Author: Politiko

Në një dalje të fundit publike, Dua Lipa ka shuar zërat për romancën me Romain Gavras, duke konfirmuar se janë së bashku. Pas publikimit të fotove të dyshes, ndjekësit kanë shpërthyer në kritika për shkak të diferencës së madhe të moshës, teksa shprehin se Dua edhe të atin e ka më tërheqës se partnerin. Shumë të tjerë e kanë cilësuar “të verbër” që ka ndërruar Anwar Hadid me të. Kujtojmë se lidhja e fundit publike e Duas ishte me Anwar Hadid, vëllain e famshëm të Gigit dhe Bellës.

Read More

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 24 maji 2023 (e mërkurë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit për shkak të festës së “Shën. Kiril dhe Metodi”, që njihen si “ndriçuesit e sllavizmit. Njëkohësisht, Ministria njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, 23 maj 2023 (e martë), Dita Kombëtare e Vllehëve, është ditë jopune për qytetarët e Komuniteti Vllah në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Read More

Tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për personazhet e ekranit, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani, sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli. “Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha për “Më lër të flas”, Tomi Kallanxhi, ekspert i IT-së. Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më…

Read More

Në të ardhmen të huajt në Gjermani do të mund të marrin nënshtetësinë pas pesë vjetësh, në raste integrimi të shkëlqyer edhe pas tre vjetësh. Kriter përjashtues do të ishte antisemitizmi. Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisë do të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme…

Read More

Grida Duma ka qenë e ftuar ditën e sotme tëk “Më lër të flas”, ndërkohë që ka ndarë më të gjithë publikun një detaj nga jeta e saj personale. Moderatorja e “Top Story” ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se është në një lidhje dashurie dhe ndihet e plotësuar, ndërkohë që përqafimin e ngrohtë që duhet ta ketë çdo femër, qoftë dhe ajo më e forta, e ka. Pjesë nga biseda: Romeo: A të del koha për të dashurin? Grida Duma: Është kohë cilësore mjafton edhe me pak. Pse duhet ta mohoj. Edhe po të mos kisha do thosha kam. Romeo:…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë. “Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi. Grubi në këtë inspektim ishte i shoqëruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti.

Read More

Me datë 20.05.2023 në ora 01:00 në një objekt hotelerik në rrugën “Boris Kidrich” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar shkupjanen S.J.(37) nga Saraj, Shkup, pasi e ka sulmuar fizikisht punonjësin respektivisht kamarierin T.K.(31) nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.Shqipmedia

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka informuar liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, se Uashingtoni do të mbështesë dërgimin e aeroplanëve të avancuar luftarakë F-16 në Ukrainë dhe do të përkrahë përpjekjet për të trajnuar pilotët e Kievit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane që citojnë një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Ky qëndrim dërgon sinjal të rëndësishëm të Kievit, i cili vazhdimisht e ka kërkuar përkrahjen e Perëndimit për sigurimin e aeroplanëve luftarakë, teksa e lufton pushtimin rus. Më herët, udhëheqësit e G7 ranë dakord të ashpërsojnë sanksionet kundër Rusisë dhe premtuan mbështetje financiare për Ukrainën.…

Read More

Juventusi do t’i nënshtrohet një tjetër gjyqi sportiv. Prokuroria e Federatës së Futbollit ka nisur hetimin për klubin bardhezi në lidhje me manovrat që ka bërë për pagesat e futbollistëve. “Zonja e Vjetër” akuzohet për shkelje të nenit 4.1, që ka të bëjë me korrektësinë sportive. Gjyqi është caktuar që të mbahet në muajin Qeshor. Klubit bardhezi i referohen përgjegjësitë direkte dhe objektive për veprimet dhe sjelljet e drejtuesve të tij, raporton Sportmediaset. Hetimi do të bëhet për Andrea Anjelin, ish-president, Pavel Nedved, në atë kohë zv.president, Fabio Paratici, Federico Cherubini, Giovanni Manna, Paolo Morganti dhe Stefano Braghi. Federata Italiane…

Read More

Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit në Ukrainën juglindore pretendon se shpërthimet e dëgjuara në qytetin e pushtuar nga Rusia të premten mbrëma ndodhën në një bazë të forcave të Moskës. Petro Andriushchenko, i cili nuk është vetë në Mariupol, tha në Telegram se ishte një bazë që strehon rreth 150 trupa ruse dhe përdoret kryesisht për mbështetjen e mbrojtjes ajrore. Këshilli Bashkiak i Mariupolit, i cili aktualisht ndodhet gjithashtu jashtë territorit të pushtuar, i bëri jehonë pretendimit të Andriushchenkos. “Tre shpërthime të fuqishme u dëgjuan nga banorët e Mariupolit”, tha këshilli ukrainas në Telegram. Raportet paraprake tregojnë se shpërthimi…

Read More