Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe në të shumtën e rasteve bën postime në promovimin e pozitivitetit të trupit.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “S’të fal” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj të fundit.Mes të tjerash, ajo publikoi edhe një imazh të bashkëshortit të saj Davon Edwards, ku shihet me vajzën e tyre, Kaimana, gjatë pushimeve.
Linda ka qenë pre disa herë e raportimeve jo të vërteta ku është aluduar për një ndarje të saj nga bashkëshorti, gjersa ka provuar vazhdimisht të kundërtën përmes rrjeteve sociale.
Këngëtarja nga Vitia përndryshe është shpërngulur prej më shumë se një dekade me burrin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jetojnë së bashku në Atlanta. /Telegrafi/