Author: Politiko

Një grua është shprehur se transformimi i saj me operacione plastike që i ka kushtuar 53 mijë paund, ia ka vlejtur. Jazmyn Forrest ka shtuar se jeta e saj ka ndryshuar për mirë që kur nisi operacionet e para në adoleshencë. Ajo ka qenë 18 vjeçe kur ka bërë gjoksin dhe për shtatë vite rresht nuk ka ndaluari së bëri ndryshime në trupin e saj. Që atëherë, Jazmyn ka bërë rinoplastikë dhe zvogëlim të ballit gjithashtu. 25-vjeçarja, nga Gold Coast në Australi, ka vendosur gjithashtu mbushës në buzë, faqe, mjekër dhe nofull. Ajo ka bërë liposuksion në stomakun e saj,…

Read More

“Dezinformimi është problemi kryesor për Evropën Jugore dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës”, tha profesori universitar dhe drejtori i DCN Global Nikos Panagiotou “Kjo është bërë duke tërhequr analogji mes Ukrainës dhe Kosovës, edhe pse janë krejtësisht të ndryshme”, thekson ai dhe shton se: “Përveç kësaj, ata u përpoqën të përdorin fenë, feja në këtë kuptim u përdor si arma kryesore për shfrytëzimin e ndjenjave të njerëzve nëpërmjet Kishës ortodokse”. Ai thekson se kisha duhet të kundërshtojë përpjekje të tilla. “Mendoj se ka një përpjekje shumë të vazhdueshme për të shfrytëzuar ndjenjat fetare të njerëzve, por ajo…

Read More

Revista për fëmijë “Ylberi plus”, edhe sivjet vazhdon traditën me organizmin e Takimit poetik të shkrimtarëve për fëmijë dhe të rinj, i cili do të mbahen me 30 dhe 31 maj në Tetovë. Për këtë shkak, në një publikim në rrjetet sociale, redaktori i Ylber Plusit, shkrimtari për fëmijë, Adem Abdullahu, u apelon krijuesve që poezitë e tyre t’i dërgojnë në e-mailin ylberi_plus@yahoo.com më së voni deri me 28 maj 2023. Përzgjedhja e poezive më të mira do të bëhet nga juria profesionale. Manifestimi Takimi poetik i shkrimtarëve për fëmijë dhe të rinj, edicionin e tij të parë e filloi…

Read More

Muaj mjalti për çiftin Kiara-Luiz? Pyetja më e shpeshtë për çiftin Kiara-Luiz pas kurorëzimit të dashurisë së tyre është: A po kalon çifti momente qetësie mes njëri-tjetrit, apo agjenda e zënë e Luizit nuk ka hapësirë? Mesa duket Kiara ka menduar për këtë pjesë! As shtëpia e Kiarës, dhe as Maldive, por Kiara ka zgjedhur Arka Art Hotel.Pas gjithë momenteve intensive të përditshmërisë së tyre kanë të gjithë të drejtën për pak qetësi dhe privatësi. Kujtojmë se Arka Art Hotel është dhe ambienti ku u realizua festa më e madhe në Shqipëri, eventi Afterparty Big Brother VIP.

Read More

Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të klubit, derisa është i treti radhazi. Për Citizens është titulli i pestë nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll Pep Guardiola, i cili ka synim të fitoj Ligën e Kampionëve. Pasi kanë festuar titullin e kampionit, Pep ka thënë se është e padrejtë që iu kërkohet me patjetër të fitohet Liga e Kampionëve për të marrë vlerësimet e merituara. “Ndonjëherë është e padrejtë që të duhet të fitosh patjetër Ligën e Kampionëve në mënyrë që të marrësh të gjitha vlerësimet e merituara”. “Megjithatë, e pranoj, e di se nuk do të jemi…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga Qendra për Provime, gjithçka është gati për realizimin e maturës shtetërore. Shaqiri thotë se data e parë e provimit të maturës do të respektohet, respektivisht me 27 maj do të mbahet provimi i parë intern. “Sipas informatave që sot i kam marrë, të gjitha përgatitjet për datën e parë të provimit kanë përfunduar ose përfundojnë këto ditë, kështu që edhe matura shtetërore, afati i parë do të respektohet. Do të punohet maksimalisht, por informatat të cilat i kam, sipas gjendjes, gjendjen që ata e konsiderojnë,…

Read More

Qytetarët duan perspektivë europiane dhe për ta alternativa e vetme mbetet Bashkimi Evropian, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, përcjell Indeks.mk Sipas tij, politika e kahershme e mbjelljes së frikës e praktikuar nga opozita është arsyeja pse një pjesë e qytetarëve aktualisht janë kundër ndryshimit të Kushtetutës. “Mbjellja e frikës dhe loja me ndjenjat kombëtare të qytetarëve nga opozita se do të na hiqet identiteti, se do të ketë bullgarizim, federalizim, kantonizim…janë teza që shkojnë vetëm në dëm shtetit dhe qytetarëve. Ne nuk mund dhe nuk duam ta bindim Bullgarinë se kush jemi dhe çfarë jemi”, ka deklaruar zëvendëskryeministri…

Read More

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023 , ka përfunduar procedura e furnizimit, kumtoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023 , gjegjësisht në muajin qeshor. Byroja për Zhvillimin e Arsimit tanimë, nën kompetencën e së cilës është zbatimi i procedurës për prokurim të dokumentacionit pedagogjik për shkollat, përfshirë edhe dëftesat, tanimë e realizoi këtë detyrë. Sipas informacioneve të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, është lidhur marrëveshje me operator ekonomik dhe tanimë është duke…

Read More

Grupi i parë i haxhilerëve për Haxhin e këtij viti ka mbërritur në Arabinë Saudite të dielën, konfirmoi Ministria e Haxhit dhe e Umres e vendit, transmeton Anadolu. Ministria ndau fotografi të haxhilerëve në llogarinë e saj në Twitter. Arabia Saudite pritet të mirëpresë mbi dy milionë haxhilerë gjatë sezonit të Haxhit këtë vit. Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një pelegrinazh që çdo musliman i rritur duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë nëse ka mundësi.

Read More

Po, Don Xhoni është rikthyer me ex-in dhe këtë e ka bërë me dije vetë Ariana. Modelja ruse ka ndarë në Instagram-in e saj një foto në makinë duke u puthur me reperin, te cilën e ka fshirë shpejt. Jo vetëm kaq! Dyshja po shijojnë edhe disa momente relaksi në Mal të Zi. Edhe këtë detaj e ka treguar po Lirey. Kujtojmë që pas disa kohësh së bashku, rreth një vit më parë ishte Ariana Lirey ajo që bëri me dije po në Instagram se i kishte dhënë fund lidhjes me Don Xhonin.

Read More