Ministri i Punëve të Jashtme e ka vlerësuar si hap historik nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 në mes Qeverisë dhe Bechtel-Enka. Osmani ka thënë se Korridori 8 është i rëndësishëm për të gjithë rajonin, e jo vetëm për vendin. “Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes me kompaninë “Behtel – Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D paraqet hap historik infrastrukturor, që është sigurisht më i rëndësishmi për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, por edhe i një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani. https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/774616450686345
Author: Politiko
Shefi i gurpit parlamentarë dhe njëherë nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka uruar nënshkrimin e marrëveshjes mes Qeverisë dhe konzorciumit, Bechtel Enka për ndërtimin e Korridoreve, 8 dhe 10D. Sipas Ademit ky është projekt shumë i rëndësishëm për për qytetarët por njëkohësisht edhe për zhvillimin e përparimin e vendit. Postimi i plotë: #REALIZOJMË DITË HISTORIKE! Korridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet. 1,3 miliardë euro investim në infrastrukturë. Në mënyrë solemne u nënshkrua edhe Marrëveshja mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konsorciumit “Bechtel Enka”. Projekt shumë i rëndësishëm si për qytetarët ashtu edhe për zhvillimin…
Krye-redaktori dhe një nga pronarët e gazetës së përdishme, Koha, Arben Ratkoceri ka vlerësuar lartë nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Ai e ka krahasuar atë me Marrëveshjen e Ohrit dhe ka thënë se pas asaj, Korridori 8-të është projekti më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë në 30 vitet e fundit, raporton indeks.mk Ai ka vlerësuar lartë edhe angazhimin kreun e BDI-së e kuadrote kësaj partie, me në krye, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe angazhimin 24/7 të këtij ekipi të cilit Ratkoceri i beson. Ratkoceri shton se ky projekt do të luftohet nga qarqet…
Gazetari i njohur Furkan Saliu ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Saliu shkruan se ky projekt është kombëtar, ndaj si i tillë kritikohet dhe kundërshtohet vetëm nga persona me mendim siç thotë ai “sërbomillosheviç”. Shkrimi i plotë: Ja kom zanat me fol drejt, t’pëlqej a s’tpelqej… Qeshtu m’ka m’su Unikkatili dhe do gjëra duhet të thuhen. – Projekti për ndërtimin e ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D është projekt kombëtar. Grupi i zjarrit ka të drejtë në disa raste kur kritikon këtë Qeveri por ky projekt kërkon mbështetje maksimale nga të gjitha forcat politike…
Nëshkrimi i marrëveshjes finale për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D është mirëpritur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se i gjithë fokusi i kuadrove të BDI-së ka qenë në finalizimin e marrëveshjes për këtë projekt madhor infrastrukturor. Ndër të tjera Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që besuan dhe përkrahën projektin Korridori 8 dhe 10-D, veçanërisht, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Postimi i plotë: Përgëzoj aktin e sotëm të nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D mes Qeverisë, Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit ndërkombëtar…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, është ditë dhe vendim i veçantë për qytetarët e vendit. Bekteshi më tek shton se ky projekt do të sjell një zhvillim të rëndësishëm ekonomik për vendin. Postimi i plotë: Pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-DKorridoret 8 dhe 10D po bëhen realitet. Investim që arrin vlerën e 1,3 miliardë eurove. Sigurisht se sot është një ditë e veçantë për qytetarët tonë, kur po fillojmë një realizimin e një projekti…
Sonte në orën 21:00 në mbrëmje do të zbresin në fushë 4 ekipe nga të cilat 2 do t’ju bashkohen Çelsit dhe Benfikës në në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Bajern Mynih do të presë në Gjermani PSG-në, pasi në Paris i mposhtën me rezultatin minimal 1-0. Francezët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin me ndihmën e treshes Mesi, Mbape dhe Nejmar. Nga ana tjetër ekipi i Antonio Konte do të presë në Angli, kuqezinjtë e Piolit të cilët fituan me rezultatin 0-1. Milani mund të mjaftohet dhe me një barazim për tu kualifikuar në raundin tjetër.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq po fillon formimin e një partie të re. “Lëvizja Popullore për Shtetin”, quhet partia e tij dhe së shpejti Vuçiq do të vizitojë gjithë Serbinë. Kështu shkruajnë mediet serbe, ndërsa Nova.rs raporton të ketë konfirmuar këtë raportim. Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq “do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë.”, transmeton Tanjug. Siç shkruhet në Nova.rs, në qarqet politike serbe ka kohë që spekulohet se Aleksandër Vuçiq jo vetëm që do të…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një serb gjatë ditës së djeshme. Mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për serbin Zlatan Arsiq, 45 vjeçar, nga fshati Hajnoc i Kamenicës. Arsiq u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Për çka dyshohet Arsiq? Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se Zlatan Arsiq dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje…
Artistja shqiptare Flutra Muriqi Kelmendi nuk do të ndalet. Ne mësojmë se po vjen me një super bashkëpunim me Turab Hajollin. Gjithashtu mësojmë se kënga është punuar nga hitbërësi Nurtel e me tekst nga Ghulo. Patjetër që ky projekt do të vijë shumë shpejt me një klip dhe do të jetë një super baladë. Pas projektit të saj të parë ” Dashni ” që u prit mjaft mirë ky do të jetë projekti i saj i dytë ku mezi po pritet edhe nga ndjekësit e saj të shumë kudo.