Ndërmjetësuesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të takohet me Presidenten e vendit Vjosa Osmani rreth orës 15:00. Takimi mes tyre është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca e Kosovës. Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet që të udhëtojë drejt Serbisë. Ndërkohë, ditën e nesërme në Kosovë do të shkojnë për vizitë edhe Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut. Këto vizita janë në kuadrin e tentativa që po zhvillohen për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës me serbët lokalë atje. /tvklan.al
Author: Politiko
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në një prononcim për indeks.mk ka njoftuar se në vendin tonë për momentin është duke u punuar në rikonstruimin e 44 objekteve shkollore. Shaqiri gjithashtu njoftoi se 20 shkolla po rikonstuohen me mjetet vetanake të ministrisë. Duke folur për shkollat në Komunën e Çairit, Shaqiri tha se për këto projekte që janë duke u realizuar Komuna e Çairit ka dorëzuar vetëm aplikimin dhe asgjë tjetër, njofton indeks.mk. Shtoi se rikonstruimi i shkollës fillore, Vasill Gllavinov kap vlerën e 28 milionë denarëve, të siguruara nga mjetet buxhetore të MASH. Paralajmëroi edhe investime të rëndësishme…
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thurrë ellozhe për kreun e integristëve, Ali Ahmeti. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Ali Ahmeti, ka ndërtuar subjekt politik, thesar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë dëshmoi se jo rastësisht është forca kryesore politike e shqiptarëve në vend. “Urime për të gjithë kryetarët e degëve, anëtarët e kryesive të degëve, kryetarët e këshillave vendorë dhe anëtarët e kryesive të këshillave vendorë, të zgjedhur sot. Kryetarë të zgjedhur të degëve janë: Kërçovë – Ardita Dani Çair –…
Vajzat e famshme shqiptare, sic duket kanë filluar pushimet. Disa prej tyre kanë publikuar foto nga plazhi, duke na lënë me gojë hapur. Ato kanë treguar linjat trupore ku duken për mrekulli. Më poshtë fotot:
Albatrit Muqiqi është një ndër këngëtarët më të njohur në vendin tonë. E njohur tashmë është edhe gruaja e tij Egzona, përcjell ORAinfo.Ajo dhe burri i saj duket se i kanë lënë punët paksa anash dhe kanë gjetur pak kohë për vetën. Egzona përmes një postimi në Instagram ka treguar vendin se ku ka nisur pushimet bashkë me burrin e saj. Budva është vendi ku Egzona me familje po i kalon pushimet.E rregulluar me stil dhe e veshur me shumë shije, Egzona po shkëlqen në pamje. /ORAinfo/
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po tregohet mjaft aktive në muzikë edhe këtë verë. Ajo ka paralajmëruar për fansat këngën e re “Dasma”, të cilën do ta publikojë të enjten. Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video, e cila shfaq pak momente nga klipi i saj i ri. Nga ‘trailer’-i, duket se klipi “Dasma” do t’i përshtatet tematikës së këngës, pasi Dafina do të shfaqet me vello nusërie në klip. Kjo këngë vjen pak kohë pasi këngëtarja Zeiqiri i ndau rrugët me ish-të dashurin e saj prej shumë kohësh, DJ Geek. Madje emisioni “Prive”…
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aeroporti i Rinasit ku e ka mirëpritur. Kryeministri gjithashtu fton qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e mikpritjes që do të zhvillohet te Kryeministria në orën 18:30. “Me Presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. *Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”. Për këtë ngjarje, kryeqyteti është zbukuruar me flamurin…
Opozitarja VMRO-DPMNE asnjehërë nuk ka treguar kapacitete shtet-forumese, gjithëherë i ka ikur marrjes së përgjegjësisë për projektet vitale dhe kapitali për vendin, thotë ish-deputeti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ismet Ramadani, duke folur për refuzimin e opozitës ndaj ndryshimeve të nevojshme kushtetuese që vendi të ecë pa panegesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk më japin argument se është çështje ideologjike, sa është një (mos)gadishmëri e atyre që janë të përgjegjshëm për të ardhmen euroatlantike të shtetit. Kam përshtypjen se verbësisht janë hutuar, disa më shumë e disa më pak, me…
Shkruan: Halil Matoshi (Katër fakte për historinë e shtetit kosovar) 1. Sëpari, Deklarata e 2 korrikut 1990 ndonëse e ideuar nga Dr. Gazmend Zajmi e Dr. Fehmi Agani, më mbështetjen e Dr. Brahim Rugovës e LDK-së dhe e shodhitun me krejt elitat politike e kulturore kosovare tue mos e veçoue as damkosun askënd, u shpall nga Kuvendi komunist që ende ruente parimin e legalitetit. Kjo në fakt âsht lekcioni më briliant i ruejtjes së kohezionit shoqnor tue mos bâ hapa që e thyejnë atë dhe krijojnë ndjesinë e shtresave të munduna e të përmbysuna. Këtë lekcion e mësoi Dr. Brahim…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në jug të vendit. Gjatë një vizite në qytetin port të Odesës, ai është shprehur optimist se Ukraina do ta fitojë luftën, shkruajnë mediat e huaja. “Së bashku do të fitojmë. Brigjet e Ukrainës nuk do t’i tolerojnë kurrë këta pushtues… Armiku padiskutim, nuk do të diktojë kushtet në Detin e Zi”, tha ai. Derisa vizitoi komandantët ushtarakë në Odesa dhe ushtarët e plagosur në spital, Zelensky tha se “pushtuesit do të shqetësohen për afrimin e Krimesë tonë ukrainase dhe bregdetit tonë…