Author: Politiko

Policia ka bërë të ditur se është zhdukur një person nga fshati Carrabreg i ulët i Deçanit. Sipas raportit 24 orësh, rastin në fjalë e ka lajmëruar gruaja e saj, e cila ka bërë të ditur se bashkëshorti nuk është kthyer në shtëpi dhe s’ka qasje në telefon. Ministri Aliu ka vizituar Hetemin në ndërtesën e komunës së Leposaviqit “Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Read More

Edhe pse akoma nuk kanë kaluar 24 orë që nga lajmi se ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë, është vendosur që trashëgimia e një prej personave më të pasur të ndahet mes pesë fëmijëve të tij. Agjencia mediatike Ansa ka treguar se pasuria prej më shumë se 4 miliardë eurosh do të ndahet tek fëmijët e politikanit, të cilat kanë ardhur në jetë nga dy martesa. Pritet të zbulohet para noterit nëse gruaja e tretë Marta Fascina, e cila u martua vetëm simbolikisht pa asnjë të drejtë ligjore, të marrë pjesë në ndarjen e rëndësishme të pasurisë së…

Read More

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sot tha se deklarata e fundit e liderit opozitar, Hristijan Mickoski ka shokuar VMRO-DPMNE-në. Kovaçevski deklaroi se Mickoski nuk ka diskutuar aspak përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese, duke i pranuar si të tilla. “Takimi nxorri në pah se Mickoski nuk diskutoi aspak për përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese. Askush nuk e konteston as sjelljen e ndryshimeve kushtetuese. Askush tanimë nuk bisedon nëse duhet ose jo të ketë, por diskutohet se në çfarë forme duhet të jenë këto ndryshime”, deklaroi Kovaçevsi.

Read More

Një burrë në fshatin Caparc të Prizrenit ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 15 krerë dele. Policia njofton se rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe është në procedurë hetimore. “VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Caparc, Prizren 12.06.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur, i kanë vjedhur 15 krerë dele. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Read More

Sot në objektin e Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillohet takimi ndërmjet Grupit punues të KiE-së me grupin punues të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, ministria e Punëve të Jashtme. “Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nesër mbahet takimi I përbashkët I Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli I Evropës”, thuhet në njoftim. Tutje është bërë e ditur takimi do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Claus Neukrich nga Këshilli i Evropës.

Read More

E mërkura e 14 qershorit do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.Për në ora 12:40 është paraparë fotoja…

Read More

Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë, me çrrastë do të takohet me homologun e saj presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe do të mbaj fjalim në Parlament.

Read More

“Po hyjmë në një nga periudhat më të rrezikshme në historinë njerëzore”, tha drejtori i SIPRI, Dan Smith. Sipas raportit të SIPRI, fuqitë bërthamore po forcojnë arsenalet e tyre bërthamore, veçanërisht Kina. Studiuesit në Institutin e Stokholmit për Kërkime Paqësore SIPRI paralajmërojnë se të gjitha fuqitë bërthamore po shtojnë angazhimin në armatimin me armë bërthamore. Në raportin e tyre vjetor, ata paralajmërojnë një numër në rritje të armëve bërthamore operacionale. “Po hyjmë në një nga periudhat më të rrezikshme në historinë njerëzore”, tha drejtori i SIPRI, Dan Smith. Ai bëri thirrje për rinovimin e “diplomacisë bërthamore” dhe forcimin e kontrollit…

Read More

Këtë të Martë në orën 12:00 mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca bën të ditur se Kreu i Republikës Bajram Begaj sëbashku me pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për sigurinë kibernetike të vendit. “Në vijim të njoftimit paraprak, ju bëjmë me dije se sot në orën 12:00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Referuar praktikës dhe procedurave të sigurisë në të cilat zhvillohet kjo mbledhje, Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë përgjegjës për vënien në dispozicion të të gjitha…

Read More

Dashi Një mik kokëfortë duket se nuk e vlerëson ndihmën apo këshillën tuaj edhe pse ju thjesht po përpiqeni t’ia lehtësoni jetën. Ka disa ndryshime që po mendoni se do të ishin të dobishme për familjen, por të afërmit e shtëpisë nuk duket se duan t’i dinë. Demi Është e vështirë të gjesh durimin për të qëndruar të qetë me një klient apo koleg të padurueshëm. Sjellja e tyre po ju shtyn drejt shpërqendrimit. Në një problem financiar ose juridik do të jetë e rëndësishme të bëni të qartë pozicionin tuaj për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme. Binjakët Nëse jeni…

Read More