Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Si e kishin fshehur djemtë nga Shkupi kokainën në banane
    MAQEDONI

    Si e kishin fshehur djemtë nga Shkupi kokainën në banane

    11/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi, me organizator një shtetas të Maqedonisë.

    Droga u kap në Selanik të Greqisë në një aksion të koordinuar të të dyja shteteve, ndërsa janë arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

    Rasti u realizua si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informatave dhe të bashkëpunimit të suksesshëm të vendosur me Shërbimet për Luftë kundër Tregtisë me Drogë në Selanik, për persona të cilët si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një mori të veprimeve me qëllim të furnizimit dhe transportit të drogës narkotike kokainë nga Ekuadori deri në portin e Selanikut, me qëllim pastaj kokaina të distribuohet në më shumë vende.

    Kokaina në portin e Selanikut ka arritur e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane në Ekuador, të cilat janë porositur dhe janë paguar nga subjekti juridik në Shkup. Pronar dhe drejtues i subjektit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 ka regjistruar subjekt juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, me qëllim i njëjti të shfrytëzohet për importin e pemëve nga Amerika Jugore.

    Pas arritjes në Selanik, kontejnerët u morën nga një automjet mallrash me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.M. (30), i cili ka qenë i angazhuar nga ana e S.G. Pasi M.M. i ka ngarkuar kontejnerët, ai me automjetin e mallrave është drejtuar në magazinën në afërsi të Selanikut. Pas një kohe të shkurtër, nga ana e Shërbimit të Drogave në Selanik në magazinë janë gjetur automjeti dhe në të janë sekuestruar 105 kilogram kokainë. M.M. ka tentuar të arratiset, por pasi sot (10.05.2023) përmes zonës së gjelbër të kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë ka hyrë në territorin tonë, ai është privuar nga liria nga ana e nëpunësve tanë policorë.

    Në orët e mbrëmjes të datës 08.05.2023 dhe në datën 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, NJPB Gjevgjeli dhe Drejtorisë së Doganave të RMV-së, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale plotësuese, janë ndërmarrë një varg i aktiviteteve dhe masave dhe në bazë të urdhëresave për bastisje në shtëpi dhe në objekte afariste nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Penale Shkup, janë kryer bastisje në shtëpinë ku qëndron A.K. dhe në adresën e të cilit është regjistruar subjekti juridik ku i njëjti është pronar dhe drejtues. Gjatë bastisjeve është gjetur dhe sekuestruar dokumentacion nga ana e subjektit juridik në lidhje me furnizimin dhe transportin e pemëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, të holla dhe sende tjera të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejme.

    “Kokaina me banane”, MPB në RMV: Të arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia
    Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën e pakompromis në parandalimin e kontrabandës me narkotikë dhe me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policitë e shteteve tjera në drejtim të asgjësimit të kësaj dukurie negative.

    Previous ArticleVdes 18 vjeçari shqiptar në një aksident në Itali, shpëton i ati
    Next Article Imami Ahmed Kalaja vlerëson lartë hafizin 10 vjeçar nga Haraçina legjendare, e fton në Tiranë!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.