Author: Politiko

Një 34 vjeçar italian ndërroi jetë pasditen e së hënës në Rimini pasi u rrah brutalisht nga badigardi shqiptar i një diskotekeje në orët e para të mëngjesit të së dielës. I riu italian i identifikuar si Giuseppe Tucci, me profesion zjarrfikës, mori plagë të rënda si pasojë e përleshjes në ambientet e diskos në Fano dhe disa orë më vonë pësoi vdekje cerebrale. Sipas asaj që zbuluan hetuesit, Tucci kishte shkuar për t’u argëtuar në disko, por ishte larguar prej aty nga siguria, pasi kishte nisur të bezdiste vajzat. Në ambientet e jashtme ai ishte konfliktuar dhe me 28…

Read More

E ardhmja e Kilian Mbapes vazhdon të jetë temë diskutimi pothuajse çdo vit. Ylli francez në çdo merkato që hapët lidhet me kalimin e tij te gjiganti spanjoll, Real Madridi. Megjithatë, në dy raste Mbape ka refuzuar të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’, duke vazhduar kontratën me PSZH. Por, një rinovim tjetër nuk pritet të ndodhë, pasi raportohet që francezi ka refuzuar këtë herë. Sipas Fabrizio Romanos, Kilian Mbape ka informuar PSZH-në për vendimin e tij, ai nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën aktuale deri në vitin 2025, kjo do të thotë se marrëveshja do të skadonte qershorin…

Read More

Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur 25 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile, thanë zyrtarët ukrainas të martën në mëngjes. “Ka të vdekur dhe të plagosur”, tha Serhiy Lisak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovsk ku ndodhet Krivi Rih. “Ndodhi një sulm masiv raketor në Krivi Rih”, shkroi ai në Telegram Gjatë orëve të para të së martës, sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gj.ithë Ukrainën, ndërsa zyrtarët ushtarakë të Kievit që thanë se forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan të…

Read More

Pas largimit të “veteranit” të mesfushës, Serhio Buskets nga “katalanasit” e Barcelona, këta të fundit janë në kërkim të një mesfushori që mund të mbushë në mënyrë perfekte “boshllëkun” e lënë nga spanjolli. Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, “blaugranat” e kanë “piketuar” objektivin e tyre për mesfushën dhe mësohet të jetë, “katalizatori” maroken i Fiorentina, Sofyan Amrabat. Italianët janë në pritje të ofertave për 26-vjeçarin maroken, i cili që prej merkatos së dimrit është një ndër “objektivët” kryesorë të spanjollëve, teksa mësohet se bordi i Fiorentina nuk do të pranojë më pak se 30…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së Slavjanka Petrovska dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Loid Austin nënshkruan plan bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes për dhjetë vitet e ardhshme. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, udhërrëfyesi i ri që u nënshkrua, përcakton fushat në bashkëpunimin në mes RMV-së dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes që do të jenë prioritete në dekadën e ardhshme dhe përmes të cilave do të zhvillohet mbrojtja dhe ushtria. “Sot, Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-s dhe ne, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrojmë krah për krah në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyrtar i lartë partiak i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Artan Grubi ka deklaruar se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, “tashmë është pajtuar që në 100 ditët e fundit të mandatit të kësaj Qeverie, ajo të drejtohet nga një kryeministër shqiptar”. “Marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së është që 100 ditë para zgjedhjeve të kemi kryeministër shqiptar. Kjo është diskutuar midis Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. Është interesant fakti se edhe Zaevi parashikoi se në 100 ditët e fundit të qeverisë, ajo do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, me këtë, besoj, pajtohet edhe…

Read More

Modelja angleze Demi Rose, ka arritur të ketë famë të madhe kjo falë bukurisë dhe linjave seksi trupore. Deri më sot ajo numëron 20.2 milionë ndjekës në Instagram. Mbrëmjen e djeshme ka vendosur që t’i vej flakën rrjetit duke ‘tunduar’ fansat me asetet trupore komplet e zhveshur. Bukuroshja edhe kësaj radhe i la pak vend imagjinatës ku fansat ‘shpërthyen’ me komente të ndryshme.

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, ndodhet për pushime në Ibiza të Spanjës. Bukuroshja nga Peja është e shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Arta Elezaj. Ato po kalojnë një kohë të mrekullueshme bashkë, ndonëse janë njohur nga seriali “O sa mirë”. Nitaj ndërkohë ka ndarë disa fotografi të reja, me anë të të cilave ka theksuar linjat trupore. Ajo vjen e veshur me xhinse blu, një këmishë të bardhë të shkurtër dhe një çantë rozë. Aktorja mes tjerash ka vënë dhe një palë syze dielli ‘Miu miu’ si dhe aksesorë. E njëjta ndryshe prej vitesh i ka…

Read More

Në politikë nuk ka miqësi apo armiqësi të përhershme. Të përhershme janë vetëm interesat. E, të përkohshëm janë politikanët me ego të madhe. Parimet dhe vlerat kanë rëndësi në politikë, pasi janë brumi i ideologjisë, por në fund të ditës peshojnë më pak sesa interesat konkretë. Ndërkaq, liderët apo prijësit shquhen jo për nga fjalët, por për nga vendimet e aktet që ndërmarrin! Shkruan: Xhelal Neziri Politika është teatër emocionesh që ka një regjisor pragmatik. Në greqishten antike fjala pragmë ka nënkuptuar një punë që është kryer, një fakt. Në kontekst politik, pragmatizëm do të thotë shfrytëzimi i fjalëve, mendimeve…

Read More