(Editorial i portalit indeks.mk) Edi Rama, posa përcolli Klintonin, ia behu në Shkup, në një agjendë të ngjeshur ballkanike. Por iku i dëshpëruar që nuk kishte dashur ta pranojë Bilall Kasami! E, Edi i shkretë, kemi edhe ne Kurta këtu në Maqedoni, nëse s’e ke ditur! Vërtet, ç’ndodhi, si ndodhi kjo gjëmë!? Unë, tha Edi, nuk kam planifikuar diçka të tillë. Logjika thotë se nëse Edi Rama nuk ka pasur mundësi të takohet as me liderët e partive tjera të ngjashme me atë të Billall Kasamit, sepse ai u takua kryesisht me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të partive në pushtet.…
Author: Politiko
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese janë në fazën përfundimtare dhe se në Kuvend do të dorëzohen gjatë dy javëve të ardhshme. “Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në Kuvend, ku edhe e kanë vendin”, ka deklaruar Kovaçevski. Ndërkaq dje pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ai bëri thirrje që partitë politike të vendosen mbi interesin personal dhe të sjellin vendim “për” miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
FC Shkupi përgatitjet i nisi më 30 maj, fazën e parë e zhvilloi në Ohër, ndërsa të dytën në Bollu të Turqisë ku krahas seancave stërvitore ka zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese, njofton KlanM. Ekipi, deri të hënën, do të stërvitet në Çair, ndërsa të martën në orët e paraditës do të nisen për në Kaunas ku më 13 korrik zhvillojnë ndeshjen e parë në kualifikimet për Ligën e Konferencave me akuadrën Hegelmann. Përforcimi i ekipit në këtë merkato verore, Arbi Vosha pwr KlanM, shprehet i kënaqur me përgatitjet dhe është optimist për ndeshjen e parë. “Jemi përgatitur, ndeshja si…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e fillimit të mandatit të tij. Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit. Po ashtu z. Barbano e falënderoi Kryeministrin Kurti dhe e përgëzoi për progresin mbresëlënës ekonomik dhe demokratik që ka shënuar Kosova.
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 29 vjetorin e ikjes së Ahmet Hashiut nga kjo jetë e ka kujtuar duke thënë se idealin e tij kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet. Plejadës së atyre veprimtarëve prijës të lëvizjes sonë ilegale i përkiste edhe Ahmet Haxhiu, të cilin e kujtojmë me mall dhe krenari në 29 vjetorin e shuarjes nga jeta, shkruan mes tjerash kryetari Ahmeti. Postimi i plotë: Koha nuk mund të zbehë kujtimet për heroizmin e veprimtarëve të çështjes kombëtare, të atyre që qëndruan në këmbë në çastet kur një gjë e tillë ishte e patjetërsueshme për të…
Kylian Mbappe ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë prej 50 milionë eurosh në vit, raporton Cadena SER. Sulmuesi mund të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë nëse nuk nënshkruan një zgjatje të kontratës deri në fund të muajit dhe Madridi është gati ta mirëpresë atë në kryeqytetin spanjoll, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri Edi Rama është takuar në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo. Kreu i qeverisë do të ketë një takim kokë më kokë me znj.Kristo dhe më pas do të takohen me delegacionet. Ndërsa në orën 11:40, sipas axhendës, Kryeministri Rama dhe Borjana Kristo do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama mbërriti në Sarajevë rreth orës 10:35, teksa në aeroport u prit nga ministri i Jashtëm. /tvklan.al TË NGJASHME
Mendoj se jemi afër zgjidhjes me sindikatat, nëse vazhdojmë me këtë intensitet, është çështje ditësh kur do ta rrumbullakësojmë këtë çështje, thotë në intervistë për MIA-n ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili është drejtpërdrejtë i përfshirë në negociatat me sindikatat për rritjen e pagave dhe për metodologjinë e re të rrogave në sektorin publik. “Ka klimë solide, besim të ndërsjelltë, vullnet për zgjidhje, duhet edhe disa finesa t’i përfundojmë”, thekson Besimi, duke shtuar se është optimist racional. Në video intervistë që në tërësi do të publikohet nesër, Besimi zbulon edhe nëse do të blejë bono qytetare për të cilën…
Ish aktivisti dhe mbwshtetwsi i Bilall Kasamit dhe Lwvizjes Besa, i njohur nw opinionin tetovarw si Izo Ganiu i ka reaguar ashpwr kreut tw Tetovws pas skandalit qw ky i fundit e bwri me Edi Ramwn. Ganiu ka thwnw se Kasami publikisht i gwnjeu tetovarwt duke thwnw se nuk do e takoj Ramwn, e pas demantit qw bwri kryeministri shqiptar, Ganiu thotw se nw Lwvizjen Besa u trazuan ujwrat dhe kanw filluar pwshpwrimat pwr pwrgjegjwsinw se kush e nxori tekstin. Duke pwrdorur njw shprehje popullore Ganiu ka thwnw se zoti s’ta mer shpirtin pa mos me ta mar ftyrën. Reagimi…
Rasti i fundit “feniks” e vërtetoi krimin e VMRO-DPMNE-së dhe tregoi se Mickoski po e mbron atë krim përmes Shkupit 2014, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që do të dëshmohet se kanë shkelur ligjin, akuzojnë nga LSDM. “Pastruesi më i madh i parave i VMRO-DPMNE-së është Shkupi 2014, është një krim ultra i përmasave të papara. Por Shkupi 2014 është vetëm një pjesë e krimit të kësaj partie. Vendimet e shumta gjyqësore me burgim afatgjatë, qindra të dënuar aktualë dhe ish-funksionar të OBRM-PDUKM-së, përfshirë edhe për bashkim kriminal, janë pjesë e krimit të konfirmuar nga…