Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin, nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim
    RAJON

    Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin, nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim

    07/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga Podgorica pas takimit me Dritan Abazoviç komentoi edhe vizitën e djeshme në Prishtinë ku nuk u takua me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

    Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk shkoi atje për “t’u martuar me Albinin”. Ai u shpreh se nuk ka asnjë problem personal dhe institucional me Kurtin.

    Sipas Ramës, janë vetëm qëndrime të kundërta në lidhje me një çështje të caktuar dhe se të dyja palët kanë ide të ndryshme se si duhet trajtuar ajo.
    Rama theksoi se në samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, Kurti është i ftuar. Madje sipas tij, në Tiranë, Kurti është në shtëpinë e vet duke shtuar se “mund edhe të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”.“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim. Shkova në Prishtinë siç erdha dhe këtu, siç do shkoj dhe pas pak në Beograd për të pasur takime si kryeministër i Shqipërisë. Në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak pastaj një problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar. Kaq. Natyrisht këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Unë e përjetoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku duke ulur dhe biseduar. Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa biseduar dhe është në të drejtën e tij. Nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, folklorike, nacional heroike. Thjesht thashë dhe përsëris që në Takimin e Tiranës, pavarësisht se kush është qëndrimi i BE-së, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në Takimin e Tiranë për procesin e Berlinit Kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar. Unë dëshiroj që të jemi të gjashtë, bashkë aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar ose mund të mos e ftojnë në vende të tjera. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e vet, ku siç e dini madje mund edhe të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë, nuk ka asnjë problem”, tha Rama./tvklan.al

    Previous ArticleRama: Takim pa Kurtin në Tiranë nuk ka! Kam për borxh ta ftoj, larg qoftë ta kidnapoj…
    Next Article Abazoviç: Rajoni të fokusohet tek e ardhmja dhe jo e kaluara

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.