Të hënën filloi pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë, i ashtuquajturi Haxh, hera e parë pas koronës pa kufizime. Priten miliona njerëz nga mbarë bota. Pelegrinazhi i këtij viti në Mekë filloi mbrëmjen e kësaj të hëne (26 qershor). Për herë të parë që nga pandemia e koronës, pelegrinazhi që në gjuhën arabe quhet Haxh, po mbahet sërish pa kufizime dhe pa kushte të veçanta për shkak të virusit korona. Sipas Ministrisë Saudite, rreth 2.6 milionë myslimanë priten në vendlindjen e Profetit Muhamed (i cili ka jetuar në vitet 570-632), qyteti më i shenjtë i fesë islame. Deri të shtunën (1…
Author: Politiko
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së kishte ujdi, se Kosova dhe Serbia do të përballen me masa ndëshkuese nëse nuk shënojnë përparim në shtensionimin e situatës. Masat parashikohen të jenë politike e financiare. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të Jashtëm në Luksemburg u shpreh të hënën ( 26.06) , se vendet anëtare të BE-së do ishin të gatshme të ndërmerrnin masa si ndaj Kosovës edhe Serbisë nëse nuk shënohet përparim në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Borrell i informoi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për situatën në veri të Kosovës…
Kandidatët e BDI-së për kryetar dege në Komunën e Likovës, Mirsad Ibrahimi dhe Avni Saliji kanë shkrepur një foto të përbashkët për të dërguar porosi për garë demokratike në zgjedhjet e brendshme partiake që do të zhvillohen më 2 korrik. “Foto e përbashkët e dy kandidatëve për kryetar dege të BDI-së në Likovë: D-r. Mirsad Ibraimi dhe z. Avni Saliji. Kjo nënkupton një porosi për të gjithë anëtarët e BDI-së në Likovë se gara për kryetar dege duhet të zhvillohet në mënyrë demokratike për të mirën e anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë. Me rëndësi të fitojë misioni e jo kandidati”,…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur zgjedhje të brendshme, në të cilët nëpërmes modelit “një anëtar, një votë” do të zgjedhë disa kryetarë degësh. Zgjedhje ka edhe në degën e Çairit. Për këtë degë janë paraqitur dy kandidatura, Bekim Neziri që është më favoriti, po dhe Rexhep Ademi, i cili gjithashtu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën dhe do të kërkojë votën e anëtarëve për të udhëhequr me degën e BDI-së në Çair 4 vitet e ardhshme. Qytetarët e Çairit të anketuar nga indeks.mk thonë se Neziri është njeriu i duhur për të udhëhequr degën duke pasur parasysh përvojën politike dhe veprimin…
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borrell, vlerëson se nuk ka pengesa për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përcjell KlanM mediat e Bullgarisë. Sipas tij, Maqedonia e Veriut po shënon progress të mirë dhe nga ana evropiane s`ka asgjë që do ta bllokonte aderimin e saj në BE, por gjatë këtij procesi do të respektohen parimet dhe standardet evropiane. “Për këtë është e domosdoshme bashkëpunimi i mirë, kurse bashkëpunimi rajonal mbetet elementi thelbësor, njëjtë sikurse stabilizimi për t`u zbatuar procesi aderues. Por, çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë obligative dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim një delegacion polak, kryesuar nga nënkryetari i Parlamentit, Ryszard Terlecki. Grubi në Facebook ka njoftuar se temë diskutimi në takim ishin ndryshimet kushtetuese e poashtu dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve. Statusi i plotë: Prita sot në takim delegacionin polak të kryesuar nga nënkryetari i Parlamentit, Ryszard Terlecki. Biseduam për tema me interes për të dy vendet, që nga procesi i integrimit, ndryshimet kushtetuese e deri tek bashkëpunimi ekonomik. Ndryshimi teknik i kushtetutës duhet të mbështetet nga të gjithë për arsye se mundësoj vazhdimin e rrugëtimit europian. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0UtuQZak8h8H4HyoZMCxNZjKXdof5wnoJ8KRsKeo5LCkbWUwpSHTKuFGdD4U13Qffl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz
Ja kush janë përsonat që janë marrë me manipulime e shitblerje të votave në zgjedhjet lokale dhe me afera korruptive në komunen e Zhelines. Unë Nijazi Muharemi nga komuna e Zhelines deri sot nuk e kam përkrahur as një parti apo kryetar te komunes sepse une si ushtarë i luftrave ballkanike mendoj se politika edhe ushtria nuk shkojn bashkë, përderisa unë isha në luftra dhe pas lufte mirresha me qështje kombëtare duke kontribuar në mënyra të ndryshme disa të tjerë mirreshin me hajni e korrupsion,që nga paslufta në vendin tonë pushtetarët vjedhin e korruptohen,një ndër rastet është ai i kryetarit…
“Ali Ahmeti është xhaxhai im dhe Zoti e bekoftë. Ai është motivimi im. Ahmeti e ndihmoi këtë vend. Nuk do ta kishim Maqedoninë sot nëse do të ndiqnim Ljubço Georgievskin, i cili do ta kishte ndarë vendin. Ali Ahmeti nuk e ka firmosur dhe nuk e vlerësoni sa duhet. Jam krenar që e kam xhaxha, por ai nuk ka lidhje me biznesin tim. Zero. Ajo që po bëjnë mediat tani është duke dëmtuar rrjetin tim të bashkëpunëtorëve.” Këto fjali i tha Drin Ahmeti, biznesmeni 24 vjeçar, i cili sot mbajti një konferencë me mediat për të sqaruar lidhur me blerjen…
Era Istrefi, u be virale me performacen e saj te fundit në Skenderaj. Ajo në momentin që ndaloi muzika dhe këndoi live , la pa fjale fansat e saj pasi zëri i saj ishte skandal. Kujtojmë, që Era paraqitjet live i ka te pakta. Kjo video u shpërnda me shpejtësi të dritës në gjitha rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”. @litim10 #eraistrefi #goldeneagle #concert #live ♬ original sound – l.m04
Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023, në orën 05:41, ndërsa namazi i sabahut në ora 04:25, përcjellë Klan M. Në njoftimit e BFI-së manifestimi qendror për territorin e Maqedonisë, mbahet në “Xhaminë e Mustafa Pashës” në Shkup. /KlanMacedonia/