Author: Politiko

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas agjendës intensive në Vjenë në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, vazhdon me vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2023.Agjenda e forumit ka nisur sonte me një ngjarje të organizuar nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa gjatë ditës së nesërme Osmani do të mbajë fjalim në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri euroatlantik”. Në margjinat e forumit, ministri do të zhvillojë takime të shumta dypalëshe, duke përfshirë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel, me të Dërguarin…

Read More

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale dhe me erë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 24 deri 32 gradë. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, i cili pasdite do të përforcohet. Temperatura minimale do të zbresë deri 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 30 gradë.Moti në ditët në vijim do të jetë stabil dhe i thatë. Në ditët…

Read More

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke marrë pjesë forumin e Dubrovnikut në Kroaci. Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar së në forum kanë biseduar edhe për dialogun Prishtinë-Beograd.Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, ka shkruar ai. Ndryshe, edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën aktuale në rajon në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik, duke iu referuar veçanërisht krizës mes Kosovës dhe Serbisë si dhe lëvizjeve të fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës. Duke…

Read More

Paralajmërimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për shkrirjen e ideve të nismës Ballkani i Hapur në Procesin e Berlinit do të mirëpritej nga shumë qarqe në Bashkimin Evropian. Deri më tash, Rama është shprehur vetëm në media se Ballkani i Hapur “e ka përmbyllur misionin e tij” dhe se idetë e kësaj nisme do të barten në Procesin e Berlinit. Në BE nuk ka pasur reagime zyrtare rreth këtij paralajmërimi, por, jozyrtarisht, disa diplomatë evropianë thonë për Radion Evropa e Lirë se “kjo do të mirëpritej” dhe se “do të ishte një lehtësim i madh për forcimin e Procesit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën në Mal të Zi. Ai është takuar me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç dhe patën një konferencë për shtyp. Abazoviç u shpreh se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim në rajon. Sipas tij, rajoni duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe jo tek e kaluara. “Jemi të interesuar për bashkëpunim, kooperativitet më të lartë dhe duam që të jetë një rrugë që do të marrin fqinjët tanë. Duam të japin kontributin tonë që ta bëjmë të mundshme. Qëllimi është që rajoni të jetë i fokusuar tek e ardhmja jo tek e…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Podgorica pas takimit me Dritan Abazoviç komentoi edhe vizitën e djeshme në Prishtinë ku nuk u takua me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk shkoi atje për “t’u martuar me Albinin”. Ai u shpreh se nuk ka asnjë problem personal dhe institucional me Kurtin. Sipas Ramës, janë vetëm qëndrime të kundërta në lidhje me një çështje të caktuar dhe se të dyja palët kanë ide të ndryshme se si duhet trajtuar ajo. Rama theksoi se në samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur dhe në konferencën e përbashkët me homologun e tij Dritan Abazoviç, sa i takon raportit të tij me kreun e qeverisë kosovare Albin Kurti. Rama u shpreh se e sheh shumë të rëndësishme praninë e Kurtit në takimin informal para samitit të Tetorit. Ai ritheksoi se ka bërë përpjekje deri në moment të fundit për ta takuar Kurtin dje në Prishtinë. “Glauk Konjufcën kam kaluar aq mirë sa s’ka pësuar asnjë lëndim, nuk mund të ankohet. Po më mirë pyesni Albinin, ndërsa përsa i përket pse nuk u takuam ju siguroj se unë…

Read More

Ambasadori austriak në Maqedoninë e Veriut, Georg Woutsas, ka ndërhyrë kundër rritjes së mbrojtjes së lojtarëve, që duhet të mbrojë më mirë fëmijët dhe të rinjtë. Sipas “Ö1” dhe platformës Zackzack, Woutsas, ai ka kërkëruar përjashtime për Casinos Austria dhe Novomatic. Ministria e Jashtme u distancua, por kritikët e shohin atë si një “skandal të klasit të veçantë”. Gazeta e mëngjesit Ö1 dhe Zackzack raportuan të enjten për një letër nga Woutsas drejtuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe përfaqësuesve të tjerë. Në të thuhet se ka kërkuar përjashtime nga kufizimet e planifikuara për kompanitë austriake në shkurt.…

Read More

Ambasada amerikane në Serbi edhe një herë ka kërkuar që të sillen para drejtësisë autorët e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Yllit, Mehmetit dhe Agronit. SHBA-ja kujton se kanë kaluar 24 vjet prej vrasjes së shtetasve amerikanë dhe ende nuk janë gjetur përgjegjësit. “Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ylli, Mehmet dhe Agron Bytytqi u ekzekutuan gjersa ishin në paraburgimin e policisë speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës”, shkruan ambasada në Twitter. SHBA-ja kujton se kanë kaluar 24 vjet prej vrasjes…

Read More

Qeveria suedeze ta ndryshojë ligjin e protestave në vend pasi djegia publike e Kuranit në Stokholm çoi në reagime nga kombet dhe ndjekësit myslimanë në të gjithë botën. Muajin e kaluar, Salwan Momika, një refugjat i lindur në Irak dogji një Kuran jashtë xhamisë kryesore të kryeqytetit suedez të Stokholmit në fund të qershorit gjatë festës së Kurban Bajramit. Ministri suedez i Ligjit Gunnar Strommer i tha gazetës suedeze “Aftonbladet” se incidenti e ka bërë Suedinë një objektiv të dhunës xhihadiste. “Ka pasur arrestime në Suedi me dyshimin për përgatitje për një vepër terroriste. Ka pasur arrestime në Gjermani me…

Read More