Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një prononcim për Euronews Albania, ka folur për Korridorin 8 dhe historikun e rëndësinë e këtij projekti. Grubi thotë se ky projekt u “sfidua” dy herë në gjykatën Kushtetuese. Ai siguroi se gjithçka do të shkojë mirë dhe kjo do të shkurtojë edhe më shumë diferencën mes Shkupit, Durrësit po edhe Vlorës. “Më 22 prill vendoset gur-themeli dhe fillimi i punimeve. Jemi në bisedime me Qeverinë shqiptare për ndryshimin e pikës kufitare, nga Qafë Thana në Ladorishtë. Projekti i dytë është ndërtimi i hekurudhës nga Kërçova në Pogradec”, ka thënë mes…
Author: Politiko
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet sot, ndërkaq në rend dite është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Demush Shasha, drejtor i Instituti të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) në një postim në Facebook ka bërë të ditur se kjo nënkupton që konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik. “Lajm i shkëlqyer që Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘pikën A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook. Më…
Pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D, zëvendë drejtori i Entit për Statistika, Ilmi Selami e ka komentuar këtë akt madhor duke thënë se nëse lexohet fotografia, kuptohet mësimi. Ja pse bëhet e tërë lufta speciale kundër BDI-së!!! Nëse e lexoni këtë fotografi, e kuptoni mësimin! Koridoret janë për të lëvizur. Lëvizja është jetë! Jeta është kur jemi më afër njëri tjetrit, kur jemi bashkë! Mbajeni mend këtë fotografi sepse brezat pas nesh do të krenohen me të!
“NP Tetova Transport” – Tetovë, sot me rastin e festës së 8 marsit, ju ka dhuruar lule në shenjë respekti të gjithë grave të cilat kanë përdorur shërbimet e kësaj ndërmarje e njëkohësisht edhe transporti për gratë sot ka qenë falas. Një grua nuk është thjesht një qenie e butë dhe e brishtë. Ajo është shtylla e familjes, një nga shtyllat mbështetëse të çdo shoqërie. Nuk ka gjini më të butë apo më të fortë. Gruaja është shtytëse e barabartë e të gjitha zhvillimeve, dhe në të njëjtën kohë ajo është: nënë, amvise, shoqe, mjeke, politikane, profesoreshë, punëtore – me…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë me dije se ky është investimi më kapital në historinë e këtij shteti. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se projekti do të kushton 1.3 miliardë euro. Sipas tij, ky projekt nënkupton krijimin e një infrastrukture bashkëkohore rrugore në shtrirje prej rreth 110 kilometra. “U vendosën nënshkrimet në Marrëveshjen mes Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D! Kur e filluam këtë proces me bashkëpunëtorët…
Gazetari i njohur, njëherë edhe drejtor i portalit “Nacionale” në Kosovë, Berat Buzhala ka uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për arritjet që janë duke i bërë në këtë vend, duke marrë si shkas nënshkrimin e sotëm për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Ai mes tjerash ka folur edhe për një takim që para ca ditësh e ka pasur me kreun e Integristëve, Ali Ahmeti me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi. Buzhala ka treguar se në këtë takim është takuar edhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka rrëfyer për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që Ahmeti kishte…
Ajo është një artiste e njohur por pa harruar edhe zemrën e madhe dhe humanizmin e saj. Po flasim për Antigona Bajrami e cila për ditën e 8 Marsit Ditën Ndërkombëtare të Gruas nuk ka zgjedhur të festojë por ka marrë avionin nga Diaspora drejt Bosnjës. Artistja ka publikuar një video ku shihet sërish me personazhin e njohur të tik-tokun humanistin Hi Babo do të jenë për të ndihmuar jetimoren në Bosnjê te fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familje të varfëra atje. Ndërsa shumë shpejt ata të dy do të rikthehen sërish në Kosovë si dhe në shumë vende…
Profesori Selam Isejni ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D, ngjarje kjo e cila ndodhi sot. Ai e ka përshkruar qartë me një fjalë: Kaloj koha kur nuk na linin të rrim’ as në koridor, ka shkruar profesori Isejni. https://www.facebook.com/photo/?fbid=10223613576267594&set=a.3018192453943
Korridori 8 u projektua si pjesë e Rrjetit Pan-Europian në Konferencën e Kretës në vitin 1994, me qëllimin që të financohej dhe të përfundonte në 15 vitet e ardhshme, por më vonë, projekti mbeti në hije, për shkak të zhvillimit të rrjeteve Lindje-Perëndim pak më lart se Mesdheu, të nxitura nga investimet e Kinës në infrastrukturë dhe përparësisë që morën rrjetet rrugore Veri-Jug. Sot, tre shtete të Ballkanit – Maqedonia, Shqipëria e Bullgaria e vlerësojnë si projekti për strategjik i realizuar ndonjëherë. Pas gati 30 vitesh pritje, Korridori 8 ka marrë formë. Sot u nënshkrua Marrëveshja për Korridorin 8 dhe…
Gazetari Miomir Serafinoviq i ka kërkuar falje, zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë, Artan Grubi pas gabimit dhe “ofendimit” që Serafinoviq bëri në adresë të Grubit. “Unë nuk do t’ju përgjigjem derisa të kërkoni falje. SHGM duhet të reagojë ndaj kësaj sjelljeje, e cila është shumë fyese dhe e papranueshme”, tha Grubi. Serafinovic më pas kërkoi falje dhe tha se kjo fjalë që ai ka përdorur, interpretohet ndryshe në gjuhën shqipe dhe maqedonase. “Nuk ishte qëllimi im në atë kontekst,” tha ai.