Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Si po përdoret feja nëpërmjet Kishës ortodokse, për përhapjen e dezinformatave në Ballkan
    RAJON

    Si po përdoret feja nëpërmjet Kishës ortodokse, për përhapjen e dezinformatave në Ballkan

    22/05/2023
    Facebook Twitter Email

    “Dezinformimi është problemi kryesor për Evropën Jugore dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës”, tha profesori universitar dhe drejtori i DCN Global Nikos Panagiotou

    “Kjo është bërë duke tërhequr analogji mes Ukrainës dhe Kosovës, edhe pse janë krejtësisht të ndryshme”, thekson ai dhe shton se: “Përveç kësaj, ata u përpoqën të përdorin fenë, feja në këtë kuptim u përdor si arma kryesore për shfrytëzimin e ndjenjave të njerëzve nëpërmjet Kishës ortodokse”.

    Ai thekson se kisha duhet të kundërshtojë përpjekje të tilla.

    “Mendoj se ka një përpjekje shumë të vazhdueshme për të shfrytëzuar ndjenjat fetare të njerëzve, por ajo që na duhet më shumë se më parë është që kisha zyrtare t’i kundërshtojë me vendosmëri përpjekjet e tilla, sepse politika nuk ka të bëjë fare me fenë”.

    Panagiotou thotë se pas monitorimit të dezinformatave në mbarë botën, ata panë se përpjekjet e Kinës ndryshonin me ato që panë nga Rusia.

    “Dezinformimi kinez kryesisht kalon përmes levave ekonomike, në fakt duke u përpjekur të përdorë dobësitë e shteteve për të arritur agjendën e tyre”, thekson ai.

    Ai beson se Bashkimi Evropian ka bërë një punë të madhe në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por i vetëdijshëm për sfidat që na presin, ai shton se “duhet të bëhemi edhe më proaktivë duke investuar në iniciativat e edukimit mediatik”.

    Intervista e plotë:

    Si e shihni situatën në Ukrainë një vit pas agresionit rus?

    Ju faleminderit shumë që më keni ftuar sërish, dhe të kem mundësinë të flas për një çështje madhore, një çështje që ka pasoja globale por edhe shumë specifike në zonën tonë. Për Ballkanin Perëndimor, për Evropën Jugore, dezinformimi është një çështje madhore, sepse ky dezinformim synonte të shfrytëzonte dallimet ose në fakt të ndërtonte të tjera. Dhe për të qenë më konkret, pas pushtimit rus në Ukrainë, ne kemi parë përpjekje shumë specifike dhe të synuara për të bindur opinionin publik në perëndim dhe në Evropë në përgjithësi se do të justifikonte pushtimin rus.

    Si e bënë këtë? Duke nxjerrë ngjashmëri për ndërhyrjen në Kosovë dhe duke u përpjekur në fakt të shfrytëzojë çdo ndjenjë kundër Perëndimit duke thënë se pse Perëndimi do të justifikonte ndërhyrjen në Kosovë dhe jo ne në Ukrainë. Gjëra që nuk kanë asnjë ngjashmëri dhe gjëra që janë krejtësisht të ndryshme. Me këtë lloj propagande dhe veçanërisht përmes dezinformatave për Perëndimin që përpiqet të shfrytëzojë, duke u përpjekur të mbështesë Ukrainën dhe të lërë të tjerët pas, kjo ishte një çështje madhore në zonën tonë. Përveç kësaj, ata janë përpjekur të përdorin religjionin, religjioni në atë kuptim, është përdorur si mjet kryesor për të shfrytëzuar ndjenjat e njerëzve përmes shfrytëzimit të kishës ortodokse. Siç e kemi parë patriarku ortodoks në Konstandinopojë në Stamboll në fakt ishte totalisht kundër pushtimit dhe shumë mbështetës i çështjes së Ukrainës.

    Si e shihni ndikimin rus në kishën ortodokse serbe?

    E shoh që është diçka që e konsideroj shumë të rëndësishme, sepse njerëzit kanë marrëdhënie të veçantë me kishën dhe të veçantë me religjionin. Nëse përpiqeni t’i shfrytëzoni këto ndjenja për të promovuar qëllimet tuaja politike, është diçka që minon besimet e njerëzve.

    Unë mendoj se ka një përpjekje shumë të vazhdueshme për të shfrytëzuar ndjenjat fetare të njerëzve, por ajo që na duhet më shumë se më parë, është kisha zyrtare të qëndrojë e vendosur kundër këtyre lloj përpjekjeve, sepse politika nuk ka lidhje me religjionin, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e religjionit për të promovuar ose minuar besimin e njerëzve dhe për të minuar paqen midis njerëzve.

    Si e shihni ju (DCN Global) ndikimin kinez në Ballkan?

    Për ne, DCN Global është një organizatë globale me të cilën ne punojmë shumë ngushtë dhe kemi specializim në trajtimin e dezinformatave. Ne kemi ndjekur dezinformatat në të gjithë botën dhe kemi parë se përpjekjet kineze janë në një masë më të madhe të ndryshme në krahasim me ato që kemi parë nga Rusia. Dezinformimi kinez kryesisht kalon përmes levave ekonomike, në fakt përpiqet të shfrytëzojë dobësitë e shteteve për të ndjekur axhendën e tyre.

    Ajo që ne kemi parë është se ka shumë “meme” që përpiqen të minojnë rolin e SHBA-ve që mbështesin Ukrainën për të promovuar sërish narrativën kundër perëndimit, ata nuk flasin aq shumë për Kinën, por më së shumti theksojnë dhe flasin shumë kundër SHBA.

    A po bën BE-ja mjaftueshëm për të zmbrapsur këtë dezinformim?

    Unë mendoj se Bashkimi Evropian ka bërë një punë të madhe në adresimin e këtyre çështjeve, por siç e dini dhe veçanërisht tani me CHAT GPT ne duhet të punojmë edhe më shumë, duhet ta bëjmë këtë sepse sfidat që dalin tani janë në një nivel tjetër, në çdo kuptim dhe në çdo mënyrë.

    Të kthehemi prap tek BE-ja, BE-ja ka bërë shumë në drejtim të trajtimit të dezinformatave në vendet e fqinjësisë lindore, por gjithashtu kanë bërë shumë punë veçanërisht me të rinjtë në Ballkan për t’i ndërgjegjësuar ata për dezinformimin.

    Mendoj se ajo që na duhet është të bëhemi edhe më proaktivë duke investuar në iniciativat e edukimit mediatik, të cilat në fakt do të krijojnë dhe promovojnë një qëndrim më aktiv nga njerëzit. /Geopost

    Previous ArticleMë 30-31 maj në Tetovë mbahet Takimi Poetik i Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj
    Next Article Shpenzoi 53 mijë paund në operacione plastike, e reja: Jeta është më e lehtë kur je…

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.