Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë. Bashkëshorti ka plagosur me thikë gruan për motive xhelozie. Aleko Myrtollari 46 vjeç, pas grindjes me bashkëshorten, Marjolën 38 vjeçe, nxorri nga shtëpia 3 fëmijët dhe e qëlloi rreth orës 22:00 të së dielës disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë. Ka qenë vajza 16-vjeçare, që pasi u rikthye ne banesën me qira në lagjen 10 të Korçës, ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Ndërsa, 46-vjeçari u largua pas krimit dhe ndodhet në kërkim. Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishte prej…
Author: Politiko
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik, thuhet në njoftimin e MPJ-së. “Pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e Treshes Kryesuese – Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i sugjeroi opozitës, një ditë pas protestave të pesta masive, ku kërkohej edhe dorëheqja e tij nga posti i kreut të shtetit, të propozojë në parlament një referendum për besimin ndaj presidentit të republikës dhe përsëriti se pushteti nuk do të ndryshojë në rrugë. Vuçiq u tha gazetarëve pas ceremonisë së shënimit të Ditës së Ministrisë së Brendshme dhe Ditës së Policisë se nëse opozita nuk ka vota të mjaftueshme, nisma do të mbështetet nga koalicioni qeverisës dhe më pas qytetarët do të vendosin në referendum, raporton index.hr. E pesta në serinë e protestave, “Serbia kundër…
Sot zyrtarisht pritet të bëhet hapja e Javës së Krenarisë në Kosovë. Të pranishëm në hapjen zyrtare do të jenë presidentja, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, njofton Klan Kosova. Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ambasadori i Suedisë, Jonas Ëesterlund si dhe, Frank Poëer, Drejtor i zyres së Këshillit të Evropës. “Përmes slloganit ‘T’du qashtu qysh je’ në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë…
Suedia e ka shpallur zyrtarisht seksin si sport, duke organizuar kështu Kampionatin Evropian të Seksit. Ky shtet është gati të pres garën e saj të parë seksuale e cila do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme. Personat që marrin pjesë në konkursin e seksit do të angazhohen në seanca seksi të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë orë në ditë. Fituesit e garës së seksit do të vendosen nga një panel gjyqtarësh, por edhe audienca do të ndikojë në vendimet përfundimtare, shkruan Livemint, transmeton Klankosova.tv. Kampionati Evropian i Seksit pritet të fillojë më 8 qershor dhe do të zgjasë…
Shkup, 5 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik. Siç ka njoftuar MPJ, pas seancës plenare së bashku me përfaqësuesit e Treshes kryesuese – Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë…
Një tifoz i gjigantit argjentinas River Plate gjeti vdekjen gjatë ndeshjes kundër Defense Justicija, gjë që bëri që ndeshja të ndërpritet. Ndeshja u ndërpre në minutën e 28-të pas tragjedisë në tribunë. Një tifoz i klubit vendas në stadiumin ikonik “Monumental” ra nga rreshti i sipërm i tribunës dhe vdiq në vend. “Rënia nuk i ka paraprirë kontaktit me një person tjetër. U konstatua se nuk ka pasur dhunë brenda dhe rreth tribunave. Tribunat janë evakuuar pas 30 minutash”, thuhet në njoftimin e gjigantit argjentinas. Klan News
Sot, më 5 Qershor Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këtë e bëri të ditur lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, i cili për 20 vite me radhë fiton pothuajse të gjitha ciklet zgjedhore në Maqedoni, duke mos pasur konkurretin e tij.
Pas largimit të Benzemas nga Reali, Fc Latta, ka gati ofertën për ‘yllin’ francez. Këto janë kushtet që Benzemas iu ofruan; 1. Kontrate dyvjeçare. 2. Pagesa për dy vite 10 milion euro 3. 30% të fitimëve nga kurdisjet 4. 10 ari tokë në fshatin e Lates 5. Lata zotohet që: gjatë periudhes sa Benzema do të jetë në klub, Lata do të bëjë saber(durim) kështu Benzema do të kursehet eventualisht nga shuplakat e tij. 6. Ambasador në UEFA e FIFA për të përmisuar imazhin e FC Lattes në këto dy shtëpi të futbollit. 7. 150 bojlera në sezonin e parë…
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pasojë e dhunës nga grupet fashiste të cilat janë pjesë e listës së pagave të Serbisë. Veç kësaj sipas Kurtit, të njëjtit, janë po ashtu edhe pjesë e listës së pagave edhe të kompanive private të personave të cilët janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, transmeton klankosova.tv. Kjo u bë e ditur në një kumtesë nga qeveria, në të cilën njoftohej për diskutimin që pati në një telefonatë, kryeministri Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh…