Author: Politiko

Pedagogu i ekonomisë, Rezart Prifti, deklaron se rinia sot është parazitare dhe për këtë fajëson sistemin arsimor dhe jo vetëm. Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu ka folur rritjes së papunësisë te të rinjtë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 22.5% e të rinjve që i përkasin moshës 15-29 vjeç nuk punojnë. Profesori tha se në të vërtetë ne nuk jemi një popull punëdashës dhe është e padrejtë që për këtë të fajësohet rinia. Ai tha se rinia ka plot probleme , por kulturën dhe disiplinën e punës e mëson nga sistemi dhe nga familja e sipas tij…

Read More

Shkruan: Daut Dauti -Për dashurinë flijoi gjithçka. Mira jo vetëm që është konvertuar në ortodokse, por dhe është bërë serbe…! Unë, zotohem publikisht, se sa më parë, do të shkruaj një rrëfim dashurie me sindromën e Stokholmit, kur viktima dashurohet në agresorin. Ndoshta Mirës dhe nuk i bëjnë përshtypje gjërat tjera që kanë lidhje me vetëdijen(e fjetur) dhe ndërgjegjen. Vetëdija (kombëtare), sensi për bëmat serbe në Kosovë, për të nuk kanë rëndësi… Lexuesit e dinë që nuk shkruaj vetëm kolumna, por dhe vepra letrare. Përderisa kolumnat kollaj dalin nga ngjarjet e përditshmërisë sonë të zymtë(sa më zi, aq më shumë…

Read More

Kemi dëgjuar shpesh opinionin publikë të artikulojë me zë të lartë, apo edhe me komente në rrjete sociale që këngëtaret shqiptare janë bërë të gjitha njësoj. E, në fakt me të drejtë sepse po ti hedhësh një sy Instagramit të këngëtarëve tona, nuk e kupton dot në profilin e cilës artiste jeni. Nuk e dimë nëse kjo është një preferencë e artisteve tona që të jenë si “motra siameze”. Por në fakt edhe artistët e grimit mund të ishin dhe pak më kreativë në make-up që zgjedhin për to./Krefjala/

Read More

Në konferencën për shtyp në Mançester të Anglisë, trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski u pyet nga TV21 nëse ndjen keqardhje që futbollist si Jasir Asani nuk janë pjesë e ekipit, marrë parasysh golin që Asani shënoi mbrëmjen e djeshme për Shqipërinë, përcjell TV21. Trajneri Milevski tha se Jasirit i kanë ofruar gjithçka, por që ai vendosi të luajë për Shqipërinë. “Për më tej është vendim i tyre i lojtarëve për të zgjedhur se me cilën përfaqësuese duan të luajnë. Nuk është kontestuese se Jasir Asani ka pasur gjithmonë kualitet për të luajtur, i ofruam gjithçka për…

Read More

Në kohën kur bashkësia ndërkombëtare u duk sikur ia ka kthyer shpinën Kosovës me reagimet e ashpra ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti në veri, më në fund erdhi një shkëndijë se raportet megjithatë nuk janë acaruar deri në atë masë. Më 14 Qershor, tre zyrtarë policorë u rrëmbyen brenda territorit të Republikës nga forca speciale policore të Serbisë. Rasti nga Kosova u konsiderua skandaloz, ndërsa Serbia pati version tjetër. Beogradi zyrtar tha se ata u arrestuan në brendësi të territorit të tyre, në një lokacion afër Rashkës. Me t’u bërë i ditur lajmi për rrëmbimin e tyre, në vend të…

Read More

Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka vlerësuar performancën e futbollistëve në fitoren 2 me 0 me Moldavinë. Në intevistën pas ndeshjes për mikrofonin e Tv Klan, Sylvinho tha se futbollistët “vrapuan me 100 km/h”, siç ju kishte kërkuar ai. “Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe lojtarët dhanë maksimimin në këtë ndeshje. U kishim kërkuar lojtarëve që të luanin me 100 km/h dhe ata e bënë këtë. Ata kanë dhënë maksimnun në fushë, bënë atë që i kisha kërkuar unë, bënë ndeshje shumë të mirë. Moldavia luante me forca të shumta mbrapa në mbrojtje dhe ishte…

Read More

“Arthur Avenue” është emërtim i njohur për shqiptaro-amerikanët. Në këtë rrugë, në lagjen Bronks të Nju Jorkut, ndodhen shumë biznese që zotërohen nga shqiptaro-amerikanët, ndërsa edhe klientët e tyre janë kryesisht shqiptaro-amerikanë. Zgjerimi i bizneseve shqiptare ka bërë që kjo zonë, që dikur njihej si “Italia e vogël”, tani të quhet “Shqipëria e vogël”. Kolegu Burim Goxhuli ishte në rrugën “Arthur” dhe bisedoi me disa pronarë biznesesh. I themeluar më 2017 pranë rrugës “Arthur” në Bronks të Nju Jorkut, “Çka ka qëllu” është një nga restorantet më të suksesshme shqiptaro-amerikane. Sot, pronari i biznesit, që shërben ushqime tradicionale shqiptare, Ramiz…

Read More

Një kamion shqiptar është sulmuar me gurë në Zveçan të Kosovës. Mediat shkruajnë se ka qenë një shtetas shqiptar që ka raportuar ngjarjen në polici. Sipas dyshimeve, kanë qenë të pakën 4-6 persona që i kanë hedhur gurë duke i dëmtuar derën e kamionit. Më pas ata janë larguar në drejtim të panjohur. “Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport sipas…

Read More

Policia vijon kontrollet në vijën bregdetare në fillim të këtij sezoni turistik. Uniformat blu thonë se kanë bllokuar 3 mjete lundruese. Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës” në Sarandë, u bllokua një varkë plastike sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj. Në liqenin e Shkodrës u bllokua një mjet lundrimi skaf pasi drejtuesi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel në rrjetet e tij sociale pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër. Kreu i qeverisë ka treguar gjithashtu disa foto të modelit të varkave turistike. Ato do t’i vihen në dispozicion së shpejti vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës. “Dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”, shkroi Rama./tvklan.al https://www.facebook.com/ediramaal/posts/819285879567075?ref=embed_post

Read More