Author: Politiko

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi thotë se kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Aleancën për Shqiptarët, si partner të koalicionit, shkruan TV21. “Marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët i kemi të shkëlqyera. Me tre ministrat, me zv/ministrat, me drejtorët me zv/drejtorët dhe na bashkon ideja e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, duke i avancuar këto përpjekje të përbashkëta edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale”, deklaroi Grubi.

Read More

Kur temperatura bie, shumë prej nesh zgjedhin t’i ndezin ngrohësit për të qëndruar të ngrohtë gjatë natës. Por kjo mund të jetë një gabim i madh, pasi mund të ketë pasoja negative për shëndetin tonë. Nëse doni të mbani sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të shmangni infeksionet dhe sëmundjet e tjera, ju duhet të mësoni të flini pa ngrohës. Një nga arsyet pse ngrohësit mund të jenë të dëmshëm është se ata ndryshojnë ritmin natyror të trupit. Kur bëhet natë, temperatura e trupit bie pak, duke na bërë të ndihemi të lodhur dhe të gatshëm për të fjetur. Por…

Read More

Po diskutohet prej javësh se Arbana Osmani nuk do të jetë moderaore e këtij sezoni të “Big Brother VIP”. Nuk ka ende asnjë reagim nga televizioni apo moderatorja, por sipas Zëri.ai, Ledion Liço do të prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”. Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar. Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si…

Read More

Ngjarjet interesante sa vinë e po shtohet, në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 2. Nga debatet e acaruara e deri te momentet gazmore, banorët po sjellin spektakël të mrekullueshëm çdo ditë. Njëra nga personazhet më interesante dhe më të sinqerta, është Edona James. Ajo sjell gjithmonë diçka të re, qoftë nga jeta e saj personale, qoftë duke krijuar ndonjë skenë qesharake, siç jemi mësuar ta shohim. Teksa po qëndronte me Bucin në shtrat, Edona fillon të flasë për Adrin, duke treguar që i është berë fiksim. Buci fillon e ngacmon me pyetje: “A e kishe lidhë për kreveti?”…

Read More

Në kuadër të manifestimit kulturor “Ditët e Alfabetit”, që ka për qëllim të promovojë dhe vlerësojë kontributet e personaliteteve të shquara të shkencës dhe artit në fushën e gjuhësisë, historisë dhe kulturës shqiptare, sot u mbajt një homazh për Edi Shukriun, një figurë e rëndësishme e arkeologjisë, letërsisë dhe shtetndërtimit, e cila ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin, studimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe rajonit. Ky edicion i pestë i “Ditët e Alfabetit” u zhvillua sot në sallën e Ohrit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Shkup, me pjesëmarrjen e shumë…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media tha se nuk e sheh veten në postin e kryeministrit të parë shqiptarë në 100 ditëshin e fundit të këtij mandati. Megjithatë ai shtoi se premtimi i BDI-së do të mbahet dhe se personi që do të zgjidhet do të jetë person me kapacitete të larta intelektuale dhe do ta ketë mbështetjen e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Tha se BDI-ja është e gatshme për zgjedhje, kur do që mbahen ato. Foli edhe për raportet e BDI-së me ASH-në, duke shtuar se bashkëpunimi i…

Read More

Sot në sallën e Ohrit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Shkup, u mbajt edicioni i pestë i “Ditët e Alfabetit”, një manifestim kulturor që ka për qëllim të promovojë dhe vlerësojë kontributet e personaliteteve të shquara të shkencës dhe artit në fushën e gjuhësisë, historisë dhe kulturës shqiptare. Ky edicion është një homazh për Edi Shukriu, një figurë e rëndësishme e arkeologjisë, letërsisë dhe shtetndërtimit, e cila ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin, studimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe rajonit. Fjala e hapjes u mbajt nga dr. Skender Asani, drejtor…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ngjarjen e prezantimit publik të analizës për gjendjen e arsimit në gjuhët e bashkësive më të vogla, deklaroi se pengesat e avansimit të gjuhëve në Maqedoninë e Veriut tashmë janë tejkaluar dhe shoqëria multietnike në shtet është e hapur për bashkëpunim dhe pranim të të gjitha Bashkësive. Grubi ka falemnderuar miqtë ndërkombëtarë por edhe institucionet e vendit, të cilët me seriozitet kanë punuar që edhe pranimi dhe avansimi i çështjes së gjuhëve të merr një kahje pozitive. Fjalimi i plotë: Është kënaqësi e veçantë të jem sot në mesin tuaj, në prezantimin publik të…

Read More

Koalicioni opozitar Lidhja Evropiane për Ndryshim, ka reaguar sot kundër projektit më të madh ifrastrukturor në vend, Korridori 8. Nga ky koalicion hamendësojnë se projekti në fjalë po procedohet për interesa personale, duke kundështruar përmes një deklarate dhe përkrahjen që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë për planifikimin, detalizimin dhe nisjen e punimeve për këtë investim gjeo-strategjik. Deklarata të tilla nuk vinë për herë të parë nga koalicioni i Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit, pasi që që nga procedura fillestare ishin ndër politikanët që kundërshtonin ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, njëzëri me opozitën maqedonase.…

Read More