E-shërbimi për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur! Bashkërisht me Ministrin e shëndetësisë z.Fatmir Mexhiti dhe Ministrin e administratës dhe shoqërisë informative z. Azir Aliu sot promovuam zgjigjdhjen e re softwerike për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur. Bëhet fjalë për e-shërbim të rij i cili u realizua në vazhdën e agjendës së digjitalizimit të të gjitha shërbimeve. Me këtë do ndikojmë dukshëm në lehtësimin e kësaj procedure ku prindërit regjistrimin do mundë ta kryejnë online nëpërmjet këtij webaplikacioni dhe nuk do të kenë nevoj të paraqiten në hapsirat e Drejtorisë për udhëheqjen me librat e amzës. Vazhdojmë edhe më tutje deri…
Author: Politiko
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se një gruaje i është djegur vetura e parkuar në rrugë. Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Policia tregoi se janë duke e hetuar rastin. /Klankosova.tv.
Një ish-doktor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer më herët për presidentët Donald Trump dhe Barack Obama, ngre shqetësimin për shëndetin e Joe Biden, duke thënë se do të ishte gabim lejimi i tij për të kandiduar për një mandat të dytë. Tashmë një kongresmen republikan, doktori Ronny Jackson shprehet se presidenti Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të drejtuar dhe kjo sipas tij është një situatë e keqe për vendin. Jackson kritikon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që e lejojnë 80 vjeçarin të rikandidojë dhe i bën thirrje familjarëve të tij dhe…
(Lajm i përditësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të pres në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi nis në orën 20:00 dhe mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. Vizita e tyre, do të ketë për qëllim të gjejë një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e tensionuar në veri, e cila…
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike. Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë. “Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin. “Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”. Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar. Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Ajo dhe…
Për Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tashmë Kosova dhe Serbia e kanë humbur besimin e perëndimit pas incidenteve në pjesën veriore të Kosovës, derisa sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është “shumë i zemëruar dhe zhgënjyer”. “Palët në konflikt tashmë kanë humbur një pjesë të madhe të besimit. Pavarësisht kësaj, nuk kam asnjë dyshim se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij me mençuri dhe vendosmëri. Ka një mandat të qartë dhe nuk ka ndryshuar. Kemi bërë thirrje për maturi. Problemi është se përderisa shumica etnike serbe në këto katër komuna veriore nuk merr pjesë në…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje. Sipas mediave të huaja, Brnabiç ka bërë me dije se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të japë dorëheqjen. Ajo ka theksuar se nëse Vuçiç ndryshon mendje, ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja. “Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, sa për të qenë të qartë, jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse ai nuk do të ndërmerrte veprimin për të dërguar në veri të vendit kryetarët e komunave, atëherë aty do të ishin vendosur strukturat ilegale serbe. Kurti thekson se krytetarët e komunave nuk mund të vendoseshin në vend tjetër përveçse në zyrat e tyre pasi në të kundërt Kosova do të krijonte struktura paralele përballë strukturave paralele ilegale serbe që mund të krijoheshin në veri. Në një intervistë për ‘Geopost’, Kurti ka treguar se ai është në komunikim të vazhdueshëm edhe me faktorin ndërkomnbëtar për situatën në veri të Kosovës. “Unë jam…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur sonte për situatën e krijuar në veriun e vendit. Sipas kreut të PDK-së, kryetarët e komunave duhet të qëndrojnë në objektet ku janë zgjedhur për të shërbyer, por duhen parë edhe kostot e kësaj, përcjell klankosova.tv. Kjo situatë siç tha ai për euronewsalbania, është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, pasi ka marrë paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Europian. ”A duhet që kryetarët të jenë në ato zyra? Absolutisht. A mundemi t’i dërgojmë kryetarët e komunave në ato zyra? Kjo po shikohet, me polici mundemi. Por nëse kostoja e këtij…
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte. Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni…