Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»ITSHKSH-së i shtohen edhe gjashtë Departamente rajonale të trashëgimisë kulturore
    MAQEDONI

    ITSHKSH-së i shtohen edhe gjashtë Departamente rajonale të trashëgimisë kulturore

    21/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, është shprehur i kënaqur, pasi që përpos gjashtë departamente rajonale të trashëgimisë kulturore, në kuadër të ITSHKSH-së në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare

    Shkup, 21 mars, 2023 – Sot në mbledhjen e Qeverisë së MV ka kaluar propozim-projekti i ITSHKSH për formimin e gjashtë departamenteve rajonale të Trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu janë miratuar edhe propozim-projektet për formimin e Departamentit të Mërgatës dhe Qendrës multimediale dhe dokumentare në kuadër të ITSHKSH.

    Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, është shprehur i kënaqur, duke falënderuar me këtë rast liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, për mbështetjen e pa rezervë të këtyre projekteve, ZvKryeministrin e parë, Artan Grubin, për menaxhimin dhe bashkërendimin e procesit dhe Jeton Shaqirin, ministër i Arsimit dhe Shkencës, për finalizimin e implementimit institucional të këtyre propozim-ideve.

    “Ky është kurorëzim i një pune shumëvjeçare që ka për qëllim rrumbullakimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor për një veprimtari më të gjerë kërkimore-shkencore në terren dhe përgatitje e një faze të re të punës sonë që si objektiv kryesor do të ketë zgjerimin e fushëveprimit tonë gjithkund ku ndodhet trashëgimia jonë shpirtërore e kulturore. Në të ardhmen presim që me ekipimin e kuadrit të specializuar të zhvillojmë një sërë projektesh që përpos karakterit shkencor, do të kenë edhe karakter edukativ e njohës për gjeneratat e reja, të cilat duhet të jenë
    në korrent me historinë dhe trashëgiminë kulturore në trevat ku ata banojnë”, dekaroi Asani.

    Me vendimin e sotëm të Qeverisë, ITSHKSH-së do t’i shtohen gjashtë departamente rajonale të trashëgimisë kulturore, duke filluar nga Manastiri (Rajoni i Pellagonisë), ku do të ngrihet Departamenti rajonal i trashëgimisë kulturore me emrin “Qiriazët”, pastaj pellgu i Ohrit dhe Strugës – Departamenti rajonal “Dervish Hima”, rajoni i Rekës së Epërme me qendër në Dibër, që do të mbaj emrin e Josif Bagerit , rajoni i Kërçovës – “Nëna Shqiptare”, rajoni i Pollogut në Tetovë – “Deralla”, si dhe Departamenti rajonal i Kumanovëe -“Jashar Erebara”, që do të
    përfshijë rajonin e rrafshit të Kumanovës dhe Karadakut.

    Secili prej këtyre departameneteve rajonale i ka specifikat e veta dhe jo rastësisht i kanë emërtimet që iu përkasin atyre specifikave. Kështu, bie fjala, në Manastir dihet mirëfilli kontributi historik i familjes Qiriazi dhe për rrjedhojë emri që do të mbaj Departamenti rajonal në këtë qytet ndërlidhet me historinë lavdishme të kësaj familjeje.

    Pastaj e kemi rilindësin Dervish Hima nga Ohri, një patriot intelektual që radhitet bashkë me firmëtarët tjerë të Pavarësisë së Shqipërisë, i njohur me penën e tij të spikatur si publicist dhe botues. Dhe jo rastësisht emrin e tij do ta mbajë Departamenti rajonal i Pellgut të Ohrit dhe Strugës.

    Vjen pastaj Rajoni i Rekës së Epërmes që do të mbaj emrin e veprimtarit, poetit dhe publicistit Josif Bageri, i cili u angazhua edhe për bashkëpunimin në mes të popujve të Ballkanit në frymën e Rilindjes Evropiane.

    Në Kërçovë do ta kemi simbolin e sakrificës shekullore – “Nëna
    Shqiptare”, një atribut ky që do të arsyetojë fushëveprimin e
    Departamenti rajonal të trashëgimisë kulturore, duke sublimuar të gjitha
    virtytet e shenjta të nënës shqiptare, ky burim i pashtershëm frymëzimi
    dhe pjellorie ndër shekuj.

    Rajoni i Pollogut ka dhënë shumë figura të shquara që i kanë kontribuuar
    progresit dhe dinjitetit ndër shekuj, andaj është përzgjedhur që
    Departamenti rajonal i trashëgimisë kulturore që do të mbuloj këtë
    rajon, me seli në Tetovë, të ketë emrin “Deralla”, një personifikim ky i
    sakrificave dhe aspiratave liridashëse të banorëve të këtij rajoni dhe
    më gjerë.

    Në janar të vitit 1909, me nismën e atdhetarit dhe publicistit , Jashar
    Erebara, themelohet “Klubi i Kumanovës”, i cili është cilësuar edhe si
    vatra e parë e arsimit shqip në këto treva. Me themelimin e këtij klubi
    dalin në ndritë personalitete dhe ngjarje të tjera që kanë rëndësi
    historike për trevën shqiptare të Kumanovës. Prandaj edhe Departamenti i
    trashëgimisë kulturore të këtij rajoni jo rastësisht do të mbaj emrin e
    Jashar Erebarës.

    Në kuadër të ITSHKSH në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti
    i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare.

    Duke themeluar Departamentin e Mërgatës, ITSHKSH synon që të ofroj një
    shikim të ri sa i përket trajtimit të mërgatës sonë, e cila duhet të
    jetë më e lidhur me vendlindjen, duke kontribuar kështu në dy plane: në
    njërën anë, vendlindja përfiton nga përvoja dhe mirëqenia e mërgatës,
    kurse kjo e fundit përfiton nga vendlindja edukimin dhe traditën.

    Ndërkaq Qendra multimediale dhe dokumentare do të jetë një shtyllë
    ndihmëse e ITSHKSH në dokumentimin dhe arkivimin digjital të
    trashëgimisë sonë materiale e shpirtërore, një përvojë kjo e njohur e
    instituteve botërore të cilët kanë edhe produksionet e tyre, shembull ky
    që do të ndiqet edhe nga ITSHKSH.

    Previous ArticleKombëtarja shqiptare e zhvillon seancën e dytë, grupi i plotë në stërvitje
    Next Article Dushko Arsovski nuk do të jetë më zëdhënës i Qeverisë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.