte për funksionim të të gjitha pushteteve, të pandikuar njëri tjetri. Kjo që kishim deri tash me një garniturë të kaluar dhe tash me këtë tjetrin, nuk duket se kemi gjyqësi të besueshme në vendimet e saj. Një ideal i largët, por ia vlen të provohet.” Kështu midis tjerash ka shkruar publicisti Daut Dauti në kolumnën e tij në…
Author: Politiko
Politikologia Dijana Toska, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar të gjithë ata që mundohen të shfrytëzojnë metodat përçarëse për shqiptarët duke aluduar në sulmet e fundit që po bëhen nga VMRO DPMNE dhe disa shqipfolës ndaj BDI dhe kreut të saj Ali Ahmeti. Dhe përse dikush ka nevojë të bëhet mashë e qarqeve dashakeqase kur dihet që në rastin e parë do ta flijojnë edhe atë mashë kur nuk do të ju nevojitet më, shkruan mes tjerave Toska. Historikisht armiku kur ka deshtë me mbrri diçka i ka përdorë metodat përçarëse tek shqiptarët. Diku ka dhezë, diku më…
-Çdo krahasim midis pushtetit të VMRO-së dhe qeverisë aktuale, janë si qielli me tokën. Fraza “shtet i robëruar” nuk lindi rastësisht, sepse një VMRO që veten e shiste si patriotike, ia kishte zënë frymën shtetit në çdo fushë: mediat e korruptuara me paratë që i jepte nga buxheti, ndërkaq ato kritiket i mbyllte(ku është sot TVA1-shi?!), gjyqësinë e korruptuar dhe shndërruar kur fuste në burg pronarë mediash dhe gjykonte për një fjalë goje(kujtoni “fitoret” gjyqësore të Gruevskit ndaj atyre që i akuzonte për shpifje për gjërat që ishin të njohura publikisht!), duke përfshirë këtu edhe “menaxhmentin identitar”, që shkaktonte qëllimshëm…
Veprimet e zëvendëskryeministrit Grubi ndaj korrupsionin, keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë armiqësore që nga fillimi i mandatit të tij. Përveç angazhimit të tij të pakontestueshëm në hapërimin e vendit pa pengesa drejt BE-së, ai ka vendosur një standard krejt ndryshe në politik-bërjen e Maqedonisë së Veriut. Destan Jonuzi Politikat e Qeverisë, por edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për demonopolizimi të sektorit energjetik, gazit natyral, paralajmërimet për miratimin e një ligji për VETING të përgjithshëm, beteja e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, paralajmërimet e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për një “Listë të zezë” të politikanëve të…
Shefi i grupit parlamentar të BDI dhe njëherit nënkryetar i partisë ka reaguar lidhur me sulmet që sot kanë nisur ndaj BDI-së, Ali Ahmetit dhe eksponentëve të lartë partiak, duke theksuar se sulmet janë të pabaza dhe të gjitha bëhen nga koalicioni konspirativ i përbërë nga VMRO, Levica dhe disa shqiptar puthadorë. Jemi dëshmitarë të një fushate të përgatitur mirë dhe të koordinuar prej një qendre, fushatë me shpifje, akuza, lajme të rreme, konstrukcione e konsipacione që nuk kursejnë asnjë vlerë, asnjë standard të jetës dhe debatit publik. Në kohëra vendimtare, lajmërohen këto grupe që shpesh gjejnë gjuhë të përbashkët…
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka deklaruar se shpifjet, akuzat, sulmet nuk kanë të ndalur, por gjersa jam figurë publike, i pres dhe do të përballem me fushatën nxitëse dhe shpifëse, në media e në gjyq, por nuk e besoja se kaq të ulët mund të jeni, me sulme ndaj familjarëve të mi pa asnjë bazë e pa asnjë arsye, të cilët veprojnë në sektorin privat shumë më herët se sa unë ti bashkangjitem politikës. Grubi është shprehur se akuzat dhe shpifjet e sotme të VMRO DPMNE-së dhe të djeshme të eksponentëve shqiptar dhe shokëve të…
DFIZHT Festim Halili sot iu drejtua panelit “Diagnoza e edukimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut: Ku jemi?”, e cila u mbajt në kuadër të konferencës ECONOLIT 2023 “Edukimi ekonomik: një aftësi e domosdoshme e shekullit të 21-të”. “Mendoj se mbështetja për sipërmarrësit e rinj të ardhshëm është vendimtare në zhvillimin e një ekonomie inovative, nga e cila do të përfitojë e gjithë shoqëria. Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërmerr disa iniciativa dhe programe përmes të cilave inkurajojmë të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit dhe realizimin e ëndrrave…
Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani është zgjedhur anëtar nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ky nderim ndaj Z.Destani u bë në kuadër të kontributit të tij të dhënë gjatë 30 viteve në fusha të ndryshme. “Me kontributin e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturo-sportiv dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më i shquar i mërgatës shqiptare sot në botë”-tha Flamur Gashi, nga Këshillit të…
Sot me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Teatrin shqiptar në Shkup është mbajtur manifestimi Dita e Plisit. Me plisin e bardhë të të parëve tanë në kokë në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup vazhduam traditën e shënimit të përvjetoreve të pavarësisë së Kosovës. Kujtimet mbi heronjtë, atdhedashurinë, monopatet e rrugës së lirisë qëndrojnë të pavdekshme ndër breza vetëm përmes këngës e valles. Përgëzime trupës artistike të Ansamblit tonë shtetëror dhe të Ansamblit “Drenica” që na rikthyen në kujtesë si shkëndijë frymëzimi rrugën e lavdisë sonë kombëtare. https://www.facebook.com/photo?fbid=736939864466805&set=pcb.736940184466773
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrimi, Ali Ahmeti, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se ndihet krenar për kontributin që ka dhënë në rrugëtimin e Kosovës. “Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve. Kosova shënon sot 15 vjetorin e shpalljes shtet të pavarur dhe në kujtimet e mia qëndron gjithmonë i freskët kushtrimi i saj i lirisë. Me shokët e…