Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»“Moj Shqypni mos thuj marova…”, historia që fshihet pas kësaj kënge
    RAJON

    “Moj Shqypni mos thuj marova…”, historia që fshihet pas kësaj kënge

    29/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Profesori universitar Blerim Latifi ka treguar se kush është autori i këngës “Moj Shqypni mos thuj marova”, këngë kjo mjaft e popullarizuar në Kosovë.

    Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar edhe kontekstin historik të ngjarjes në të cilën lindi kënga dhe një biografi të shkurtër të autorit.

    jo këngë, sipas tij, këndohet gjithandej dhe pothuajse të gjithë i dinë vargjet e kësaj kënge.

    Ky është postimi i plotë i Blerim Latifit:
    Kënga “Ah, Shqypni, mos thuj marova”, është njëra prej këngëve më të popullarizuara në Kosovë. Këndohet gjithandej dhe pothuajse të gjithë i dinë vargjet e saj të para:

    Ah, Shypni, mos thuj mbarova,
    Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!
    N’kamb asht çu e rrebt Kosova
    E ban luftën ball për ball.

    Por kështu nuk qëndron puna edhe me njohurinë për autorin e saj. Hil Mosi, student nga Shkodra në Austri, po qëndronte në Stamboll në pranverën e vitit 1910.

    Aty mori vesh për kryengritjen e madhe antiosmane që kishte shpërthyer në Kosovë.

    I frymëzuar nga lajmet që mbushnin gazetat e kryeqytetit osman, ai hodhi në letër vargjet që më vonë u kthyen në këngën e famshme.

    Kjo këngë u këndua edhe në frontet e luftës së UÇK-së.

    Hil Mosi ishte një ndër shqiptarët më të kulturuar dhe më të edukuar në gjysmën e parë të Shekullit XX.

    Edhe pse e kishte kundërshtar, Zogu ia kishte nevojën diturive të tij, prandaj edhe ia besoi detyrën e ministrit të arsimit.

    Në këtë detyrë e gjeti vdekja, në moshën më të mirë, kur ishte vetëm 47 vjeç, në 22 shkurtin e vitit 1933, si sot 90 vjet më parë.

    Edhe pas kaq kohësh nuk besoj se shqiptarët, andej dhe këndej kufirit, kanë pasur ministër arsimi më të kulturuar e më të formuar intelektualisht se Hil Mosin.

    Mbase me një përjashtim: Ernest Koliqin.
    https://www.youtube.com/watch?v=JyZp9tliijU

    Previous ArticleSi të flemë më mirë gjatë netëve të nxehta të verës
    Next Article Mjekë, gazetarë dhe persona të tjerë të famshëm shqiptarë ia mësynë Haxhit këtë vit…

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.