Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000
    RAJON

    Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

    05/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i sugjeroi opozitës, një ditë pas protestave të pesta masive, ku kërkohej edhe dorëheqja e tij nga posti i kreut të shtetit, të propozojë në parlament një referendum për besimin ndaj presidentit të republikës dhe përsëriti se pushteti nuk do të ndryshojë në rrugë.

    Vuçiq u tha gazetarëve pas ceremonisë së shënimit të Ditës së Ministrisë së Brendshme dhe Ditës së Policisë se nëse opozita nuk ka vota të mjaftueshme, nisma do të mbështetet nga koalicioni qeverisës dhe më pas qytetarët do të vendosin në referendum, raporton index.hr.

    E pesta në serinë e protestave, “Serbia kundër dhunës”, e cila filloi pas dy të shtënave masive tragjike me 19 viktima në një shkollë dhe dy fshatra afër Beogradit, solli dhjetëra mijëra njerëz në Beograd, të cilët kundërshtojnë nxitjen dhe promovimin e dhunës në jetën politike dhe në media.

    Të shtunën, protestuesit rrethuan pallatin presidencial pas një marrshi nëpër rrugët qendrore të qytetit dhe duke e konsideruar qeverinë përgjegjëse për rritjen dhe tolerimin e dhunës në shoqëri, i lanë atij mesazhe të shumta kritike dhe thirrje që të largohej.

    Vuçiq reagoi tre herë

    Pas protestës së së shtunës, Vuçiq ka reaguar tre herë në rrjetet sociale. Po atë mbrëmje, në një video-mesazh në Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që “të bashkohen pavarësisht dallimeve”.

    “Të kthejmë të gjitha dallimet në pikat tona të forta, por të fillojmë të merremi me probleme serioze”, pohoi ai.

    Mëngjesin e së dielës, në Instagram pasoi një mesazh i dytë me të njëjtën intonacion me thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët, por edhe me vlerësimin se po tentohet për ta rrëzuar nga jashtë.

    “Dikush nga jashtë nuk po e rrënon Serbinë për shkak të Vuçiqit, por po e rrëzon Vuçiqin për shkak të Serbisë. Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Ne duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë e më fortë”, tha Vuçiq në një video-mesazh përmbajtja e të cilit më vonë u publikua edhe në Twitter.

    Krahasimet e mesazhit të Vuçiqit me një deklaratë pothuajse identike të bërë nga ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq para se të rrëzohej nga protestat më 5 tetor të vitit 2000 pas zgjedhjeve, në të cilat ai refuzoi të pranonte humbjen, u shfaqën shpejt në rrjetet sociale.

    “Ata nuk po e sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviqit, po e sulmojnë Millosheviqin për shkak të Serbisë”, tha në atë kohë Millosheviq.

    Që nga fillimi i protestave masive, Vuçiq vazhdimisht ka deklaruar se qeveria nuk do të ndërrohet në rrugë, por në zgjedhje dhe ka theksuar se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe as nuk do të nënshkruajë një vendim për këtë “përderisa ai është gjallë”, duke vlerësuar se do të ishte “një qeveri e manjatëve, kriminelëve dhe të huajve” dhe “do ta shkatërronte për gjashtë muaj Serbinë”.

    “Unë e dua Serbinë shumë për të lejuar diçka të tillë. Mund ta ëndërroni për katër vjet kur të mos jem më president”, tha Vuçiq para gazetarëve të dielën pas ceremonisë për shënimin e Ditës së Ministrisë së Brendshme dhe Ditës së Policisë. .

    Në prill të vitit 2022, Vuçiq fitoi në zgjedhjet presidenciale me më shumë se dy milionë vota.

    Previous ArticleSot hapet Java e Krenarisë në Kosovë
    Next Article Maqedonia e Veriut nga 1 korriku e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.