Author: Politiko

Nëse dikush ka fuqi të tregtojë ndikim me një miliarder austriak, atëherë ai është mjeshtër i madh, thotë analisti politik Albert Musliu për shitjen e Qendrës Tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit. “Bëhet fjalë për ‘Soravia’, e cila ka një borxh prej 20 milionë eurosh, prej të cilave 6 i ofron investitori dhe me siguri supozoj se Drin Ahmeti ka gjetur mënyrën për të bërë një projekt me të cilin do të fillojnë të paguajnë borxhet nga të ardhurat e Soravia. Tek ne askush nuk e pyet se nga ka ardhur borxhi prej 20 milionë eurosh? Siç thanë investitorët paratë…

Read More

Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve dha një intervistë ekskluzive për programin veror në një nga club-et më të njohura e të frekuentuara të Sarandës. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me artistët shqiptarë, Xhani nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre. “Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, duke habitur jo pak edhe moderatoren, Lei Kraja. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është subjekti i vetëm në vend dhe me gjerë që aplikon parimim një anëtar – një votë në zgjedhjet brendapartiake, thotë në prononcim për Indeks.mk, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vned, Driton Zenku. Ai potencon se me inkorporimin e këtij standard në statutin e BDI-së, kjo parti ka instaluar një procesi i cili cilësohet si më i avancuari në demokraci. “BDI- tashmë e ka bërë hapin e parë me zgjedhjet e mëhershme në disa degë të vetat. Ishte një test që u kry me sukses dhe tani zbatohet edhe në degët e ngeulura.…

Read More

Pas vdekjes së vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me mosveprim, shkruan dpa.de. Gjykata e Landit në Verden (Saksonia e Ulët) e ka konstatuar të hënën si të provuar faktin se e akuzuara ka vepruar nga lakmia. Në gusht të vitit 2022, ajo kishte larë qëllimisht të bijën në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie me rrezik për jetën, transmeton albinfo.ch. Meqenëse kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk e kishte trajtuar të bijën fare te mjeku. “Çobanët po…

Read More

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e së martës me gazetarët ka folur edhe për aktivitetet partiake, gjegjësisht rastin e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko. Ai ka deklaruar se në BDI është ngrirë anëtarësimi i Merkos dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre ndaj rastit në fjalë. “Në BDI është ngrirë anëtarësimi i kryetarit të Strugës, Ramiz Merko dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre”, tha Xhaferi. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se nëse BDI-ja do të thërrasë në përgjegjësi Merkon dhe të kërkojë largimin nga posti i kryetarit të Strugës,…

Read More

Prizreni i historisë, lavdisë, krenarisë, kulturës e traditës tuboi artëdashësit në një takimi poetik “Tetova-Poezia- Prizreni”, me poeten tetovare Sadije Aliti. Ky aktivitet letrar u realizua nga Shoqatapër kulturë dhe art “Fidani” në Prizren në sallën e SHKA “Agimi”. Vlerësim kritik për krijimtarinë poetike të autores prezantuan: Dr.Flora Brovina, Dr.Nexhat Çoçaj, Bedri Halimi. Berat Batiu, në moderimin e këtij takimi letrar mes tjerash theksoi:“Autorja në vëllimin poetik ”Dashuri shtegtare”, tregon një ndjenjë të fuqishme e të thellë që e lidh ngushtë me ndjenjën e nënës, me vendlindjen, me trashëgiminë kulturore të saj, për të kaluar te nuancat fine të lirikës…

Read More

Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit. Gazetarja Vera Deda raporton se viktima po lëvizte me biçikletë, kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës. Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al

Read More

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Samiti të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku sot do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale. Ky proces është në kuadër të bashkëpunimit rajonal i cili është krijuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në mes vendeve të Evropës Juglindore. Bëhet e ditur se në këtë samit do të miratohet një deklaratë e përbashkët, ku pjesëmarrës do të jenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidenti bullgar, Rumen Radev, ministri…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sonte në lidhje me amendamentet kushtetuese tha se për të zhvilluar çdo negociatë, të dyja palët, LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të kenë qëndrime të përcaktuara qartë. Qëndrimi i LSDM-së, thekson Petrovska, që nga fillimi ka qenë i qartë dhe i pandryshuar, gjë që nuk mund të thuhet për VMRO-DPMNE-në. Sipas Ministres, nuk ka asgjë të diskutueshme në ndryshimet kushtetuese dhe duhet shprehur guxim politik për zbatimin e tyre. Petrovska për “Sitel” tha se çështje të tilla politike nuk guxojnë të përdoren si pjesë e parazgjedhore, sa herë që të ndodhë, e as të jenë pjesë…

Read More

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Read More