Shtatëdhjetë e pesë vjeçari A.A. nga Tetova, dje (16-shkurt) në ora 14:25 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11.00 në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, ka qenë i kafshuar nga një qen endacak, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Author: Politiko
Me homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini, te varri i themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, vizitën në Muzeun historik në fshatin Poroj dhe me organizimin e akademisë solemne, Universiteti i Tetovës e ka përkujtuar sot përvjetorin e ligjëratave të para. Si sot, 28 vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 1995, filloi viti akademik në këtë institucion të arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Nga këndvështrimi i sotëm, vendimi për themelimin e Universitetit të Tetovës vlerësohet si një hap historik, i sjellë nga strukturat më vizionare të inteligjencies shqiptare…
Investitori Mohamed El Alabbar në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, ku zbuloi edhe çmimet marramendëse të apartamenteve në investimin madhështor që do të ndërtohet në Durrës. Çmimet, sipas tij, variojnë nga 1650 euro deri në 2200 euro metri katror. Por kjo shifër ndryshon në bazë të pozicionit dhe pamjes që ofron apartamenti luksoz. Grida Duma: Sa është çmimi që planifikoni për metër katrorë? Mohamed Alabbar: E kemi nisur me 1650 euro për metër katrorë, ndoshta tashmë është katër përqind më e lartë. Apartamentet me pamje nga deti i kemi shitur me 2200 euro për metër katrorë. E rëndësishme është…
Vendi do të ecë përpara me shpejtësi, nëse bëjmë harmonizimin e arsimit me tregun e punës. Kjo është ajo për të cilën ne përpiqemi vazhdimisht dhe është qëllimi kryesor i politikave arsimore që ne krijojmë përmes një qasjeje inkluzive – të krijojmë kuadër të përgatitur mirë, gjegjësisht kapitali njerëzor i cili do t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë në të gjitha sferat. Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin me përfaqësuesit e Komisioni Europian ku diskutuan për politikat prioritare në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike 2023-2025. – Në këtë drejtim, ne jemi të fokusuar në përmirësimin…
Nën përkujdesje të Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe organizim të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe, sot më 17 shkurt, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Teatrin Shqiptar të Shkupit me fillim nga ora 14:00 do të mbahet manifestimi Dita e Plisit. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerët e lartë të të gjitha institucioneve nga vendi po edhe nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Kjo ngjarje sjell premierën absolute të “Valles së Bareshës”! Për të gjithë spektatorët rikthehet edhe “Vallja e Shotës” në versionin e saj origjinal. Kësaj…
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë. Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në vend dhe ambasadorit Florian Qehaja u bëmë sot bashkë për të përcjellur urimet tona me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Si në çdo përvjetor rifreskuam kujtesën mbi qendresën heroike të popullit të Kosovës, reflektuam mbi lidhjen tonë të pashkëputshme kombëtare dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe për t’i dhënë fund gjenocidit. Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore…
Me ftesë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në ngjarjen e organizuar për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ahmeti në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook shkrun se liria dhe pavarësia e Kosovës dikur ishte ëndërr ndërsa tashmë realitet. Postimi i plotë: Sonte, nën organizim të ambasadës së Republikës së Kosovës festuam 15 vjetorin e Pavarësisë. Liria dhe pavarësia e Kosovës ishte një ëndërr të cilën ne e besuam dhe është një realitet. Sot është dita kur mendimet tona kthehen drejt kujtimit për…
Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Ministrit të arsimit,Abdilaqim Ademi, bashkëpartiakë të tij kanë kryer homazhe tek vendprehja e tij në fshatin Shemshovë. Pjesëmarrës në homazhet në nder të jetës dhe veprës së Ademit, ishte dhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Grubi vlerëson lartë të gjithë kontributin që Abdilaqim Ademi ka dhënë në politikë, e aq më tepër në trasimin e rrugës përparimtare të vendit. Njoftimi i plotë: Me homazhet në vendprehjen e tij në Shemshovë, filluam sot aktivitetet përkujtimore në 5 vjetorin e ndarjes nga…
Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademi, bashkëpartiakë, miq e bashkëpunëtorë kanë kujtuar veprën dhe jetën e tij. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra, drejtorë dhe bashkëveprimtarë vendosën kurora më lule tek varri i ish-Ministrit Ademi në fshatin Shemshovë. Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohje për gjithë punën e të ndjerit, duke e cilësuar si një ndër bashkëpunëtorët që dha kontribut të jashtëzakonshëm në proceset progresive të vendit. Ndër te tjera, Ahmeti shkruan se Abdilaqim Ademin mbetet një politik shembull për të gjitha virtytet…
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë para pak minutash. Sipas “EMSC”, magnituda e këtij tërmeti ishte 5.2 shkallë. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Rijekës.