Derivatet e naftës të cilat shfrytëzohen në Maqedoninë e Veriut janë me cilësi të mirë sipas rregullores për karburante të lëngshme, që është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian. Këtë e theksoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në shënimin e Ditës së Metrologjisë – 20 Maji. Sipas ministrit të këtij dikasteri, Byroja e Metrologjisë në kompetencë të së cilës janë laboratorët për kontroll të cilësisë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kontrollojnë nëse derivatet në tregun vendor janë në kuadër të parashikimeve në çdo element të rregullores. Drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Abdulselam Selami theksoi se kanë…
Author: Politiko
Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës ishte vizita në SHBA e Kryeministrit Kovaçevski dhe Ministrit të Jashtë Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan. Vizita u vlerësua unanimisht si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme. Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët. Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan, u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën europiane,…
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të koalicionit ku është diskutuar mbi aktualitetin politik dhe për të rikonfirmuar qëndrimet tona të paluhatshme për ardhmërinë europiane të vendit. Me partnerët e koalicionit qeverisës u takuam sot për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe për të rikonfirmuar qëndrimet tona të paluhatshme për ardhmërinë europiane të vendit. Prioritet i padiskutueshëm i Maqedonisë së Veriut është miratimi i ndryshimeve kushtetuese, proces që nuk dëmton në asnjë mënyrë vendin, proces që përforcon demokracinë, që nuk ka alternativë tjetër për të vazhduar aspiratën tonë të eurointegrimit. Qeveria mbetet fuqishëm…
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas betimit tha se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët. Atiq tha se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut. I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit, Atiq nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por vetëm tha se komuna nën udhëheqjen e tij ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe heqjen e pengesave. “Jam i kënaqur. Sapo e përfunduam seancën solemne të betimit. Me gjithë ekipin shprehi se do të punojmë për të gjithë…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se analizat e Komisionit Rregullator të Energjetikës për kthim të tarifës së lirë të energjisë elektrike gjatë ditës janë ka fundi. Bekteshi siguroi se vendimi do të jetë në të mirën e qytetarëve. “Do të thotë analizat janë nga fundi për energjinë e lirë elektrike nga ana e KRRE-së. Do të kemi takim me kryetarin Bislimovski dhe siç kemi bërë edhe më parë, të gjitha vendimet do të jenë në interes të qytetarëve, ndërsa qytetarët tashmë e dinë se cilat janë vendimet që i merr Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë që janë në…
Grupi punues për përgatitjen e Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, në seancën e sotme njëzëri e miratoi Rregulloren e punës. Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se Grupi punues do të punojë në bazë të Aktvendimit të Ministrit të Drejtësisë në të cilin është cekur se, ky trup është formuar me qëllim të përgatitjes së Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me detyrimin që rrjedh nga Konkluzioni i Ekstraktit të Draft-Procesverbalit numër 41 – 4327/1, nga seanca e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 25.04.2023. Me…
I pyetur për gjendjen në BDI, Kreshnik Bekteshi tha se BDI është subjekti politik më stabil në vend, përcjell TV21. Bekteshi shprehet i bindur se kurdo që do të ketë zgjedhje, BDI do të fitojë. “Si çdo herë BDI është partia më stabile në Maqedoninë e Veriut. Nesër po të dalim në zgjedhje, gjithmonë do të fitojë sepse e ka besueshmërinë e qytetarëve dhe të votuesve. Këtë e kemi vërtetuar dhe do ta vërtetojmë kurdo që do të ketë nevojë”, tha Bekteshi.
Vazhdojnë denoncimet për kafshimet nga qentë endacak. Dy raste janë denoncuar vetëm gjatë ditës së mërkurë, kur një 36 vjeçar nga Tetova është kafshuar nga një qen endacak. Poashtu të mërkurën mbrëma një 57 vjeçare me iniciale G.K nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se në këtë fshat është kafshuar nga një qen endacak. Të dhënat e fundit nga Policia e Tetovës tregojnë se këtë vit ka rritje të numrit të denoncimit nga qytetarët për kafshime nga qentë endacak. Sipas policisë së Tetovës, këtë vit janë denoncuar 45 kafshime nga qentë endacak në Tetovë dhe 23 në Gostivar. Gjatë vitit të…
Stresi dhe Noizy pas sherreve për më shumë se një dekadë vendosën të bëheshin vllezër. Por, duket se vllazëria mes tyre zgjati shumë pak. Atëhere kur njerëzit prisnin bashkëpunimin mes tyre, u fol se janë zënë sërish. Mbrëmjen e djeshme Cllevio ka marrë në telefon Stresin për të konfirmuar këtë lajm. “Nuk du me ju pa asnjë me sy”- shprehet Stresi duke konfirmuar se kanë prishur miqësinë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D tha se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor të Maqedonisë së Veriut. “Ky projekt është miratuar në bazë të ligjeve, në përputhje me ligjet, deputetët kanë zgjedhur që korridoret 8 dhe 10D, ta ndërtojë konsorciumi më i madh “Behtel dhe Enka”. Procedura është respektuar nëpërmjet komitetit drejtues, dhe gjitha procedurave. Bëhet fjalë për një projekt me gjitha fazat se si duhet. Ky është edhe mesazhi i ambasadores amerikane”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit të Indeks.mk Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur…